Zbardhen detaje nga vrasja e Edmond Papës, autori e priti 1 orë e 30 minuta

19 Dhjetor 2022, 16:20Kronika TEMA

Zbardhen detaje nga vrasja e Edmond Papës, autori e priti 1 orë e 30

Rreth 1 orë e 30 minuta e priti autori në afërsi të bar kafes 49-vjeçarin, Edmond Papa për ta ekzekutuar.


Burime nga grupi hetimor i thanë Tv Klan se vetëm 5 minuta pasi viktima mbërriti në shtëpinë e vëllait rreth orës 15.00, ekzekutori u fiksua nga kamerat e sigurisë në lagjen Fadil Bodinaku.

Ardhja e tij fill pas viktimës, ka shtyrë hetuesit të dyshojnë se për lëvizjet e biznesmenit, autori të jetë ndihmuar nga persona të tjerë.

Për të verifikuar këto dyshime, grupi hetimor po analizon dhe lëvizjet e 49-vjeçarit  përpara ekzekutimit. Gjithashtu po grumbullon pamje filmike të vendeve të frekuentuara prej tij në Tiranë gjatë së premtes.  

2 janë pistat kryesore ku policia dhe prokuroria ka përqëndruar hetimet. E shkuara kriminale e viktimës në fushën e narkotikëve si brenda dhe jashtë vendit, si dhe ndonjë konflikt i kohëve të fundit.

Për ngjarjen në polici janë marrë në pyetje dhjetra persona, ndërsa pritet që deklarime të japin edhe kontaktet e fundit të 49-vjeçarit me vendbanim në Sarandë.

1 Komente

  1. g
    gazetari i moshuar

    O zot sa legene mashtrues e injorante i kemi keta karzetaret investigative.Policia e prokuroria deklarojne se skane akoma nje piste te sakte per shkaqet e vrasjes e jo me indicie per autorin keta pa piken e turpit deklarojne se autori i vrasjes e ka pritur nje ore e gjysem viktimen deri sa e vrau.O prokurore po kapeni per bythe kete gazetarin e detyroheni te flase e fteje si qenka kjo e vertete sipas tyre ne te kunderten rraseni brenda per mashtrim me dashje te opinionit publik

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje