Arkivat e hapura në Himarë/ Drejtoria e përgjithshme e Arkivave ekspozitë pranë detit!

3 Shtator 2024, 14:18Kulturë TEMA
Arkivat e hapura në Himarë/ Drejtoria e përgjithshme e Arkivave

Në mbyllje të këtij sezoni veror, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) u ndal në një prej perlave joniane, për të sjellë pranë pushuesve ekspozitën dokumentare dhe fotografike “Himara në dokumentet e Arkivit Qendror Shtetëror”.

Në bashkëpunim me Bashkinë e Himarës, DPA-ja shpalosi përgjatë shëtitores së qytetit një rrëfim mbi bukurinë e përveçme të rivierës dhe veprimtaritë publike të atyshme, në gjysmën e parë të shek. XX.

Përmes prezantimit të ekspozitave, DPA-ja synon promovimin e pasurisë dokumentare kombëtare dhe njohjen e së shkuarës, duke frymëzuar një të nesërme shpresëplotë.

Mes materialeve të përzgjedhura për ekspozim, bënin pjesë:

Kërkesa e vitit 1922 për krijimin e Bashkisë së Himarës, gjer asokohe nënprefekturë e Vlorës;

Korrenspondenca mes banorëve të zonës dhe autoriteteve shtetërore mbi probleme të përgjithshme;

Kërkesa për rindërtimin e skelës së portit;

Kërkesa për krijimin e një flote kombëtare tregtare. A.K./TemA

1 Komente

  1. L
    Leonidha

    Bravo Ardit. Drita duhet te ndricoje dhe te mposhte erresiren. Disa duan te mbajne erresirren qe te tjeret te mos shohin te verteten. Pavaresisht efektit mendoj qe e verteta duhet te thuhet dhe te mos mbahet poshte krevatit. Se nuk i sherben askujt. Duhet me teper figura te bashkohen per te treguar te verteten e himares shqiptare.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje