Vrasja e gruas shtatzënë në Kosovë nga ish-burri i saj duket se nuk është vetëm një rast tragjik por nxjerr zbuluar dështimin e organeve ligjzbatuese.
Në këtë rast autori ka qenë disa herë i referuar në prokurori si për dhunë ndaj gruas por edhe për armëmbajtje pa leje dhe në këto raste ai asnjëherë nuk ka vuajtur ndonjë dënim që mund të shmangte tragjedinë.
Viktima e e kishte denoncuar vrasësin disa herë për shkak të dhunës së ushtruar mbi të, si edhe për shkak të kanosjes.
Në gusht 2022, prokurori Rasim Maloku e kishte udhëzuar viktimën që ta bënte kërkesën për marrjen e urdhrit mbrojtës nga Gjykata Themelore në Ferizaj. Të nesërmen, prokurori kishte ngritur aktakuzë për kanosje, por nuk e kishte kërkuar paraburgimin e tij.
Në shtator 2022, vrasësi ishte shpallur fajtor për armëmbajtje pa leje por u dënua vetëm me gjobë.
Prokurori Rasim Maloku ka folur për ngjarjen e vrasjes së gruas shtatzënë dhe për lirimin e Sokol Hazizajt edhe pse i kapur me armëmbajtje pa leje.
Në emisionin “Debat Plus” prokurori Maloku ka thënë se nuk mund të fliste asgjë pa e parë edhe njëherë lëndën dhe t’i shoh rrethanat se ka ndodhë lirimi i tij.
“Sot ton ditën kam qenë në intervistim të rastit Brezovica, për bes as nuk e di se si ka ndodhur rasti, e as në çfarë rrethana është liru dhe është zhvillu kjo procedur, deri sa nuk e kom lëndën me pa nuk e di çka t’ju them… Nuk mund të me than asgjë drejtpërdrejt, më duhet me shiqu edhe njëhër rastin”, ka thënë Maloku.
Pas deklaratës së Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu se për rastin e lirimit të Sokol Halilit duhet të mbahet përgjegjësi, Prokurori Maloku ka thënë në një reagim për mediat në kosovë se të gjitha procedurat për çështjen e armbajtës pa leje për këtë rast, janë zbatuar konform ligjit.
“Është e vërtetë që ka qenë një urdhër kontroll. Rasti, pastaj ka kalu sepse unë s’kam marrë landë më, ka kalu te prokuror të tjerë. Procedurat janë zbatu krejt konform ligjit. Është lëshu urdhri krejt.
Vrasja ka ndodhë 5-6 muaj pas kontrollit, në kohën e zbatimit të masave mbrojtëse që iu kanë lëshu nga Gjykata”….”Pas gjashtë muajve, masë mbrojtëse, tash na po kërkojmë përgjegjësi për kohën e korrikut ky është absurd i pakoment”, thotë Maloku për Nacionalen.
Në Kosovë, që nga 2015 ekziston Ligji për mbikëqyrje elektronike, kur një pajisje për të cilën thuhet se kushton më pak se 100 euro, nuk është blerë kurrë, për rastet e dënimit për ushtrim dhune.
Madje ligji i lejon autoritetet policisë që t’i vendosin pajisjen personit që ka urdhër për mos t’iu afruar viktimës edhe pa pëlqimin e tij.
Prokurori Rasim Maloku. ? Koha e Studimeve. Viti. ? dhe Udhezimet ne Grup te Studenteve te shitur tek UDB dhe tek Dinari...
Prokurori Rasim Maloku. ? Koha e Studimeve. Viti. ? dhe Udhezimet ne Grup te Studenteve te shitur tek UDB dhe tek Dinari...
Prokurori Rasim Maloku. ? Koha e Studimeve. Viti. ? dhe Udhezimet ne Grup te Studenteve te shitur tek UDB dhe tek Dinari...
Prokurori Rasim Maloku. ? Koha e Studimeve. Viti. ? dhe Udhezimet ne Grup te Studenteve te shitur tek UDB dhe tek Dinari...
Ah mehdet…
Ja fajtoret ku jane. "Cfare, kercenoi e dhunoi gruan?! Mire ia bere, per kete te shperblej moralisht me liri dhe mbyllje te njerit sy" sa gra jane vrare keshtu se ose drejtesia ose policia nuk ka vepruar sic duhet kane kthyer koken nga ana tjeter ose me keq akoma jane tallur me viktimat
Fusni në burg dhe zotin Rasim Maloku si bashkpuntor në krim.