Pushuesi përplaset nga fadroma që pastronte plazhin në Pogradec

9 Gusht 2023, 15:54Kronika TEMA

Pushuesi përplaset nga fadroma që pastronte plazhin në Pogradec

Një pushues në Pogradec ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një fadromë që shërbente për pastrimin e plazhit.

Policia bën me dije se pushuesi A.K., 53-vjeç ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


Informacion paraprak nga policia:

Rreth orës 13:50, në vendin e quajtur “Plazhi”, mjeti fadromë që shërben për pastrimin e mbetjeve liqenore, me drejtues shtetasin D. P., 31 vjeç, ka goditur shtetasin A. K., 53 vjeç (pushues), i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Pogradecit, në kujdesin e mjekëve.

Ndërkaq, drejtuesi i fadromës, shtetasi D. P. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

1 Komente

  1. A
    Aron

    Perse behen pastrimet ne kohen kur ne keto zona ka pushues? Pastrimet e ketyre zonave duhet te behen heret ne mengjes.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje