Akuzohet për “korrupsion pasiv”, shtyhet sërish gjyqi për kardiologun Edvin Prifti

28 Shkurt 2024, 11:18Kronika TEMA
Akuzohet për “korrupsion pasiv”, shtyhet sërish gjyqi

Sot ishte parashikuar që të mbahej seanca gjyqësore për kardiologun Edvin Prifti, gjyqi që është shtyrë sërish për të disatën herë.

Seanca paraprake është shtyrë për shkak të mungesës së avokatit Henrik Ligori, ndërsa Prifti u paraqit sot në GJKKO.

Mjeku Prifti akuzohet për kryerjen e figurave të veprave penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, në 7 (shtatë) raste, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

1 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Ministria e Shendetesise e fali per cfare ai ben duke shfrytezuar spitalin shteteror per punet e tij private, Prokuroria e liroi para 1 viti, por ky qenka nje hajdut ordiner, i pangopur, me korrupsion. Duhet te behet shembull, nje njeri i pangopur per para, vjedh me cdo menyre. Kur te mbaroj denimin, le te shkoj te punoj privat ne spitalet e Amerikanit, Gjermanit, Grekut ne Tirane. Nuk besoj se ata marrin ne pune njerez te tille.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje