Shkrimtari Gazmend Kapllani në Tiranë më 4 Shtator. Prezanton librat e tij tek Instituti Italian i Kulturës 

28 Gusht 2023, 12:33Kulturë TEMA

 Shkrimtari Gazmend Kapllani në Tiranë më 4 Shtator. Prezanton


Të Hënën ne datën 4 Shtator, ora 18:00 Instituti Italian i Kulturës organizon ne Tirane një prezantim dhe bashkëbisedim rreth librave të shkrimtarit shqiptar Gazmend Kapllani.  
Bashke me të do të jetë z. Fabio Rocchi me të cilin do të bashkëbisedojnë për artin e shkrimit dhe udhëtimit, identitetin, emigracionin, totalitarizmin, kujtesën dhe harresën. 
Në një postim të tij shkrimtari Kapllani thotë se do të flas pak edhe per Shqipërinë e sotme përderisa kam tre vjet qe studioj me hollësi nje rast shume personal ne Ksamil, i cili dikur do behet edhe libër. 
Takimi do zhvillohet ne EU House - Rruga Papa Gjon Pali II, Tirane pranë Ambasadës Italiane. 
Bashkëbisedimi do jete ne Italisht dhe Shqip.  
Gazmend Kapllani u bë I njohur fillimisht si shkrimtar në Greqi ku jetoi për gati dy dekada. Ai punoi si gazetar në shtypin grek dhe botoi disa libra. Aktualisht jeton në SHBA qe nga viti 2019 është drejtor i Katedres se Albanologjise Hidai “Eddie” Bregu ne Universitetin DePaul ne Chicago (katedra e pare e albanologjise ne historine e Universiteteve Amerikane). 

 

 

Lini një Përgjigje