Tre vjet burg për parakalim të gabuar? Ekspertët kundër: Rrisni gjobën, bëjeni 500 mijë lekë!

19 Shtator 2023, 21:00Kronika TEMA

Tre vjet burg për parakalim të gabuar? Ekspertët kundër:

Ndryshimet në Kodin Penal, i cili prej muajsh është duke u punuar nga një grup i gjerë ekspertësh në Ministri i Drejtësisë, duket se do të prekin edhe rregullat e qarkullimit rrugor. Në draftit  parashikohet dënimi nga gjobë deri në 3-vjet burg për parakalim të gabuar.

Eksperti i sigurisë rrugore Gëzim Hoxha dhe avokati Redi Ramaj të ftuar në emisionin "Studio Live' me gazetarin Arbër Hitaj, në Report Tv argumentuan pse janë kundër. 

Hoxha vë theksin tek ndërgjegjësimi por dhe aplikimin me gjobën. “Parakalimi është shumë i rrezikshëm kjo kërkon gjoba të rënda por jo, në asnjë mënyrë dënime me burg. Nuk mundet që pasojat e gabimeve që bën dikush të jenë kaq drastike. Parakalimi është shumë i rrezikshëm. Kjo kërkon gjoba të rënda, por në asnjë mënyrë dënime me burg” thotë Hoxha. I ndërgjegjshëm për rritjen e ndërgjegjësimit të drejtuesve të shoferëve por dhe domosdoshmërinë e ndalimit të parakalimeve të gabuara që mund të rrezikojnë dhe jetën e shoferit apo të të tjerëve, Hoxhaj propozon disafishimin e masës së gjobës. “Ne akoma nuk kemi mësuar të ecim në rrugë. Më mir vër gjobën 500 mijë lekë për parakalim të gabuar”

Si provë sjell shembullin kur u rritën gjobat për rripin e sigurimit duke rritur kështu dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve. “Në fillim shoferët nuk vinin rripin e sigurimit, pasi u dyfishuan gjobat nuk lëviz më njeri pa rrip sigurimi”

Edhe avokati Redi Ramaj në “Studio live” është kundër dënimit me burg për parakalimin e gabuar ndërsa shton se për hartimin e një drafti ligjor ekspertët duhet të konsultohen edhe me ekspertë të sigurisë rrugore.“Duhen studime pastaj të marrim masa të rëndësishme.  Është një draft që nuk plotëson kushtet teknike për tu implementuar në Kodin Penal. Ekspertët duhet të marrin dhe mendime të tjera dhe të njerëzve të specializuar.

Ramaj beson se drafti që aktualisht është ende në diskutim deri në formën e tij përfundimtare do të ketë ndryshime të tjera. “Besoj se do të ketë ndryshime të mëdha dhe nuk do të kalojë si draft në formën që është paraqitur sot” thotë Ramaj. “Duhet të bëhet një studim. Një ligj ndryshon për të sjellë të mira në shoqëri. Legjislacioni duhet alternuar me ligjin e kompanive të sigurimit” shton më tej Hoxhaj

Burg për parakalimin? Po a do ti trembë shoferët ky ndëshkim i rëndë?

"Natyrisht që do i trembë, por duhet të ecim me ndërgjegjësim që dhe pasojat e gabimet që bëjë dikush të mos jenë drastike. Ka ardhur koha që edhe ata që bëjnë projekte draftesh të shohin qarkullimet e skuterave. Problem është që nuk duhet të presim që të na bëhen si mizat e dheut por duhet ti ndalojmë tani" shton Hoxhaj.

Në draftin e siguruar nga Report Tv ekspertët kanë propozuar që të bëhen të dënueshme si vepra penale: Parakalim i gabuar, drejtimi i mjeteve duke mos respektuar sinjalistikës, drejtimi i mjeteve  në mënyrë të parregullt, mosmarrja e masave për ta bërë të dallueshëm mjetin e ndaluar ose të prishur në një distancë  të mjaftueshme, kur kjo kërkohet  për të garantuar sigurinë e qarkullimit rrugor, të cilat mund të vënë në rrezik, shëndetin dhe integritetin trupor të një personi ose të një prone me vlere të konsiderueshme. Për këto parashikohet dënimi nga gjobë deri në 3-vjet burg.

3 Komente

  1. D
    Detari

    kafshet sunite me IQ arabi. grisi patenten!

    1. N
      Niku

      Parakalimi i gabuar duhet trajtuar me metoda speciale. Kur ndalohet dikush per parandalim te gabuar, policat duhet te vene doreza boksi dhe te fillojne t'i bien ku i ha e ku i dhemb, deri sa ta shembin ne toke. Pastaj te fillojne me shkopinj gome deri sa t'i bjere te fiket. Ne kete moment duhet te vije ambulanca dhe ta transportoje per ne qeli, ku do te rrije deri sa te vije ne vete. Me pas, aplikohet gjoba 500 mije leke dhe shoferi nuk duhet te dale nga burgu deri sa gjoba te paguhet. Ai stan ate bulmet ka. Pasi njerezit te ndergjegjesohen se cfare i pret po parakaluan si loqe, atehere do shikoni sa te sjellshem do jene shoferet rrugeve.

      1. R
        Rregulla te prera

        Jo vetem kjo.Ne keto vendet balltike legjislacioni parashikon dhurimin e organeve te kundravajtesit nqs dhe shkelesi i rregullave(parakalim,semafor ,kundratabele etj) vdes ose eshte ne koma si dhe kalimin e pasurise te kundravajtesit tek pala e demtuar nqs ka raste fatale ose demtime serioze

        Lini një Përgjigje