Dalin pamjet e autorit të dyshuar të atentatit të dështuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Në pamje e kapura nga kamerat e sigurisë shihet autori i pamaskuar teksa largohet i qetë duke ndezur një cigare.
Ngjarja ndodhi rreth orës 06:45 në rrugën Don Bosko, ku një person ka qëlluar me armë në drejtim të makinës që drejtohej nga shtetasi Rudolf Zefi.
Ky i fundit është shprehur se nuk ka pasur konflikt me askënd dhe ka qenë i vetëm më makinë, ndërsa autori në këmbë. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorit.
Lini një Përgjigje