Avokati: Pas vrasjes së Pëllumb Metës mund të fshihet një i afërm i gruas

27 Shkurt 2024, 11:12Kronika TEMA
Avokati: Pas vrasjes së Pëllumb Metës mund të fshihet

Vrasja e 50-vjeçarit Pëllumb Meta në fshatin Shënavlash të Durrësit është e mbushur plot mister, pasi fëmijët e familjes Meta kanë dhënë dëshmi kontradiktore në Polici, gjë që po pengon zbardhjen e këtij rasti.

Në fillim e mori përsipër vajza, pastaj djali i madh Hyseni dhe ditën e djeshme i pyetur në gjykatë ai e mohoi fajin dhe vrasjen e mori përsëri përsipër vajza.

Deri më tani të gjitha provat rëndojnë mbi fëmijët dhe nuk ka fakte të vërtetuara që kryefamiljari ka ushtruar dhunë sistematike ndaj tyre, ndonëse e gjithë familja e pretendon këtë gjë.

Avokati Ndue Pjetra tha në emisionin GoodMorning Abanians, se Pëllumb Meta është vrarë nga gruaja.

Ai theksoi se pas kësaj mund të fshihet dhe një person tjetër që mund të jetë i afërm i gruas.

Mes tjerash Meta tha se fëmijët po mbrojnë nënën e tyre.

“Të gjithë këtë veprim e ka kryer e shoqja, por nuk përjashtohet mundësia e një personi të tretë, pasi veprimet janë kryer para se të vinte fëmija.

Atributin e ka marrë nëna dhe fëmija për të mbrojtur nënën bëjnë këtë veprim. E ëma është negociatorja, por nuk përjashtoht mundësia e përfshirjes së familjes së nënës”-tha ai.

1 Komente

  1. b
    boss

    Femrat historkisht jane shume me kriminele dhe te pashpirta se burrat dhe per kete arsye cdo civilizim dhe Shoqeri qe ju ka dhene kontrollin femrave kane perfunduar ne mjerim dhe ne shperberje dhe shkaterrim te plote. Kjo eshte arsyeja pse njerezimika krijuar rregulla ti mbaj nen kontroll femrat sepse femra ka djallin ne bark. Adami nga Eva e hengri mollen e ndaluar. Te vihen ligje per mbrojtjen e meshkujve se do fillojme nga vetgjyqesia pastaj. keto kane kopjuar nga femrat Amerikane qe kane krijuar shoqata feministe dhe ne Shqiperi dhe me financimin e Sorrosit ju helmojne mendjen femrave Shqiptare. Ka plot raste per akuza te rreme perdhunimesh dhe dhunimi por shteti si denon keto plehra sa duhet. tani duhet nje aktivizem per mbrojtjen e te drejtave te meshkujve dhe heqja e te drejtave te femrave. te gjithe kete rremuje na e solli Amerika per te shkaterruar shoqerine dhe familjen ne Shqiperi

    Lini një Përgjigje