Drogë me vlerë 14 milionë euro në banesë, arrestohet shqiptari në Itali

27 Maj 2025, 11:14Kronika TEMA
Drogë me vlerë 14 milionë euro në banesë, arrestohet

Guardia di Finanza ka zhvilluar një operacion anti-drogë në Brescia, duke sekuestruar kokainë me vlerë 14 milionë euro në banesën e një shqiptari në Itali.

Shqiptari, i cili kishte rolin e kujdestarit të banesës ku magazinohej kokaina, ishte mbikëqyrur për një kohë të gjatë nga autoritetet dhe u vu në pranga në momentin që po hynte në shtëpi me dy çanta me lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit, iu gjetën 109 blloqe kokaine, me një peshë totale prej mbi 126 kilogramësh.

Gjithashtu u sekuestruan materiale për paketimin e drogës dhe para të gatshme që konsideroheshin si të ardhura nga aktiviteti kriminal, shkruan Rai News.

Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe kapur bashkëpunëtorët, furnizues dhe shpërndarës të mundshëm të lëndës narkotike.

1 Komente

  1. E
    Erdogan

    Po te mos ishin keta, tregetaret e droges, nuk do te ishte zhvilluar Shqiperia kaq shume. Respekte per sakrificen tuaj, pavaresisht se e beni per interes vetjak, por perfiton i gjithe kombi.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje