Akuzohet se ka vrarë Gjin Ndojin me porosi të Ervis Martinajt, arrestohet në Dubai Denis Bajri

27 Shkurt 2024, 11:15Kronika TEMA
Akuzohet se ka vrarë Gjin Ndojin me porosi të Ervis Martinajt,

Denis Brajoviç, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit Metamorfoza, bëhet me dije se është arrestuar në Dubai.


Ai akuzohet nga SPAK për vrasjen e Gjin Ndojit, kryer më datë 9 gusht të vitit 2020 në Shkodër.

Arrestimi i Bajrit u bë i mundur falë bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe zyrave të Interpolit. Denis Bajri pritet të ekstradohet në Shqipëri ku do t’i nënshtrohet gjykimit të drejtësisë.  

Policia e Shtetit:

Informacioni i siguruar nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe i shkëmbyer në kohë reale me partnerët në Emiratet e Bashkuara, mundëson lokalizimin dhe kapjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, në kuadër megaoperacionit “Metamorfoza”.

Finalizohet nga Policia në Emiratet e Bashkuara, operacioni policor i koduar “Rishtas”.

36-vjeçari i ndaluar, i akuzuar nga SPAK, për vrasje.

Në vijim të punës së pandërprerë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Policisë së Shtetit kanë siguruar informacion se një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për vrasje, fshihej në Emiratet e Bashkuara.

Ky informacion i shkëmbyer menjëherë me partnerët, nëpërmjet koordinimit të zyrave të Interpolit, ka mundësuar finalizimin në Emiratet e Bashkuara, të operacionit policor të koduar “Rishtas”, gjatë të cilit u bënë të mundur lokalizimi, kapja dhe vënia në pranga, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, e shtetasit D. B., 36 vjeç, lindur në Shkodër.

Ky shtetas është i akuzuar nga SPAK, në kuadër të operacionit policor të koduar “Metamorfoza”, pasi dyshohet si autor i vrasjes së shtetasit Gj. B. (N.), kryer më datë 09.08.2020, në Shkodër.

Vijon bashkëpunimi për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

1 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Do vije ne rrjete edhe Ervis Martinaj, nuk ka ku shkon, le te beje operacione plastike. DNA nuk e ndryshon dot. Sot Policia e Shtetit ka bere perparime te medhaja, po zbulon kriminele dhe krime qe i kane mbuluar Kulicajt e Saliut.

    Lini një Përgjigje