Një 28-vjeçar u kap në flagrancë nga policia pasi theu masën e arrestit shtëpiak për të shitur doza kanabisi.
Gjatë kontrollit fizik, E.L., banues në Shkodër iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis sativa, e cila ishte e ndarë në doza gati për shitje. 28-vjeçari u vu në pranga në kuadër të megaoperacionit 'Tempulli 2'.
Nga verifikimet e policisë rezultoi se ky shtetas ishte me masën e arresti shtëpiak prej Gjykatës së Tiranës për veprën penale ‘Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik.
Materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.
Lini një Përgjigje