Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në këtë seancë Beleri do të paraqesë personalisht konkluzionet e mbrojtjes. Në seancën e sotme u dëgjuan konkluzionet e avokatëve, si edhe të vete të pandehurit Pandeli Kokaveshi.
Ky i fundit ka kërkuar një dënim minimal duke pretenduar për probleme me shëndetin.
“Nëse më shpallni fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje kërkoj një dënim të ulët pasi kam probleme shëndetësore unë dhe vajza ime. Mua më ka dënuar Zoti”, mësohet të ketë thënë ai.
Avokatët kërkuan pafajësi për klientët e tyre dhe në rast dënimi, pezullim i dënimit me burg, shërbim prove, ose punë në interes të publikut.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.
Ai u arrestua para votimeve për “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe për rrjedhojë nuk ka mundur të betohet pasi nuk i është dhënë leje për të dalë nga qelia.
Ky maskara te bleje koli me sapu *Dove* se i duhet per zbutjen e sumes kur tja rrasin koleget e qelise, pis burre
Zhdukeni ket fytyre bajge nga gazeta se na vjen pee te vjelle
Bejleri i Foltores se ViçiDoli-t dhe Like Floririt.