
Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka vendosur mos ekstradimin e shtetases ruse, Svetlana Timofeva.
Në seancën e shkuar vetë prokuroria dhe mbrojtja kanë kërkuar mos ekstradimin e Timofeva. Nga ana tjetër vetë Timofeva është shprehur që ka kërkuar azil politik në Shqipëri.
Gjykata e Elbasanit ka vendosur mos ekstradimin e saj.
Avokati i Timofuevës, Fatmir Lushi shprehet se ky vendim i gjykatës është mëse i drejt pasi vet shtetasja ruse ka dalë kundër sistemit të Putinit dhe ekstradimi i saj mund të rrezikonte jetën në ambientet e burgjeve në Rusi, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia ruse për spiunazh.
Sakaq, është shtyrë për çështje proceduriale seanca për rusin tjetër, Mikail Zorin, i cili kërkon ndryshim të masës së sigurisë pasi kanë kaluar afatet e paraburgimit.
Përmes një deklarate për shtyp, avokati mbrojtës i Timofuevës, Fatmir Lushi shprehet se ky vendim i gjykatës është mëse i drejt pasi shtetasja ruse ka dalë kundër sistemit të Putinit dhe ekstradimi i saj rrezikonte persekutimin e saj dhe vuajtjen në burgjet ruse për një vepër penale të sajuar.
“Nëse kjo shtetase do të ekstradohej në Rusi, do të persekutohej pasi ishte një vepër penale tërësisht e sajuar nga autoritetet ruse, thjesht për ta çuar në Rusi pasi kjo shtetase ka qenë kundër regjimit. Vendimi i Gjykatës është tërësisht i bazuar në prova, por edhe në përputhje të plotë me qëndrimin që ka mbajtur kolegji i Gjykatës së lartë në vitin 2021 në raste të ngjashme”- shprehet mbrojtja e Timefoeva. Vlen të theksohet se, shtetasja ruse ishte shpallur në kërkim nga drejtësia ruse për spiunazh.
Bojeni prosti per te burgosurit shfryjne topet
ja me ne funde qe kemi ne Shqiperi ,nje Spiune Ruse, qe na paska dale kunder "putinit"???????? Avokat Fatmir Lulushi:Ti je nje Burre Shkerdhate, e para na thuaj:A more para nga "Viktima" Russe??FSB-s...Ruse, pra spiunazhit russe. 1.-Ne raktiken e Agjenturave, eshte ;Kamuflazhi,por edhe Simulimi..pra Spunia po na hiqet si Viktime e Putinit??Ne c´fare Bazash, dhe si e fakton ajo keta?? 2-Mes shume hallesh ..qe kemi Taksapaguesit Shqipetare duhet te Paguajne edhe Jetesen e Spiunes Russe, qe pasi te dale nga Burgu..ti dhjese Prokuroret, avokatet dhe gjyqetaret Shqipetare duke shkuar ne Russi, dhe Dekoruar per misjonin e kryer..dhe Idjotet Shqipetare ti hane Mutin..lol