Tronditet Kamza, një person qëllon me armë zjarri në drejtim të dy qytetarëve

24 Dhjetor 2023, 16:58Kronika TEMA
Tronditet Kamza, një person qëllon me armë zjarri në drejtim

Një i ri në Kamëz ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave pasditen sotme dhe më pas është larguar.

Autori ështe 33 vjeçari Jetmir Koleci i cili ka qëlluar ndaj Ilir Halilit dhe Astrit Halilit në rrethana ende të paqarta.


"Më datë 24.12.2023, në rrugën "OSBE", në Kamëz, shtetasi J. K., 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve I. H., 45 vjeç, dhe A. H., 39 vjeç, dhe më pas është larguar", njofton policia.


Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip "Golf", i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për kapjen e tij. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje