Ky është momenti kur hidhet lënda plasëse në lokalin e 24-vjeçarit Oltjon Muçaj, në Kamëz.
Siç duket nga pamjet e siguruara nga Klan News, i riu ka zbritur nga mjeti ku ndodhej pasagjer dhe ka hedhur lëndën plasëse në drejtim të lokalit.
Ndërkohë si pasojë është dëmtuar fasada e jashtme e lokalit dhe janë thyer disa xhama. Policia thotë se nuk ka të lënduar. Lokali ishte marrë me qira nga 24-vjeçari Oltjon Muçaj.
Rrethanat e kësaj ngjarjeje mbeten të paqarta. Policia po vijon hetimet për të zbuluar shkaqet e vendosjes së lëndës plasëse dhe kapjen e autorit/ëve.
E more Edi Rama more qen e ktheve Shqiperine ne zone lufte ku ligjin e bejne bandat.