"Nuk e di si jam gjallë", babai i Blerina Metës: Fëmijët të rrinë në burg përjetë nëse e meritojnë

27 Shkurt 2024, 16:09Kronika TEMA
"Nuk e di si jam gjallë", babai i Blerina Metës:

I ati i Blerina Metës, e cila dyshohet si e përfshirë në vrasjen e bashkëshortit, është shfaqur në gjendje të rënduar emocionale pas ngjarjes.

Ai kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa tregon se vajza nuk është në gjendje të flasë.

“Ne jemi bërë me lujt mendsh. Unë nuk e di si jam gjallë. Veç një fjalë kam thënë, të zbardhet e vërteta e kësaj ngjarje. Nuk kërkojmë asgjë. Ato le të rrinë në burg të përjetshëm nëse e meritojnë.

Nëse nuk e meritojnë, ta vendosin organet kompetente. Unë nuk e di si jam gjallë. Unë e kam kaluar një situatë të vështirë. Tani është më e rëndë. Unë as vajza nuk jemi në gjendje të flasim”, ka deklaruar ai. 

Nga veprimet proceduriale të deritanishme, rezulton se vrasësi i dyshuar është Hysen Meta, djali i madh i Pëllumbit. E vetmja gjë ende e paqartë për grupin hetimor mbetet motivi kryesor i krimit.

Dhuna në familje, qoftë dhe vetëm ajo psikologjike, e shoqëruar me episode dhune fizike të herëpashershme ndaj nënës, siç dëshmohet vetëm nga Blerina dhe vajza e saj e arrestuar, konsiderohet motiv që ka nxitur frymën e urrejtjes ndaj babait duke çuar në planifikimin e vrasjes së tij.

Pesha e përgjegjësisë nga dëshmitë dhe provat e deritanishme bie mbi Hysen Metën dhe motrën e tij Hygerta. Të dy kanë qenë të pranishëm në krim, por roli i nënës së tyre Blerina Metës, konsiderohet kyç në këtë ngjarje kriminale.

Vrasja e Pëllumb Metës ka ndodhur në datën 10 shkurt, dhe djali i madh Hyseni, pas tre ditësh ka bërë denoncimin për zhdukjen e tij. Pëllumbi u vra në një dhomë të shtëpisë, e më pas u gropos në kasollen e lopës që ndodhej ngjitur me shtëpinë.

2 Komente

  1. R
    REZART

    PO TI MORE KRIMINEL QE RITE NJE KRIMINELE SI VETEN NE INTERVISTEN E DHE BIJA JOTE PERPARA MEDJAVE THA BLERINA SE BABAJ ME THA DUHET VRARE SE NUK KA RRUGE TJETER TANI PSE PELLET SI GGOOMMAARR NETER PORTALE JAZEK KA DIVORC O RRACE MOSTRASH E DROGAXHINJESH ZOTI U COFT NE FERRE MOS BEFSHI PIKEN E HAJRIT ZOTI U CFAROSTE TE GJITHE FAMILJEN QE I NDJERI LA PASE OSE BURGIM TE PERJETSHEM AMIN SHPIRTI I TIJA U PREFT NE PAQE

    Përgjigjjuni
    1. b
      boss

      KENE GJETUR DASHNOR KURVAT DHE DONIN TI MERRNIN SHTEPINE DHE PASURINE BURRIT TE GJORE QE PUNONTE 16 ORE TE RRISTE KETA MOSTRA. Femrat jane ti djegesh me benzine dhe asnjehere mos ju besoni femrave sot kur bejne viktimen. Ska rrace me te poshter se femrat Shqipkare

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje