Jep dorëheqjen drejtori i Muzeut Britanik, pas një sërë vjedhjesh në institucion

25 Gusht 2023, 19:52Kulturë TEMA
Jep dorëheqjen drejtori i Muzeut Britanik, pas një sërë

Drejtori i Muzeut Britanik, Hartwig Fischer, ka njoftuar dorëheqjen e tij me efekt të menjëhershëm pas vjedhjeve të supozuara të objekteve nga institucioni qendror i Londrës.

Vitet e fundit, ka pasur një sërë vjedhjesh të artefakteve të cilat kanë nxjerrë në pah mangësi të rënda në aspektin e sigurisë.

“Përgjegjësia për këtë dështim i takon në fund të fundit drejtorit”, pranoi Fischer, duke shtuar se muzeu i famshëm i Londrës “nuk ka qenë në gjendje të japë përgjigje adekuate”.

Muzeu Britanik shkarkoi një punonjës javën e kaluar pasi disa sende u zhdukën. Sipas raporteve nga BBC, policia po hetonte disa thesare të humbura, “të vjedhura ose të dëmtuara”, duke specifikuar se bëhet fjalë për ar, xhevahire dhe gurë të çmuar.

1 Komente

  1. P
    Pergjegjsia personale

    PSE duhet te jape dorheqjen drejtori, kur dikush tjeter vjedh ???? Nuk ka pergjegjsi personale atje, si tek qeveria e "gjigandit"

    Lini një Përgjigje