Zbardhet dosja: Si ndodhi shpërthimi në Lushnjë! Objekti në shkelje të lejes së ndërtimit. Qiramarrës Shaqir Kasapi dhe Saimir Korreshi (deputet i PD)

4 Mars 2024, 16:39Kronika TEMA
Zbardhet dosja: Si ndodhi shpërthimi në Lushnjë! Objekti në

Zbardhet dosja hetimore mbi shpërthimin e fuqishëm në Lushnje në 1 mars pranë magazinës në ndërtim ku për pasojë humbën jetën 2 persona dhe u plagosën shtatë të tjerë, mes tyre edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela dhe qe shfrytezohej nga deputeti i PD Saimir Koreshi.

Në dosje bazuar në hetimet paraprake shpjegohet dhe shkaku i shpërthimit. Ekspertët e policisë së Lushnjës kanë dalë në përfundim se shpërthimi në kapanonin në pronësi të deputetit të Partisë Socialiste, Bujar Çela në lagjen e “Karbunarë e madhe”, ka ndodhur për shkak të një avarie në punë.

“Nga hetimet e kryera dhe nga konkluzionet paraprake të ekspertëve dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një avari që ka ndodhur gjatë procesit të punës që kryente viktima Roland Hoxha për prerjen dhe çmontimin e disa profileve të hekurit duke përdorur flakën me nxehtësi të lartë që prodhohet nga djegia dhe përzierja e oksigjenit me Acetilenin.

Kjo avari ka bërë që një nga bombolat e cila dyshohet të këtë qenë më përmbajtje gazi acetilen ka shpërthyer duke shkaktuar dhe dëmet me pasojë humbjen e jetës së dy shtetasve, plagosjen e shtate të tjerëve dhe dëmtimin e objektit, banesave dhe e bizneseve përreth”, thuhet në dosje.

Subjekti që ka kryer punime rezulton se ka tejkaluar lejen e ndërtimit të dhënë nga bashkia Lushnjë.

“Nisuar nga hetimet paraprake të kryera nën drejtimin e Prokurorise Prane Gjykates së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Fier  ka rezultuar se për objektin ku ka ndodhur shpërthimi, nga Bashkia Lushnje, në muajin shtator 2023 është miratuar leja ndërtimore për objekt 1 kat për tregtimin dhe magazinimin e materialeve te ndryshme në emër te shtetasit Bujar Çela me afat 1 vjeçar, por që pas aktit të konstatimit të datës 02.03,2024 nga Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit bashkia Lushnje ka rezultuar se subjekti që ka kryer punimet ne objekt ka tejkaluar lejen e ndërtimit të dhënë nga Bashkia Lushnje”, sqarohet më tej në dosjen e siguruar nga Report Tv. 

“Për sa më sipër nga tërësia e materialeve hetimore të deritanishme rezulton se jemi para veprave penale të Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë parashikuar nga neni 289/2 të Kodit penal, Shkatërrim i pronës nga pakujdesia të parashikuar nga neni 161 i K.penal dhe ndërtimit të paligjshëm të parashikuar nga neni 199/a  i Kodit penal. U kryen te gjitha veprimet e para hetimore dhe materialet i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale të “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë parashikuar nga neni 289/2 të Kodit penal, Shkatërrim i pronës nga pakujdesia të parashikuar nga neni 161 i K.Penal dhe ndërtimit të paligjshëm të parashikuar nga neni 199/a  i Kodit penal.”

Sipas dosjes ambienti në pronësi të deputetit Çela shfrytëzohej edhe nga shtetasit, Shaqir Kasapi dhe Saimir Korreshi.

“Nga kqyrja vihet re se ne ambientin e perbashket ne anen veriperndimore gjendet magazine në ndërtim e siper e shtetasit Bujar Çela, po kete  ane verilindore  gjendet magazine ne përdorim  nga shtetasi Shaqir  Kasapi dhe ne anen  veri-lindore gjendet magazina ne perdorim nga shtetasi Saimir Korreshi,” thuhet në dosje. 

4 Komente

  1. b
    bimi

    Çudi e madhe kjo puna e gazetareve!!!!! Leja e ndertimit eshte dhene ne shtator 2023 me afat 1 - vjeçar nga Bashkia Lushnje..... dhe çudia eshte se me date 2 mars 2024 paska mbaruar afati 1-vjeçar i lejes!!!!!!!! Per nder jeni te papare!

    1. D
      Doktorri

      Po ça pritet? Pse nuk arrestohet deputeti?...... . Apo që të arrestohesh duhet që ndërtimi të jetë kasolle për pulat apo avlli shtëpie?

      1. Eduart

        ne rradhe te pare ngushellime per te dy viktimate qe nderruane jete eshte shume e dhimbeshme .e dyta inspektoriati i larte i punes i cili paguhete nga taksate e qytetarve shqipetare duhete te tregoijne te verteten dhe te vendosi perpara ligjite dhe dreitesise cdo persone dhe ace me shume cdo deputete qe shkele ligjine dhe kodine e punes se ne raste se deputeti ka bere cfare te doije aije per veten e ti dhe te tjeret shkoij e ne burge se hapine nje dere apo nje dritare kjo nuke ka kuptime une uroije dreitesine ti vendosi perpara ligjite cdo deputet te majte e te djathte qe jane ligjevanes dhe shkeline ligjine fale autoriteteve qe munde te kene dhe inkurajoije familjene e te ndjerve dhe te plagosurve qe ketyre deputeteve tu kerkoijne demshperblime panvarsishte se nuke do ju ktheijne jeten e humbure mbrapshe pore duhete pa tjeter qe keto te demshperbleijne te gjithe pa perjashtime si njerzite ashtu edhe shtepite dhe biznesete e demtuara

        1. R
          Renato

          E mo njerëz, e shikoni ku shkon babzia, ky fëlliqësira që shkon me shalqi e domate në kuvend, ky që kërkon dhe ju vjen gjynah për popullin. Ky jo deputet, por dhe duhet ti ndalohet hyrja në tiranë, vetëm rrotull kallamishtave të gradishtes, të ndërrojë mbretërinë me skocezin që jeton atje.

          Lini një Përgjigje