Rithmelimi dhe Partia e Lirisë do mbajnë sot sërish protestë para Bashkisë së Tiranës. Leja për zhvillimin e protestës është marrë si gjithmonë nga "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit", për në orën 10:00.
Policia u bën thirrje miliatntëve të Rithemelimit dhe PL që të shmangin aktet e dhunës, pasi në protestën e kaluar ata kanë hedhur molotovë dhe kanë djegur goma duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe qytetarëve.
"Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore. Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t'u distancuar nga çdo akt dhune", njofton policia.
Për shkak të protestës do ketë devijim të përkohshëm të qarkullimit të automjeteve në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
Kalojne kohen njerez te papune , pasi ai qe punone nuk ka kohe te meret me djalin e Fahriut me xhepistin Sali Lushaj spo jevgun Kellici ...kalojne kohen nje lloje aktiviteti per te papunet