"Nëna udhëzoi fëmijët ta vrisnin", flet vëllai i Pëllumb Metës: Paska jetuar me kriminelë, vajza s'më thoshte as mirëmëngjes

27 Shkurt 2024, 11:53Kronika TEMA
"Nëna udhëzoi fëmijët ta vrisnin", flet

Vëllai i Pëllumb Metës, Ramazan Meta tha se vëllai i tij ka qenë familjar model me fëmijët dhe gruan. Sipas tij, ky krim nuk është bërë vetë nga fëmijët, por nga nëna e tyre që i ka udhëzuar të vrasin babanë.

“Sa kam pasur kontakte me vëllain ka pas shkuar shumë mirë. Më kënaqej shpirti kur e shikoja që bënte planet e jetës me fëmijët dhe gruan.

Sa herë bëja debate me gruan time me thoshte ik merr shembull vëllanë tënd. Paska qenë duke jetuar me një familje kriminelësh.

Vajza e merr kot përsipër se do të shpëtojë  atë kriminelen, nënën e vet. Do të marrë ndëshkimin, s’e lë mundi i atij atje lart. S’kam pasur lidhje me ta, veç vëllait, ashtu i kishte mësuar ajo.

Kalonte goca dhe nuk thoshte mirë mëngjes, vetëm 1 herë më ka thënë vajza në 19 vjet. Kush e bëri, kush i udhëzoi ta bënin, nuk bëhet ajo që do ta fejonte me zor, s’e kemi dëgjuar kurrë këtë”, tha ai në një intervistë për Euronews Albania. 

Ngjarja makabre u shënua në fshatin Shënavlash të Durrësit. 50-vjeçari Pëllumb Meta u vra brenda në banesë dhe trupi i tij u gropos në kasollen e bagëtive ku u gjet 13 ditë më pas.

Fillimisht krimi u mor përsipër nga e bija 19 vjeçare e viktimës por më pas policia zbuloi se ekzekutori ishte djali i madh i familjes, Hysen Meta, ai që kishte bërë dhe denoncimin në polici të zhdukjes së të atit më 13 shkurt.

Ndërkohë në bashkëpunim me të ishin dhe motra e vëllai që e kishin ndihmuar në fshehjen e krimit.

 

1 Komente

  1. b
    boss

    Femrat historkisht jane shume me kriminele dhe te pashpirta se burrat dhe per kete arsye cdo civilizim dhe Shoqeri qe ju ka dhene kontrollin femrave kane perfunduar ne mjerim dhe ne shperberje dhe shkaterrim te plote. Kjo eshte arsyeja pse njerezimika krijuar rregulla ti mbaj nen kontroll femrat sepse femra ka djallin ne bark. Adami nga Eva e hengri mollen e ndaluar. Te vihen ligje per mbrojtjen e meshkujve se do fillojme nga vetgjyqesia pastaj. keto kane kopjuar nga femrat Amerikane qe kane krijuar shoqata feministe dhe ne Shqiperi dhe me financimin e Sorrosit ju helmojne mendjen femrave Shqiptare. Ka plot raste per akuza te rreme perdhunimesh dhe dhunimi por shteti si denon keto plehra sa duhet. tani duhet nje aktivizem per mbrojtjen e te drejtave te meshkujve dhe heqja e te drejtave te femrave. te gjithe kete rremuje na e solli Amerika per te shkaterruar shoqerine dhe familjen ne Shqiperi

    Lini një Përgjigje