Afera “Partizani”, mbahet sot seanca në GJKKO për Berishën dhe dhëndrin e tij

16 Dhjetor 2024, 11:50Kronika TEMA
Afera “Partizani”, mbahet sot seanca në GJKKO për

Mbahet sot në Gjykatën e Posaçme seanca paraprake për dosjen ‘Partizani’, në të cilën akuzohen  ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe 3 tjerë. Flojera Davidhi është gjyqtarja e seancës paraprake që do të vendosë nëse dosja kalon apo jo për gjykim.

Pas katër vitesh hetime për aferën Partizani, SPAK dërgoi dosjen me 5 të pandehur në GJKKO, ku kërkon nisjen e gjykimit.

Sali Berisha është marrë i pandehur për korrupsion pasiv pasi akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte edhe dhëndrri i tij, Jamarbër Malltezi.

Ndërkohë, Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin, privatizuan kompleksin Partizani që i solli familjes miliona euro përfitime. Malltezi akuzohet dhe për pastrim parash.

Te pandehurit e Dosjes 'Partizani':

Sali Berisha ish kryeministri – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me Jamarbër Malltezin parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Jamarbër Malltezi – dhëndri i ish kryeministrit – akuzohet për  “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta! Akuzohet dhe per “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal

Fatmir Bektashi - Ndërtuesi akuzohet  “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe 'pastrim parash'

Xhimi Begeja- Ortaku i Malltezit, trashegimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan'  akuzohet për 'Pastrim Parash'

Andia Pustina - Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k -  Akuzohet për 'Pastrim Parash'  

1 Komente

  1. S
    Saliu i Udbes drejt burgut te popullit

    Per hajer o Sali krimineli fillimin e ketij procesi gjykimi. Mot vjen edhe Grenelli dhe ta shton edhe pese vite denimin me porosi nga Trump. Do besh si do besh sepse ti je trim i maleve dhe lexhende mjerane e Foltores, je kerme e ndyre qe do qelbesh burgun. Bishti i fsheses te pret ne burg o Sali plehu.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje