Vendimi i bujshëm i Gjykatës Europiane që mund të rihapë dosjet e mëdha të SPAK në Shqipëri

2 Maj 2024, 14:49Kronika TEMA

Vendimi i bujshëm i Gjykatës Europiane që mund të

Gjykata e Europiane e e Drejtësisë me seli në Luksemburg, ka marrë më datën 30 prill një vendim shumë të rëndësishëm, që mund të kthejë nga e para një sërë dosjesh të mëdha ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri, që kryesisht hetohen nga SPAK.

Bëhet fjalë për një vendim mbi të ashtuquajturat përgjime encrochat, pra të marra nga aplikacione të ndryshme online si SKY, Telegram, Whatsapp etj etj.

Në një informacion që sjell në një shkrim të tijin avokati i njohur, Gurali Brahimllari, bëhet e ditur se Gjykata e Luksemburgut, ka vendosur për të gjithë përgjimet encrochat, që të kenë statusin e njëjtë me përgjimet e tjera audio apo video. Që do të thotë, se këto përgjime, nuk quhen apriori prova, por indicie për të shkuar tek prova, e organet hetimore në këtë rast, si dhe prokuroria duhet të sjellë prova te tjera për të justifikuar akuzën.

Në shkrimin e avokatit Gurali Brahimllari, bëhet e ditur ndërmjet të tjerave se Gjykata Europiane e Drejtësisë, ka marrë shkas pikërisht nga dosja e letër porosisë së policisë franceze, që ka çuar më pas pas hekurave një numër të madh personazhesh në Shqipëri, deri edhe emra të njohur të administratës shtetërore, apo edhe jetës publike si ish-prokurorë, oficerë të lartë të politisë, por edhe personazhe të ambjenteve që kanë eksperiencë me problematikën me ligjin.

Në materialin e avokatit Brahimllari, theksohet ndërmjet të tjera se “Gjykata Europiane Drejtësisë (Dhoma e Madhe), në datën 30/04/2024, shpalli VENDIMIN për çështjen C-670/22, duke përcaktuar se transkriptet e ardhura nga autoritet gjyqësore franceze përbëjnë "përgjime të telekomunikacionit". Ky vendim i GJED-së lidhet me kërkesën e Gjykatës së Berlinit (Gjermani), mbi disa problematika të zbatimit në vendet e ndryshme të BE, të transkripteve të përgjimeve të komunikimeve të platformës Encrochat të cilat janë kryer prej autoriteteve franceze nëpërmjet një paisje teknike që ka depërtuar në trafikun e komunikimeve të bazuara në internet.

Në këtë vendim, Gjykata edhe pse konfirmon parimin e njohjes reciproke të vendimeve gjyqësore të vendeve anëtare, duke e cilësuar këtë  parim "gurin themelor" të bashkëpunimit gjyqësor në çështjet penale, kërkon që provat e dërguara nga gjykata franceze me Urdhërin Europian të Hetimit Penal, të verifikohen nga autoriteti gjyqësor i vendeve të tjera, nese janë marrë në përputhje me procedurën e parashikuar nga legjislacioni i brendshëm dhe nëse janë në harmoni me parimet e të drejtës së shtetit përkatës”.     

Një vendim i qartë, që kërkon një shqyrtim të provave në sallëën e gjyqit nga trupa gjyqësore shqiptare në rastin tonë, çka mund të sjellë një rishikim nga e para të një numri të madh procesesh, që nga Metamofroza e me radhë, ku kemi një numër shumë të madh personazh që qëndrojnë në burg.

Avokati Brahimllari, në analizën e vendimit të Gjykatës Europiane, bën të ditur se “Gjykata e BE përcakton mbrojtje më të thellë të këtyre të drejtave sepse, duke interpretuar nenin 14(7) të Direktivës, imponon gjykatësin penal kombëtar që, në kuadër të një procedimi penal të nisur në ngarkim të një personi të dyshuar për veprime kriminale, të mos i konsiderojë si provë informacionet e ardhura, nëse të dyshuarit dhe mbrojtes së  tij nuk u jepet mundësi të bëjnë mbrojtje efektive, apo të paraqesin në mënyrë efikase verejtjet e tyre, për këto informacione, të cilaj kanë ndikim thelbësor në vlerësimin e fakteve”.

Por çdo të ndodhë me proceset e nisura deri më sot, që si bazë kanë letër porositë të bazuara në përgjimet e aplikacioneve online? Gjasat janë që çdo rast të vijojë në mënyrë individuale, nga kërkesat që pala mbrojtëse mund të kërkojë aplikimin e vendimit të Gjykatës Europiane. 

TemA

9 Komente

  1. J
    Jurist ne kohen e lire

    Gjykata Europiane e Drejtesise eshte ne Luksemburg, jo ne Strasburg. Ne Strasburg eshte Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut. Vendimi ne fjale eshte dhene nga GjED ne Luksemburg. Vendimet e kesaj gjykate, ndryshe nga ato te GJEDNJ, formalisht nuk jane te detyrueshme per Shqiperine. Por politikisht dhe si precedente juridike nuk mund te injorohen.

    Përgjigjjuni
    1. k
      kazani mediatik

      Ky qe e kq bere kete shkrim mund te jete konsultuar me ndonje jurist te plepave,keshtu e sipas tij interpretimi qendron sipas tij.Po nuk u larguan nga sistemi i drejtesise keto plehera Berishjane ,te tilla interpretime do te kemi gjithje.

      Përgjigjjuni
      1. x
        xheJ.eN.Bi

        O jurist me kë sy e lexove shkrimin ,me atë me xham apo atë pa xham ?Po edhe shkrimi në Luksenburg e ka shkruar.

        Përgjigjjuni
      2. T
        Të gjithë vjedhin e të gjithë dalin të ndershëm

        Mirë o guralec se na ngopet me lajme,por në spak flenë,Monika Iliri Saliu e Rama e co nuk e rrujne

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vlonjati 12

          Jo mo , jo . SPAK - po zbulon ynere te tjera per keta hajdutet Like floriri e kompani , se ato qe i ka vjedhur i kane hedhur ne emer te familjareve , thua se vjehrra dhe babai i Likes jane milionere . Haka vonon po nuk harron

          Përgjigjjuni
        2. N
          Na myten

          E vetmja prove mbetet ajo qe futi Al Caponen ne burg. Justifikimi i parave. Te tjera nuk provohen. Ndalohet karakurva ne mes te rruges me makine 100 mije Euro dhe i thuhet sill faturat te marresh makinen. I futesh ne shtepi dhe i kerkon faturat deri te krruajtesve te dhembeve. I heq vetratat dhe dyert nga muret bahske me chillerat dhe ta shohim pastaj se si jeton. Deri atehere do na kete mbire bari

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sokol Balla

            E hengri edhe Lenini I Librazhdit shoku Tualet Palla dmth Balla.300 ore "biseda" per mall para dhe vota

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kazier soza

              Bravo Ylli Manjani qe hedh ne drite pislliqet e ksaj gjykate te korruptuar!!

              Përgjigjjuni
              1. K
                Km

                Une e gjukoj te drejte vendimin e kesaj gjukates.Pergjimet nuk Jane fakte.Pergjimet mund te jene Edhe te bisedave te stisura qellimisht per te implikuar te tjeret."une"bisedoj me "ate" dhe i them :-"mos e rruj per Taulantin se e mbyll une.Ti vazhdon punen .Taulantin eshte Yni".Dhe kjo nuk perbene prove,por nje shkak per te nisur hetim,per te gjetur proven.Saimir Tahirin eshte denuar vetem se permendet emrin Saimiri,madje as mbiemrin.Pas disa kohesh nga denimit,lexova ne shtyp se emrin Saimiri i perkiste nje personi nga Kavaja.Pasgaj doli se Ka perdorura ish makinen qe ia kish shitur nje personi.Mund Edhe te perdoret makinat e tjetrit,me Akt noterial perdorimin.Kam nevoje ne nje Moment qe jam pa' makines dhe ia marr atij qe ia shita per perdorim me Akt noterial.Por kjo nuk eshte prove se jam Antare i nje gruppi kriminale,apo i perfshire ne Ve PP rimtari kriminale.Dhe akuza per Tahirin Ra,por ate e mbajten ne Burg per Shperdorim detyre.E cfare Shperdorim? Shqiperia ishte e kanabizuar qe ne 1992.E pranoi hapur Saliu paktin politike "ti voten,une kanabisin".Pse drejtesia nuk e hetoi kete pranim krimit?Ndersa ate qe shkaterroi mbrvveterine e kanabisit te Sali..ut e mbajten dvomosdo ne Burg.Dosja e Saimiri Tahirit duhet te jete e para qe duhet te hapet.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje