Tentoi të hynte në ish-uzinën e armëve në Gramsh, Rusia kërkon ekstradimin e ruses Svetlana Timofeeva

19 Dhjetor 2022, 15:51Kronika TEMA

Tentoi të hynte në ish-uzinën e armëve në Gramsh, Rusia

Rusia kërkon ekstradimin e Svetlana Timofoeva, e cila u arrestua se bashku me dy shtetas të tjerë, pasi tentuan që të futen në ish-uzinën e armëve në Gramsh dhe sulmuan dy ushtarët shqiptarë të cilët po ruanin uzinën.

Burime për Report Tv nga prokuroria e Elbasanit konfirmojnë se ka një kërkesë, por që ende nuk është çuar zyrtarisht në gjykatë, pasi po verifikohet bazueshmëria në ligj dhe konventa. Kërkesa ka ardhur dy javë më parë.

Dy rusët Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda janë pikasur nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. 

Ato nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i ka sulmuar me spraj kimik. Të tre janë arrestuar nga policia, ndërsa po hetohen si spiunë të shërbimit sekret rus.

Në makinën me targa ukrainase, që po përdorej prej tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri janë gjetur 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparate fotografikë, harta, të cilat janë sekuestruar nga policia.

3 Komente

  1. K
    Koli

    Nuk duhet Extraduar pa dale ne gjyq.Te denohet sipas rregullave te shtetit shqiptar,pastaj jepjani po e deshen.Duhet te nihet era shtet,jo ere Legenash.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Te njejten gje bene edhe me sudezet qe arrestuan cuftin spiun rus,kerkojne ekstradime per spiunet e tyre qe u kapin,si persona te kerkuar nga drejtesia Ruse,dhe ndonjehere edhe funksionojne.

      Përgjigjjuni
      1. t
        taso kume

        DHe tani qe jemi ne N,A,T,O ,prezantoheni inferjore te vegjel skeni faj ju ,doni DULLEN qe thoshte hyne me brek e pa brek nuk kane vende ne SHQIPERI per kete lloj rasati.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje