Vettingu në Shqipëri, VOA: Më shumë se gjysma e prokurorëve dhe gjykatësve kanë dalë nga sistemi

11 Dhjetor 2022, 10:00Kronika TEMA

Vettingu në Shqipëri, VOA: Më shumë se gjysma e

Në Shqipëri, gati 70 përqind e gjykatësve dhe prokurorëve, i janë nënshtruar deri tani procesit të rivlerësimit, i njohur dhe me termin vetting.

Prej tyre vetëm më pak se gjysma kanë mundur të konfirmohen në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK). Të dhënat janë bërë të ditura nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) në një bilanc të procesit deri në fund të muajit nëntor.

Sipas këtyre të dhënave, janë 214 shkarkime, 230 konfirmime në detyrë, 133 vendime për pushimin e procesit të rivlerësimit nga të cilët 95 për dorëheqje dhe 38 për arsye të tjera. Pas vendimeve të Kolegjit të Posaçëm të Apelit (KPA), 3 pushime për shkak të vendimeve të dorëheqjes , janë ndryshuar në pushime për arsye të tjera, ndërsa për 6 raste të tjera është dhënë vendimi i pezullimit nga detyra.

 


Nga ana e tij Kolegji ka marrë 168 vendime, nga të cilat janë lënë në fuqi 123 vendimeve të KPK-së, ose gati 75 përqind të totalit të rasteve të shqyrtuara.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është shkalla e parë e procesit të rivlerësimit, dhe fjala e fundit i takon Kolegjit të Posaçëm, vendimet e të cilit janë të paapelueshme. Deri më tani, janë 432 subjekte që i nënshtrohen rivlerësimit, për të cilët procesi është përmbyllur tërësisht, dhe prej tyre 185 janë konfirmuar, 113 janë shkarkuar dhe për 134 u mor vendimi i pushimit, prej të cilëve 93 për shkak të dorëheqjes.

Procesi i rivlerësimit do të duhej të përfundonte në qershor të këtij viti, por ai u shty për deri në fund të vitit 2024, duke i dhënë kohë organeve të vettingut që të përmbyllin punën. Vendimi u mor në muajin shkurt nga parlamenti, falë dhe këmbënguljes si të Shteteve të Bashkuara ashtu dhe të BE-së./Zëri i Amerikës

3 Komente

  1. k
    k

    Sikur të ishte bërë me standartet perëndimore do kishin dalë 100% nga sistemi i drejtësisë ose korrupsionit.

    Përgjigjjuni
    1. t
      tata luigji

      Kane dal jashte sistemit por po tallin karin me shtetin, me miliona dollar pasuri GJIN GJONET do permbysin shtetin dhe vetingun made in KRAJA qe asnje nga keto nuk eshte i pandehur dhe mbrapa hekurave SHQIPERIA NUK BEHET ME SHQIPETAR. KA THENE AI BURRI I MENCUR

      Përgjigjjuni
      1. J
        Janina kryeqytet i Shqiperise Etnike

        Per sa kohe Sali Berisha ju dhjet ne goje drejtesine, mos numeroni suksese se u bete gaz i botes! Reforma ne Drejtesi ishte deshtimi me mizarabel, i bashkepunimit ineficent, kaotik, diletant, diskriminues, rracor te dy superfuqive dekadente kolonialiste dhe imperialiste, mbi Shqiperine e perdhosur dhe te rrenuar. Sukses Perendimor i tipit te Bosnje Hercegovines.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje