U kap me mbi 19 kg kanabis në valixhe në Rinas, zbardhet dëshmia e 39-vjeçarit: Kisha rënë dakord për një shpërblim prej 2 mln lekësh për ta sjellë në Tiranë

27 Maj 2025, 11:53Kronika TEMA
U kap me mbi 19 kg kanabis në valixhe në Rinas, zbardhet dëshmia

Dhimitër Shehu, 39-vjeçari nga Tepelena, u arrestua nga njësia Antidrogë e Tiranës ndërsa përpiqej të sillte nga Tajlanda, përmes një tranziti në Dubai, një valixhe që përmbante kanabis sativa me nivel të lartë të THC-së.

Gjatë marrjes në pyetje, ai ka rrëfyer të gjithë itinerarin e udhëtimit për marrjen e valixhes, por nuk ka zbuluar identitetin e personave që e kishin porositur dhe financuar këtë veprim.

Sipas deklaratës së tij, ishte pajtuar për një shpërblim prej 2 milionë lekësh të vjetra për transportimin e çantës drejt Tiranës.

Plani parashikonte që ai të shkonte në Tajlandë, ku një person i huaj do t’i dorëzonte valixhen. Takimi me këtë person ndodhi në hotelin e prenotuar, pas së cilës Shehu shkoi drejt aeroportit dhe udhëtoi për në Dubai pa hasur në ndonjë kontroll apo pengesë nga autoritetet vendase. Ai mbërriti në Rinas pa e ditur se çanta nuk ishte nisur nga Dubai.

Në aeroport, policia e informoi se bagazhi ishte ndaluar nga autoritetet e Emirateve. Fillimisht ai u akuzua për tentativë trafiku të lëndëve narkotike, por pas mbërritjes së valixhes me drogë në Shqipëri, akuza ndaj tij u përditësua në trafik të mirëfilltë narkotikësh.

 

1 Komente

  1. A
    Altin

    Dhimo mavriu,te moren me qafe kusheriri me ate tullacin 50 kilogramsh.Ishe mire me dhite e tua.I kullosje ne pyll,ne darke flije ne shtepi.Fukara ne maksimum,po haje nje cope buke ne shtepi tende. Po kusheririyt aty ne fshat ku fle keto dite,ne shtepi apo nga kocimaret?Te mori me qafe legeni o Dhimo mavriu. .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje