Edvin Prifti: E sfidoj hapur SPAK-un, nëse ka përgjim me zërin tim ta bëjë publike

28 Shkurt 2024, 17:10Kronika TEMA
Edvin Prifti: E sfidoj hapur SPAK-un, nëse ka përgjim me zërin

Seanca paraprake për kardiokirurgun Edvin Prifti, i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, u shty këtë të mërkurë, pasi shkak u bë mungesa e avokatit të tij, Henrik Ligorit.

Vet kardiokirurgu Prifti në një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar SPAK-un si institucion që ka shkelur sipas tij çdo procedurë të mundshme.

Prifti thotë se nuk ka marrë asnjë përgjigje mbi dosjen që është administruar nga SPAK, ku supozohet se gjenden fshehje faktesh, përgjimesh apo shkelje proceduriale.

Prifti vijon se e sfidon hapur SPAK-un se nëse ka qoftë edhe një përgjim me zërin e tij ta bëjë publike.

Në 13 shkurt, Prokuroria e Posaçme dërgoi për gjykim në GJKKO dosjen ndaj mjekut, i akuzuar për korrupsion dhe fshehje pasurie.

Postimi i Priftit:

Sot seanca paraprake e gjyqit tim u shty, kjo per faktin se avokati im ishte i semure. Sigurisht u merzita pasi do doja qe me shpejtesi cdo element i dosjes sime te behet sa me pare publike ne funksion te se vertetes edhe pse prita me durim 3 vjet persekutimesh.

Dua te bej publike per ke ka interes te informohet se ky institucion  i quajtur SPAK i cili trumbetohet per profesionalizem e nuk la tranjim pa bere brenda dhe jashte vendit ka shkelur krye terthor cdo procedure te mundshme pa e vrare fare mendjen, sikurse eshte akuza ndaj meje!

Prej nje muaji qe  u vume ne dijeni per humbjen e nje dosje me 637 faqe e cila eshte administruar nga kjo organizate ne 12 dhjetor 2021 dhe qe nje dite te bukur nuk gjendej me?! Sot e kesaj dite nuk kemi asnje pergjigje. Ka kaluar mese nje muaj dhe ekspertiza kontabel zyrtare ka fluturuar ne ferr apo purgator ne varesi se ku falen!

Por si kjo dosje ka fshehje faktesh, fshehje pergjimesh, shantazhe, makinacione, shkelje proceduriale nga me te ndryshmet dhe absurdet. Te vetmet qe nuk gjenden ne kete dosje jane pergjime apo video apo asnje fakt ndaj meje me fytyren dhe zerin tim. Sot u vura ne dijeni ne menyre jo zyrtare pasi keshtu i bejne gjerat me llafe kafeneje, qe une kam qene ne cdo pergjim te mundshem telefonik dhe ambjental nga qershor 2020 deri ne shkurt 2021 periudhe e pandemise kur une zhvilloja punen normalisht dhe kur skisha asnje dijeni se cpo kurdisej ndaj meje.

E sfidoj hapur spak qe nese ka qofte edhe nje pergjim me zerin tim ta bej publik sikurse ka bere publike cdo mesazh te pavlere ketu e tre vjet me pare. asnje nga keto mijera ore pergjime nuk jane perfshire ne dosjen tim. Pse nuk i ben publike spak keto pergjime? Se aty do shihej qarte se cfare flisja dhe cfare ju sugjeroja pacienteve ne nevoje! Po sot u vura ne dijeni qe nje strukture tjeter Operacionalja, me ka mbajtur ne vezhgim per muaj te tere 24 ore ne dite poshte shtepise, ne pune dhe kudo tjeter! Pse nuk behen publike dhe cila ka qene arsyeja e kesaj menyre trajtimi? Qindra milione leke te parave publike te hedhura ne ere per te paguar oficere, roje, deshmi te paqena, shantazhe, zhdukje evidencash, pagesa opgj, dieta, ore pune, investime per manipulime etj etj.

Llogarite mund ti beje cdokush? A ia vlen kjo per nje individ qofte ky mjek apo shef sherbimi? Me duket nje investim shume i madh per te qene kaq e thjeshte?! Dhe ju e nderuar media me keto te verteta merruni dhe jo me trillimet e deklaratave per shtyp te nje degjenerimi ligjor dhe social te cilit pa dashur mbase po iu sherbeni! Nuk e di nese edhe ambasadat apo ata qe investuan per nje proces i cili u transformua ne kimerizimin inkuizicional te se drejtes jane te informuar per cka me siper?! Mbase koha do gjykoje gjithshka!

5 Komente

  1. G
    Gjin Gjoni

    Mjaftojne milionat qe kishe ne shtepi o batakci

    Përgjigjjuni
    1. N
      Niku

      Doktor, ketej nga fshati im thone nje fjale "We do not comment on pending litigation". Ai avokati yt mire do beje te te thote te mos komentosh me se po i hap gropen vetes. Kur te arrestojne policet ne SHBA, te lexojne te drejtat e tua si i pandehur, nje prej te cilave eshte "Anything you say can and will be used against you in a court of law" (Cdo gje qe thua, mund dhe do te perdoret kunder teje perpara gjykates). Tani si proces, prokuroria dhe operacionalja nuk kane detyrim t'i bejne gjerat publike tani, apo te te japin ty nje arsye pse te mbajne nen mbikeqyrje. Nuk je as i pari as i fundit ku hetimet zhvillohen pa dijenine e personit nen hetim, madje kjo eshte procedura standarte, dikush ben denoncim, dikush heton dhe kur kopsitet ceshtja, atehere pritet fletearresti etj. Kur ceshtja shkon para gjykates, prokuroria ka detyrimin qe gjithe dokumentacionin apo cdo material qe eshte pjese e hetimit ta ndaje me avokatin tend ne menyre qe edhe pala e paditur ose nen hetim te dije pse eshte aty ku eshte. Ndarja e materialeve me mbrojtjen behet ne menyre qe gjyqi te jete i barabarte, domethene te dyja palet luajne me te njejtat rregulla, Me pak fjale, prit se ka akoma, i thuaj avokatit te mos semuret me, sidomos para seances tende. Kur te vije seanca tjeter i thuaj te veje ne ndonje varrim ose te ike jashte shtetit per kurim qe t'i vije gjynah edhe gjykatesit.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Prec Ulaj

        Sakte, ky doktor verteton me sjelljen e tij arrogante, qe nuk ndryshon, ka bere korrupsion, ka perdorur sallen e operacionit, insurancen e Shtetit, per te bere operacione private, ka mbushur cdo lloj cante, valixhe, dollapi, dysheku ne shtepi e ne zyre me para. Tani po perdor taktiken e Saliut kunder SPAK, hajde me trego cfare kam vjedhur. Iku koha e Saliut, kur hyje nga dera e Prokurise , dhe dilje nga dritarja e Gjykates me ndonje rryshfet. Populli nuk ta fal grykesine.

        Përgjigjjuni
      2. l
        luzati

        ky mban ca letra dore dhe kujton se do te impresionojne njeri me hajnine e madhe qe ka bere

        Përgjigjjuni
        1. I
          Ilir

          Jo vetem qe tu gjeten leke te pa justifikuar ne zyre dhe shtepi, por ti ke deklaruar vete me ze dhe figure se une marr leke per çdo operacion qe bej. Te gjithe mjeket me bote (ke perfshire dhe mjeket e US dhe canada gje qe nuk eshte e vertete) marrin leke per operacine, pse ne te mos marrim, ke thene. Por athere te dukej vehtja mbret. S’pyesje per njeri.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje