Kufoma e Arben Lleshit mbetet pa u varrosur, Artan Hoxha tregon pse refuzojnë familjarët

27 Shkurt 2024, 17:30Kronika TEMA
Kufoma e Arben Lleshit mbetet pa u varrosur, Artan Hoxha tregon pse

Arben Lleshi, një i dënuar në burgun e Peqinit, u vra tre muaj më parë nga Sokol Mjacaj. Por edhe pse kanë kaluar kaq kohë, kufoma e tij nuk është marrë nga familjarët, që refuzojnë ta marrin duke pretenduar se nuk është trupi i tij.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, tha në emisionin “Të Paekspozuarit”, se familjarët kanë frikë nga vijimi i gjakmarrjes që pasoi krimin e kryer nga Lleshi në vitin 2012, që është pasuar me 5 të vrarë nga fisi Lleshi, deri tani.

“Arben Lleshi u ekzekutua me 15 dhjetor në burgun e Peqinit nga Sokol Mjacaj. Sot jemi me 26 shkurt. Kufoma e tij ka ngelur në morg. Është një nga rastet e rralla, sepe familjarët nuk e kanë marrë përsipër që t’i bëjnë një ceremoni të thjeshtë, por u është penguar rruga edhe autoriteteve që ta bëjnë, sepse familja është.

Familja e di shumë mirë kush është, por për shkak të pasoja që ka patur nga një ngjarje e ndodhur në 10 prill 2012, kur Arben Lleshi mori shokun e vet, Agim Hoxha, që i kish paguar udhëtimin për në Angli dhe e mbante me bukë, i grabit një sasi droge, shkon në market, blen veglat e punës dhe e djeg kufomën pasi e vret. U arrestua dhe u dënua për këtë gjë. Nga ky moment, u vra xhaxhai i tij, në 2013 dhe 3 vite më vonë, xhaxhai tjetër.

Në 2017, djali i xhaxhait, që e morën në Kamëz dhe nuk është gjetur më. Në 5 gusht 2020, kur ishte COVID, Klevis Lleshi, që ishte edhe në kërkim nga policia, rrëmbehet në mes të Burrelit, dhe zhduket. Dhe i pesti është Arben Lleshi. Derisa vajtën te ky në burg, ata vranë xhazhallarët dhe djemtë e tyre. Mesa duket, krimi që ky pati bërë ndaj mikut të tij në Londër u cilësua i tillë. Unë kam folur me familjarët e djemve të zhdukur.

Paniku i tyre ishte sa ky ishte gjallë se thoshin ne po paguajmë për të dhe të tjerët nuk kishin lidhje. Në burg nuk e kishte takuar njeri, e braktisën. Dhe kjo sagë, po kulmon me këtë gjë, që nuk i marrin as kufomën për ta varrosur. Kanë frikë se dikush do të shkojë ta marrë, që të ketë një varr, mesa duket i ruhen kësaj pasoje”-tha Hoxha. 

5 Komente

  1. Z
    Zenuni

    Veprim i zgjuar I familjes per te mbyllur nje gjakmarje qe mund te shkoj gjat shume.T'a bejn hasha nje bastard qe ju ka krijuar shume probleme familjeve eshte nje veprim i zgjuar "Smart".

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vito i Orneles se Varuzhanit

      Po idiot po po lahu me shpesh se nje here ne muaj se po nuk te pranon njeri ne studio vec Yllit qe ankohet te koleget.

      Përgjigjjuni
      1. 1
        1

        Keta njerez nuk e meritojn te kene nje var

        Përgjigjjuni
        1. l
          lila

          e mori pisin ne britani dhe palaco e vret e djeg dhe do varr hudheni ne pyll ta shqyjne egersirat pleren

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lavdi Enver Hoxhes!

            Çfarë dërdëllis ky gomar? Këtu jemi përballë një horrori, ku shteti, shoqëria, media dhe gjithçka relativizojnë dhe mbështesin një familje terroriste që ka shfarosur në mënyrë makabre dhe kafshërore 5 individë të pafajshëm dhe mbretëron e paprekur qoftë nga policia qoftë nga alarmi i gjithë shoqërisë që fle.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje