Situatë kritike nga zjarret në Finiq, Vengu: U rrezikua Hidrocentrali i Bistricës, ndërhyrje nga ajri

10 Gusht 2025, 09:03Kronika TEMA
Situatë kritike nga zjarret në Finiq, Vengu: U rrezikua Hidrocentrali

Situata kritike nga zjarret në fshatrat e Finiqit ka vazhduar, kryesisht në Velahovë, Livinë,  Ardhasovë, Bistricë e Krongj. Evakuime u kryen në Livinë dhe Ardhasovë, ndërsa i pranishëm në terren ishte edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu.

Era e fortë favorizoi përhapjen e flakëve ndërsa për t’i shuar janë angazhuar forcat zjarrfikëse nga disa bashki, ato të Finiqit,  Delvinës, Konispolit e Sarandës. Asistencë mjekësore iu ofrua gjithashtu edhe të moshuarve.

Ministri Vengu bën me dije se në orët e para të mëngjesit, u realizua një operacion i suksesshëm për të parandaluar përhapjen e flakëve që rrezikonin Hidrocentralin e Bistricës, ndërsa është ndërhyrë edhe nga ajri. Për arsye sigurie është kufizuar gjithashtu qarkullimi edhe në aksin Muzinë – Bistricë. Sipas ministrit, kufizimi do të vijojë deri në përfundim të operacionit.

Ndërkohë, forcat operacionale vijojnë punën në terren për të kontrolluar çdo hapësirë që mund të riaktivizohet nga era dhe temperaturat e larta që pritet të mbizotërojnë në orët në vijim.

2 Komente

  1. A
    Arber Shqiponja.

    Lërini prallat me propogandë.Duket që janë të qëllimshme.Zerini e qijani robt kush I bën.Janë të nxitura politikisht sipas modelit të dinamitit të shtyllave.Kur qeveria nuk kap zjarvënsit është gjithçka e kotë.Për çfar duhet një qeveri e tillë që tallen pesë palaço.

    Përgjigjjuni
    1. U
      U shofte rraca e vampireve dhe zagareve

      Vampiri kur eshte rrezik te ben gjemen.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje