Trafik droge, tre ish-policë në gjyq/ Njëri prej tyre, kandidat i Berishës në zgjedhjet e 2023

29 Maj 2026, 13:40Kronika TEMA
Trafik droge, tre ish-policë në gjyq/ Njëri prej tyre, kandidat i

SPAK ka mbyllur hetimet ndaj tre ish-punonjësve të Policisë së Shtetit, të akuzuar për përfshirje në trafik droge drejt Greqisë.

Të pandehur janë shpallur Erdit Hazizaj, Shkëlzen Ruska dhe Ervis Alisinanaj, të tre ish-efektivë të Drejtorive Vendore të Policisë Gjirokastër.

Sipas hetimeve, ata dyshohet se kanë qenë të përfshirë në aktivitete të paligjshme që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike në drejtim të Greqisë, ndërsa dosja tashmë pritet t’i kalojë gjykimit.

Erdit Hazizaj rezulton gjithashtu figurë e njohur në politikë lokale, pasi ishte kandidat i Sali Berishës për Bashkinë Roskovec në zgjedhjet vendore të vitit 2023.

Lini një Përgjigje