Kalaja e Lëkursit në Sarandë kalon nën menaxhimin e Ministrisë së Kulturës

27 Gusht 2023, 10:20Kulturë TEMA

Kalaja e Lëkursit në Sarandë kalon nën menaxhimin e

Qeveria mori vendimin për të kaluar Kalanë e Lëkursit, e cila ndodhet rreth 2 km në juglindje të qytetit të Sarandaës, në administrim të Ministrisë së Kulturës.
Sipas vendimit të marrë më 24 gusht 2023, kalaja me sipërfaqe totale 8.211,4 m2, por dhe 7 ndërtesat që ndodhen në këtë kala do t'i kalojnë nën administrim Ministrisë së Kulturës.
Qeveria ka ngarkuar Ministrinë e Kulturës dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Kalaja e Lëkursit ndodhet në një kodër në formë piramide në 250 metra lartësi.
Mendohet se Lëkursi ka qenë vendbanimi kryesor i zonës gjatë gjithë periudhës mesjetare, ndërkohë që përmendet për herë të parë në dokumentet osmane të viteve 1431-1432.
Shumë historianë mendojnë se fshati është ndërtuar rreth viteve 1537 në kohën kur Sulltan Sulejmani sulmoi Korfuzin dhe i lindi si domosdoshmëri kontrolli i skelës së Sarandës dhe rrugës Sarandë-Butrint.
Sot rrënojat e këtij vendbanimi dallohen ende, mes të cilave shtëpitë e braktisura dhe një kishë e një periudhe më të vonë. Ky është një destinacion për këdo që preferon të kombinojë turizmin historik me atë të aventurës.

2 Komente

  1. H
    Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

    Duhet ta marre ministria, qe pastaj të ketë mundesi t'ja jape dikujt licencen per resort turistik "duke ruajtur arkitekturen dhe trashegimine kulturore të ambjentit perqark." Perifrazime ka plot pastaj. Ta gëzojë licencen ai qe ka aplikuar, se vendimi është gati.

    1. G
      Grabites te noteruar te pasurive shqiptare

      Normal, sic u be me Butrintin.... Investitori strategjik eshte vjedhje "e licensuar" nga shteti...

    Lini një Përgjigje