Seanca dëgjimore për Elveta Murrën shtyhet për të dytën herë, me kërkesë të avokatit

22 Prill 2022, 13:37Kronika TEMA

Prokurorja e Elbasanit, Elveta Murra nuk u paraqit në seancën e dytë dëgjimore të premten më 22 prill në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK. Ndryshe nga seanca e parë më 5 prill kur avokati i prokurores Murra, Koçi Mato kërkoi shtyrjen e seancës për t’u njohur me dosjen, Komisioni njoftoi të premten se ai kishte depozituar kërkesë të dytë për shtyrjen e seancës, por këtë herë për arsye shëndetësore. KPK vendosi të shyjë seancën për më datë 28 prill, në orën 10:00.

Trupa që po kryen rivlerësimin për prokuroren Elveta Murra përbëhet nga komisionerët Etleda Çiftja, Pamela Qirko dhe Roland Ilia.

Elveta Murra e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1985. Ajo punon prej më shumë se tre dekadash si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Elbasan.

Lini një Përgjigje