Kamioni bie në humnerë dhe përfshihet nga flakët në Gjirokastër, humb jetën 31-vjeçari

27 Shkurt 2024, 17:07Kronika TEMA
Kamioni bie në humnerë dhe përfshihet nga flakët në

Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë tunelit të Skërficës në Gjirokastër.

Një kamion me të cilin po transportohej çimento ka dalë nga rruga e ka përfunduar në humnerë duke u përfshirë më pas nga flakët.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një 31-vjeçar. Policia dyshon se ai ka humbur kontrollin e kamionit duke shkaktuar më pas këtë aksident të rëndë.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në afërsi të tunelit të Skërficës, shtetasi A. M., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit tip kamion me të cilin po transportonte çimento. Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. M. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

1 Komente

  1. I
    I drejti

    Po normal qe ne are gjija rruge e re do ndodhin aksidente te tilla. Nese do shiheshin statistikat qe nga momenti i venirs ne funksion te ketij segmenti rrugor, do te rezultoje qe kane ndodhur numer shume i larte aksidentesh krahasuar me rruge te tjera. Rruge e te i thencin, se nuk ka asnje standart bashkekohor. Zgjati pafundesisht te ndertihej dhe bene nje palacollek me kthesa te kota e pakuptim, me disnivel jashte cdo standarti, pa sinnalistiken e duhur dhe me e keqja eshte se asnje specialist i fushes nuk guxon ta thote. Eshte i pakuptimte gezimi i disa sylesheve qe jargavitet per cdo pune te partise, nderkohe qe ajo rruge eshte abuzim kryekeput, ashtu si te gjitha rruget qe behen e jane jashte cdo standarti. Po e krqja eshte se nuk ka as popull te bertasi, se po ikin te gjithe, e ketu kane mbetur ata sahanlepiresit qe lepijne kocakt e palo pushtetit, administrata me e paafte dhe e korruptuar ne qelize, dhe ata pak njerez qe mbahen me thonj qe te mos e lene kete vend e qe heshtin se i nxihet jeta po folen apoankohen ose as nuk i degjon askush.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje