E rëndë në Dropull, dhunohet për vdekje çifti i të moshuarve

2 Maj 2024, 10:12Kronika TEMA
E rëndë në Dropull, dhunohet për vdekje çifti i

Një ngjarje e rëndë u shënua sot në fshatin Bodrishtë Bashkia Dropull.

Çifti i të moshuarve Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe janë gjetur të pajetë dhe me shenja dhune në trup. Dyshimet e para flasin se kemi të bëjmë me krim. 

E moshuara 88 vjeçare u gjet e pajetë në banesë, ndërsa Kosta Ilia u gjet i vdekur në oborr.

Policia ka shkuar në vendngjarje ku po merret me hetimin e këtij krimi.

Lini një Përgjigje