Vendimi i Gjykatës së Lartë për “21 Janarin”, Mark Nika: Është dështim, do e ndjekim deri në fund!

27 Shkurt 2024, 17:37Kronika TEMA
Vendimi i Gjykatës së Lartë për “21 Janarin”,

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës që mbeti i vrarë në protestën e 21 janarit, e quan në kundërshtim me ligjin vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë.

Në një reagim për Top Channel, Mark Nika shprehet se ‘në vrasjen e protestuesve ne dyshojmë se implikohen funksionarë të kohës dhe këta duhet ta bënte SPAK’.

“Për ne është i papritur si vendim. Akoma nuk e besojmë  që gjykata e lartë të shprehet kështu. Ata kanë detyrim ligjor dhe kushtetues për shkak se gjykata e Strasburgut e ngarkon shtetin për ta hetuar çështjen për shkak se është krim shtetëror.

Në vrasjen e protestuesve ne dyshojmë se implikohen funksionarë të kohës dhe këta duhet ta bënte SPAK. Ne do ta ndjekim deri në fund, kjo është rruga ligjore  ne e konsiderojmë këtë vendim të gjykatës së lartë haptazi në kundërshtim të ligjit. Vendimi për 21 janarin është gur prove për drejtësinë e re“- tha për Anila Hoxhën xhaxhai i Aleks Nikës.

Ky vendim është është dështim sepse nuk ka nevojë për hetim gjyqësor, ata duhet të shpreheshin në dhomë këshillimi”-e mbylli reagimin e tij Mark Nika.

Gjykata e Lartë vendosi ta shqyrtojë në seancë gjyqësore çështjen e tragjedisë së 21 janarit 2011. Vendimi u dha këtë të martë në dhomë këshillimi, pas rekursit të familjes Nika dhe konkretisht të bashkëshortes së Aleks Nikës, Rajmonda Nika, e cila gjatë vitit 2023 ka kundërshtuar në disa gjykata vendimin e prokurorëve të posaçëm që ia lanë çështjen për hetim prokurorisë së Tiranës.

Ky vendim i gjyqtarëve të lartë do të thotë që do të thirren palët dhe në një seancë që pritet të ketë përballë secilin pas dy javësh. Por të afërmit e Aleks Nikës, për vrasjen e të cilit prej 13 vitesh nuk ka asnjë të re nga hetimet e prokurorisë së kryeqytetit, thanë se SPAK, duhet të fokusohet në hetime edhe ndaj ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Basha, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-komandantit të gardës, Ndrea Prendi.

14 Komente

  1. Z
    Zaza

    Turp Panda simoni etc ushtare te saliut

    Përgjigjjuni
    1. s
      spaku pordhacaku

      Eshte per te ardhur keq,jo vetem te vrasin,por edhe tallen duke te sorollatur dyerve te gjykatave....a pika qe s'na bie si popull qe nuk cohemi e ti marrim zvarre...respekte familjes Nika dhe zoti ju dhente fuqi dhe kurajo tja dilni mbane per drejtesi...

      Përgjigjjuni
      1. s
        spaku pordhacaku

        Eshte per te ardhur keq,jo vetem te vrasin,por edhe tallen duke te sorollatur dyerve te gjykatave....a pika qe s'na bie si popull qe nuk cohemi e ti marrim zvarre...respekte familjes Nika dhe zoti ju dhente fuqi dhe kurajo tja dilni mbane per drejtesi...

        Përgjigjjuni
        1. a
          arna-Mutistan

          Kaq naive jeni qe vazhdoni te prisni,qe super kriminelet ´´gjyqesorit´´te gjykojne´´boset e bosave shpellare.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pensionisti i Porcelanit

            Bravo! Fatkeqesia e Shqipёrisё, Sali Berisha ёshtё PROVA e MATURIMIT te DREJTËSISË. Ne Shqiperi Drejtesia eshte ne stadin e foshnjerise, prandaj duhet luftuar deri ne fund.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Baca-Bajram

              Kjo eshte nje turp i palacove qe e quajne veten gjygjtar dhe s'kane kurajone t'a zbardhin kete krim te mirfillt shtetror... Eshte nje fakt shume i thjesht qe edhe nje GOMAR mund t'a dije, dhe jo keta juristet e GJ. se Larte, specialistet qe bejne dhe zbatojne ligjet, urdheri per te qelluar mbi popullin me plumba luftarak jepet vetem nga eproret e Komandantit te Gardes, kush ishin eproret e dine te gjithe, sic then me lart edhe GOMARI e din... Sa-Hale Qoft-Largu e tha ne telivizor live, sihin vrare me arme te sofostikuara, pistoleta stilolapsi e cadrash, dheme von kur doli ne drite e vertata, e tha pa ju dridhur qerpiku, parap paa kamerave se do te kishte vrar edhe 300 vet, fshiu filmimet e kamerave te siguris, e quajti Prokuroren e Pergjithshme "lavire te bulevardid", pengoj marrjen ne pyetje te gardistve qe i ngujoj ne Kryeministri... C' dreqin me shume duan keta palaco te paskrupullt per hetimin e kesaj ceshtje...Ky eshte ne deshtim total i gjithe sistemit te drejtesise TURP! TURP! TURP!

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fisniku i Freskut

                SPAK u krijua me mbeshtetjen e fuqishme te Partise Socialiste, por i ndikuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, filloi te godase Kryeministrine dhe ministrat, pa mbaruar pune me dy kryekriminelet dhe kryehajdutet Sali Berisha e Ilir Meta.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Agroni

                  Turp i gjykatës së lartë kanë frikë t'a rigjukojnë nga spak-u.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nuk ka shprese ne sistemin e korruptuar te drejtes

                    Vec SPAK, tere ghykatesit e tjere jane te kompromentuar me dosje qe mban nongrata. Kot e ka Shqiperia, vetem me SPAK mbron pune pas 100 vitesh. Me mire te krijohet nje gjykate me gjykates te huaj, selse fara e gjykatesve te llojit te atyre ne gjykaten e Larte eshte proshur me kohe.

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Franci

                      E kam thene shpesh por nuk me besonit: Nuk behet drejtesia ne kete faze e per 10 vjet me shqiptare. Prokurore e gjykates ne Shqiperi jane sot llumi i shoqerise shqiptare, te korruptuar e te kriminalizuar.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sali krimineli

                        Turp, tregon paaftësinë e Gjykatë Lartë. Strazburgu thotë që është krim shtetëror, këta vijnë vërdallë pëtë gjetur ndonjë vegje, siç e kanë gjetur gjithëmonë për këtë çështje. Po pse më të mënçum nga Strazburgu jini ju, apo s’ja u mban bytha. Në qoftë se nuk ja u mban, mos shkoni në ato vënde pune, se dëmtoni drejtësinë, duke krijuar mosbesim.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tironsi

                          Perse stepen keto gjykatat tona per te hetuar ate vrasje shteterore ku eshte deshmitar i gjithe populli i Tiranes?. Perse druhen per te vene prapa hekurave ate vrases e palaco burre, qe ka marre peng kete vend per mbi 30 vjet?. Turp per kete drejtesi te re qe shpresuam kaq shume.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Treni

                            Aha, ky tipi mendon se ka drejtësi në këtë vend. Si i hëngrën Saliut, aq do i hajnë edhe atyre që vranë pa të drejtë këtë zotërinë.

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Dauti

                              Mark Nika! Po te kujtoj karmen. Karma te kthehet nje dite. Gjynah qe e pesoi nipi yt i pafajshem. E meritoje ti per krimet qe ke bere. Kujto cfare i bere Llambi Pecinit o kriminel.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje