“Banesat e dy personazheve të ekranit u kontrolluan nga SPAK”, Karamuço: Politikanë të lartë nën hetim, hetuesit janë llahtarisur nga ato që kanë parë

2 Maj 2024, 09:28Kronika TEMA
“Banesat e dy personazheve të ekranit u kontrolluan nga SPAK”,

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tregoi se së fundmi janë kontrolluar nga SPAK banesat e dy personazheve të ekranit, ku i janë sekuestruar telefona dhe pajisje të tjera komunikimi.

Karamuço tha i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Top Story” se disa politikanë të lartë janë nën hetim për transaksionet dhe pasuritë që ata zotërojnë.

Karamuço: Meqë jemi tek korrupsioni, aktualisht është duke u zhvilluar një kontroll i madh në disa banesa në Tiranë nga ana e SPAK-ut.

Dy prej tyre i përkasin njerëzve që ne i njohim në ekranet tona. Njërit prej tyre dje në njërën prej shtëpive i janë bllokuar celularë dhe pajisje të tjera të komunikimit.

Grida Duma: Si i njohim në ekranet tona, në çfarë kuptimi?

Karamuço: Janë njerëz të ekranit që dyshohet se janë të lidhur me politikanë shumë të lartë të vendit dhe mendohet që mund të jenë bërë bashkëpunëtorë për pastrimin e produkteve të veprave penale.

Ndërkohë është edhe një grua e moshuar e cila po hetohet si latifondistja më e madhe e rrethinave të Tiranës mbas Toptanësve, por e viteve të fundit që ka toka pafund deri në Rinas.

Grida Duma: Për çfarë hetohet?

Karamuço: Për pastrim të produkteve të veprës penale edhe ajo, transaksione dhe asete në emrin e saj.

Grida Duma: Kur shfaqet për publikun kjo e dhënë se cilët po hetohen me emra?

Karamuço: Janë politikanë të lartë që tani po hetohen dhe janë në fazën e fundit të asaj që ne i themi hinka për të dalë në konkluzione. Vijnë pafund kartela pasurie që shikohen transaksione të reja dhe është një çmenduri.

Ata aty janë llahtarisur nga gjërat që po ju vijnë në burime të ndryshme, nga institucionet shqiptare, lidhur me pasuritë se si janë ngurtësuar, transferuar dhe pastaj janë munduar të fshihen gjurmët.

10 Komente

  1. T
    T

    Olti curri bythqimi I peshtire .kta po e bejne.shtetin.tani kurvat.

    Përgjigjjuni
    1. m
      marko 99910

      shume zhurem per asgje , 00000000000 me bisht jeni krejt ju plera , anal osta e krejt pa perjashtim

      Përgjigjjuni
      1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

        Janë bërë monumente, pallate të lëna përgjysmë,toka në zona të preferuar, prej më shumë se 20 vite , nuk janë në përdorim. Admin janë të besuarit e ish LSI !

        Përgjigjjuni
        1. P
          Parole parole për tru shplarët

          Pa kanë parë more aman,na e thuaj edhe ne të llahtarisemi e të bëjmë pak gallatë,se do ja rruni atyre që nuk e rrujnë për spak

          Përgjigjjuni
          1. M
            Maks

            Ore nxir emra te ketyre qe te besohet Tua shikojm fytyren qe nga brek grisur u bene miliardera

            Përgjigjjuni
            1. 5
              5d apo 6d

              Ministrat e rames dhe velise qe Jane future ne thesin e korrupsionin gazetaret re felliqur si mero baze. Te korruptuar qe ngrene vila madheshtire me paret e inceneratoreve dhe u mbuloj e bythen ktij joerupsioni

              Përgjigjjuni
              1. a
                adem

                po nuk jane vetem ata. mos degji Berishen qe po ndot vendin. Korrupsioni nuk ka parti. Shume kush per te mbrojtur veten shpif per te tjeret. Vetem faktet jane kokeforta. Shteti po forcohet se eshte forcuar drejtesia. Dje nuk kishim drejtesi dhe dukej hjadutlleku e korrupsioni sikur nuk egzistonin. Tani po kapen. Kush po i kap plehrat/ Meta me Berishen? qneke kokerr injoranti.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Artan

                  Bravo! Cdo dite me preparation shkohet por, mundesite ishin per tu kujdesur me shume per popullin. Bie fjala, kur realiteti njihej mire, pse nuk u mendua edhe per zevendesimet? Psh, me qe jurists ka plote pse nuk e ndryshuan edhe nenin per ti lejuar ata qe te permbushin detyren e gjyqtarit?! Kriteri kryesor mbetet ana subjective!!! Kjo imponon kontrollin por edhe detyren e shtetit per ta realizuar, me cdo kusht, kete pjese sh te rendesishme te ekzistences se vete shtetit.

                  Përgjigjjuni
                2. M
                  Mero

                  Po kari po ......

                  Përgjigjjuni
                3. z
                  zhigolo

                  A thua në këtë valle është edhe Blendi Fevziu - Toptani fallco?!!!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje