Shkatërrimi i bandës shqiptare në Greqi, si efektivja “tradhtonte” kolegët e saj dhe u jepte informacione kriminelëve

28 Shtator 2022, 15:54Kronika TEMA

Shkatërrimi i bandës shqiptare në Greqi, si efektivja

Tri katet e një konvikti të vjetër në Universitetin e Politeknikut në Zografou ishin kthyer në një seli për banditët shqiptare, me në krye 30-vjeçarin Esmin Ferhati, i njohur si “Esko”. Ata paguanin 100 euro në muaj për dhomë dhe nuk paguanin energjinë elektrike, internetit apo ujin, duke jetuar si familje.


Shqiptarët qarkullonin me Mercedes dhe shijonin jetën e luksit me paratë e fituara nga grabitjet, pazaret e drogës, vjedhjet dhe madje edhe rrëmbimet. “Esko ”, i cili u arrestua mëngjesin e djeshëm pasi sulmoi me kaçavidë dhe plagosi një punonjëse policie 35-vjeçe, akuzohet për rrëmbimin e një fëmije të mitur, djalin e një gazetari, në maj të vitit 2019. Madje e mbajti fëmijën të fshehur në rezidencat studentore derisa hynë në shtëpinë në Pagrati dhe i morën paratë të atit.

Një punonjëse policie praktikante, e cila shërben në një departament lokal, dyshohet se kishte një rol specifik në organizatë.

 Burimet për protothema.gr, thanë se e 22-vjeçarja kishte lidhje me kryetarin e bandës, të cilin e njihte, përpara se të përfshihej me policinë dhe u ka dhënë informacion për lëvizjet e kolegëve të saj dhe numrin e forcave të policisë.

Ajo kishte lajmëruar organizatën kriminale shqiptare, pak ditë më parë, për një operacion të ngjashëm të policisë. Burimet shtojnë se edhe babai i 22-vjeçares, i cili ka ndërruar jetë, ka qenë efektiv policie. Sipas informacioneve, e reja madje kandidoi edhe si kandidate për këshilltare bashkiake.

 

 

Lini një Përgjigje