Shqiptari Edmond Mustafa, është vrarë dje në Tivar.
Dyshohet se anëtarët e klanit kriminal, "Skaljar", kanë vrarë dje Edmond Mustafën për ta penguar të flasë para hetuesve për veprimet e tyre të përbashkëta kriminale, në të cilat dyshohet se ai ka marrë pjesë, shkruan Vijesti.
Mustafa kishte thënë se e di se cili nga anëtarët e klanit të tij është përgjegjës për 11 vrasje, kështu që hetuesit po punojnë për të përcaktuar nëse është vrarë për këtë arsye.
Në krye të klanit, pjesë e të cilit ishte edhe Mustafa për gati një dekadë, ishte Alan Kozar, i cili u ekzekutua në verën e vitit 2020.
Shumë pretenduan se Mustafa atëherë ka ndërruar krah.
Mustafa thuhej se do të akuzonte liderin absolut të atëhershëm të Shkaljarëve, për shumë vrasje.
Problemi ishte se ky bandilli ishte vrases me pagese i klanit Skaljari dhe ishte deshmitar i te pakten 11 ngjarjeve ku kishte marre pjese (vrasje) !!! Keshtu ishte nje deshmitar qe dinte shume dhe "horizontalisht" do te ishte me pak i rrezikshem per "padronet" e tij . Pra keshtu ka funksionuar tek mafiozet gjithmone !!!