EMRAT/ Shisnin drogë në lokalet e natës e afër shkollave në Tiranë, arrestohen 20 persona, 10 në kërkim

2 Maj 2024, 09:44Kronika TEMA
EMRAT/ Shisnin drogë në lokalet e natës e afër shkollave

Policia e Tiranës ka ndërmarrë një operacion antidroge, ndërsa ka vënë pas hekurave rreth 20 persona.

Sipas informacioneve në total janë mbi 30 masa arresti për persona të dyshuar në shpërndarjen e lëndëve narkotike në kryeqytet.


Sakaq, të arrestuarit dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave dhe lokaleve të natës. Operacioni u zhvillua nga sektori kundër narkotikëve në Policinë e Tiranës. Nga ky aksion mësohet se janë sekuestruar lëndë narkotike kokainë, vlera monetare etj. 


I përfshirë në këtë grup është dhe Enea Sulejmani, i arrestuar më 22 mars në Rrugën e Kavajës në tentativë për t'iu larguar agjentëve të Antidrogës, pasi tentoi t’i përplasë me makinë. Kreu i Transportit Ndërqytetës, Sulejmani u ka me 1 kg kokainë në makinë ndërsa me të ishin edhe dy të tjerë Igli Begaj, Shkëlqim Osteni, të cilëT ndodhen në burg.

Pjesë e këtij grupi akuzohet se ishte edhe efektivi i RENA-s, Ervis Shkurta. Ai akuzohet se bashkëpunonte me grupin që do shkëmbenin 1 kg kokainë dhe në momentin kur Sulejmani ka përplasur agjentët e Antidriogës, Shkurta ka njoftuar grupin tjetër që të largohet.

EMRAT E TË ARRESTUARVE

Rei Ramushi,

Emiljano Birja,

Abdullah Zyberi,

Albjo Shkira,

Kevin Nazari,

Amarildo Jashari,

Florjan Çepa,

Ibez Zebi,

Florjan Miha,

Erol Bardhoshi,

Andrin Bajraktari,

Emiljano Maksutaj,

Hamza Firi,

Albi Bulku,

Maringlen Kolaj,

Armando Disha,

Klodjan Lena,

Altmir Mustafaraj,

Gentjan Agaj,

Flori Lime.

Lini një Përgjigje