Tritol punonjësit të Policisë në Durrës

23 Prill 2022, 09:34Kronika TEMA

Tritol punonjësit të Policisë në Durrës

Një sasi tritoli i është vënë mbrëmjen e djeshme efektivit të Policisë Hysen Gashi.

Sipas Policisë tritoli është vënë në derën e jashtme të dyqanit të tij në fshatin Katund i të Ri në Durrës. Mësohet se nga shpërthimi është dëmtuar vetëm qepeni i jashtëm i derës së dyqanit.

"Rreth orës 22:20, në fshatin Katund i të Ri, Durrës, në derën e jashtme të dyqanit të shtetasit H. G., 54 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë është  dëmtuar vetëm qepeni i jashtëm i derës së dyqanit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit", bën me dije Policia.

Lini një Përgjigje