Arti shqiptar në zi! Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Lutfi Hoxha

10 Shtator 2023, 12:00Kulturë TEMA

Arti shqiptar në zi! Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Lutfi Hoxha

Ndahet nga jeta në moshën 89 vjeçare 'Mjeshtri i Madh', Lutfi Hoxha, aktor i dhjetëra roleve në teatër dhe kinematografi. 

Lajmin e ka bërë të ditur Teatri “Aleksandër Moisiu” ditën e sotme nëpërmjet një njoftimi:


“Qofsh i dritës engjëll i mirë e i bardhë. Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga gjiri ynë artistik i xhevahirit të fundit të plejadës së Artë të Teatrit "Aleksandër Moisiu". Lutfi Hoxha e jetoi këtë jetë në skenë, aty ku dha gjithçka”.


Për shumë dashamirës të filmit shqiptar, Hoxha është babai i Tilit në filmin “Shoku ynë Tili’. Homazhet për Mjeshtrin Hoxha do të mbahen nesër në Teatrin "A.Moisiu".

5 Komente

  1. E
    E verteta dhemb....

    Nderin Lutua e ka m'xhamie e jo ne theatro... rahmet past.

    1. A
      Artdashësi

      Ngushëllime të përzemërta familjes dhe artit të kombit tonë.

      1. V
        Vranakonti

        Artisti Lutfi Hoxha eshte nje nga artistet me origjinal.Rolete tij ne kinema apo ne teater ishin te mirepritur dhe i shikonim me kenaqesi. Ngushellime dhe u mpreft ne paqe.

        1. L
          LORA

          Mirenjohje per krijimtarine kinematografike te Lutfi Hoxhes.Ate te teatrit nuk ia njoh. Per mua ka qene nje artist me miresi dhe fryme humane te spikatur dhe krejt I natyrshem ne rolet e tij. I qofte dheu I lehte.

          1. D
            Drini

            Artist i madh! U prefte ne paqe!

            Lini një Përgjigje