Mashtrim dhe falsifikim dokumentesh, arrestohet ish-kreu i Kadastrës në Gjirokastër

28 Shkurt 2024, 12:44Kronika TEMA
Mashtrim dhe falsifikim dokumentesh, arrestohet ish-kreu i Kadastrës

Ish-kreu i Kadastrës së Gjirokastrës, Florian Taçi, u vu në pranga nën dyshimin për mashtrim.

Ka qenë një operacion i përbashkët i mirëkoordinuar mes Policisë së Tiranës, asaj të Gjirokastrës, Prokurorisë dhe Gjykatës së Faktit Gjirokastër që kanë finalizuar aksionin për arrestimin e Taçit dhe ish bashkëpunëtorit të tij në Kadastrën e Gjirokastrës Alban Memishaj.


Akuza që rëndon ndaj Taçit është për mashtrim, falsifikim dokumentash në bashkëpumim. Dje në darkë policia ka ushtruar kontroll në një zyre avokatie në Gjirokastër, ku ka sekuestruar dokumente të shumta që i shfrytëzonte Taçi që kishin të bënin me të gjithë databazën e Kadastrës së Gjirokastrës çka është shkelje e paprecedent. Njëkohësisht Taçi kishte akses në këtë databazë online.

3 Komente

  1. T
    Topografi

    Shumë vonë por e vërteta s'harron!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mim

      Kjo eshte drejtesi se kta jane ne krye

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eva

        Nga keta lloj monstrash nuk bejme dot certifikatat e tokave se na dalin me mbivendosje dhe duhet te shkojme gjyqeve per ti rregulluar ti futin qe te gjithe brenda nga me i madhi tek klyshi me i vogel

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje