Shqiptarja bie pre e mashtrimit, i marrin 9 mijë euro nga llogaria bankare

30 Shtator 2023, 15:23Kronika TEMA

Shqiptarja bie pre e mashtrimit, i marrin 9 mijë euro nga llogaria bankare

Një 35-vjeçareje shqiptare në Greqi i kanë marrë 8968 euro nga llogaria bankare.


Shqiptarja, e cila jeton në Rodos prej disa vitesh, ra pre e një mashtrimi nga një i panjohur, i cili e telefonoi nga një celular me numër grek.

Sipas dëshmisë së gruas, personi e ka telefonuar dhe i është prezantuar si kontabilist. Ai e ka bindur 35-vjeçaren shqiptare se i takonte kompensim, por për pagesën duhet të ndiqte një procedurë të cilën do ta drejtonte ai.

Pa dyshuar se kishte të bënte më një mashtrues, 35-vjeçarja ndoqi udhëzimet e tij dhe pa dashur i dha akses në llogarinë bankare, shkruan protothema.gr. 

Më vonë shqiptarja zbuloi se tre transferta të shumave prej 2998, 2990 dhe 2980 euro i kishte bërë në të njëjtin numër llogarie në një bankë tjetër.

Policia ka nisur hetimet me qëllim identifikimin e personave të cilëve i kanë kaluar paratë në llogaritë bankare, si dhe për kontabilistin që mashtroi shqiptaren.

Lini një Përgjigje