“Eja pas mësimit sqarohemi”- Sherr masiv mes adoleshentëve në Shkodër

20 Dhjetor 2025, 15:16Kronika TEMA
“Eja pas mësimit sqarohemi”- Sherr masiv mes

Konfliktet mes nxënësve të shkollave të mesme vijojnë të përsëriten, duke marrë përmasa gjithnjë e më shqetësuese.

Një rast i tillë është shënuar edhe të premten, ku një përplasje mes adoleshentëve nga zona e Vau Dejës ka alarmuar banorët dhe autoritetet.

Sipas burimeve të 'Top Channel', pas përfundimit të orëve të mësimit, nxënësit kishin lënë takim për të “sqaruar” konfliktet mes tyre pranë vendqëndrimit të furgonëve me të cilët udhëtojnë drejt shkollës dhe në kthim. Dy grupe adoleshentësh fillimisht u përplasen me grushte, ndërsa më pas njëri prej tyre shfaqet duke mbajtur në dorë një mjet prerës.

I mituri me thikë në dorë duket se pasi nxjerr armën e ftohtë vendos kapuçin e xhaketës në kokë dhe nis të sulmojë rivalët në përplasje.

Për fat të mirë nuk pati të plagosur e as të dëmtuar nga thika. Ka qenë ndërhyrja e një zonje e cila ka bërë që sado pak konflikti të përfundojë. Sipas raportimeve, policia është lajmëruar dhe ka mbërritur në vendngjarje, por ka munguar bashkëpunimi për dhënien e informacionit, qofshin nga nxënësit që ndodheshin aty dhe kanë parë sherrin, por edhe nga shoferët e furgoneve.

Thika në dorën e nxënësit është e madhësisë së armëve të ftohta luftarake, ndërsa nga të dhënat mësohet se konflikti kishte disa ditë që kishte nisur.

Lini një Përgjigje