Kur Nënë Tereza zbriti në Rinas në vitin 1989 “...për të puthur tokën shqiptare përpara se të vdesë”

5 Shtator 2023, 20:09Kulturë TEMA
Kur Nënë Tereza zbriti në Rinas në vitin 1989

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” ka postuar në rrjetet e veta sociale dy fotografi historike: Momentin kur shenjtorja Nënë Tereza prek tokën shqiptare për herë të parë pas dekada vitesh pritje.

“Në gusht të 1989-ës, pas shumë vitesh refuzimi të vizës hyrëse nga ana e autoriteteve komuniste, me dëshirën “…për të puthur tokën shqiptare përpara se të vdesë”, Nënë Tereza vjen në një vizitë zyrtare disa ditore gjatë të cilës ndalon edhe në varrezat e Tiranës, aty ku prehen eshtrat e së ëmës Drandes e të motrës Ages, të cilat nuk i kishte takuar më mbas largimit nga familja në vitin 1928.

Vizita e saj, e organizuar dhe e kontrolluar nga zyrtarët e kohës, do të përcillej në mediat e huaja nga fotoreporteri Michel Setboun, i cili rastis në Shqipëri edhe në marsin e vitit 1991, teksa kremtohen meshët e para mbas një periudhe të errët ateizmi. Në kishën e Tiranës e në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, Nënë Tereza e Kalkutës, çmim Nobel për paqen, i drejtohej me lutje popullit shqiptar.

E përkujtojmë sot në Ditën e Shenjtërimit të saj, me këtë përzgjedhje imazhesh nga Michel Setboun, disa prej të cilave pjesë e ekspozitës “Michel Setboun, fotoreporteri në kohën e duhur”, çelur në Muzeun Marubi gjatë vitit 2022”, shkruan Muzeu Marubi.

2 Komente

  1. Z
    Zoti ben gjithcka ! Hamanetin e hariti !

    Zonje tamam Princesa e Perendise dhe e Zotit ! Ndjehemi krenar qe njerezimi pati nje Hyjnore te tille. Nderkohe dhe dhimbje qe e vuajti me vite te tera per te ardhur prane pjese se Families se saje ! Zoti e bekofte dhe ne jeten ku perjetesohen eshtrat e saje . Mallkuar qofshin ata qe kundershtuan ardhjen e saje ne shume vitet e kaluara.. Bekuar qofte Hamin..

    Përgjigjjuni
    1. d
      dsa

      Tek shkallet e avionit e pret e maskuar si oficere Monika Kryemadhi, ashty sic priti edhe Priceshen shqiptare gruan e kontrabandistit te armeve naltmadhnis se tij gjytyrimit Leka i I.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje