Ka vdekur në moshën 80-vjeçare kantautori i famshëm italian, Toto Cutugno. Ai ishte i shtruar prej disa javësh në një spital të Milanos.
Lajmin e ka dhënë për ANSA menaxheri i tij, Danilo Mancuso.
“Pas një sëmundjeje të gjatë, gjendja shëndetësore e këngëtarit u rëndua muajt e fundit”, u shpreh menaxheri.
Cutugno u bë i famshëm në vitin 1983, kur në festivalin e Sanremos këndoi këngën “L’italiano”. Edhe pse kënga e tij doli vetëm në vend të pestë, ajo u bë e njohur në të gjithë botën falë turneve që zhvilloi nëpër botë.
Toto Cutugno ka qenë një nga këngëtarët italianë më të suksesshëm në histori, me më shumë se 100 milionë disqe të shitura.
Ai ka marrë pjesë në 15 edicione të Sanremos (rekord që e ndan me Al Bano, Peppino Di Capri, Milva dhe Anna Oxa). E ka fituar këtë festival vetëm një herë, në vitin 1980, me këngën “Solo noi”, dhe ka dalë 6 herë i dyti.
Gjithashtu, është një nga 3 italianët e vetëm që ka fituar Eurovizionin, në vitin 1992 me këngën “Insieme”.
U shua nje legjende. Jemi rritur me kenget e tij, duke e degjuar me radiot iliria te asaj kohe. Ishte nje dritare qe na sillte pak shpresen e atyre viteve. Shpresen e perendimit te bukur qe Shqiptaret e kishin te ndaluar. Per pak caste kenget e tij na benin te enderronim se ishim gjalle ne sketerren e asaj kohe. Njeriu vdes, por vepra mbetet. Rest in Peace Toto Cotugno
Sakte Toni . Asgje per te shtuar. Respekte
Po mendoja te njejten gje qe keni shkruar edhe juve Toni. U prefte ne paqe ky artist i pashoq, qe na ka dhene aq shume shprese se nje dite do jetonim edhe ne ne liri. Kenget e tija i kerkoj shpesh ne radion Alexa qe kam nga Amazon, sebashku me kenget e Celentanos, Albanos e te tjere ikona te muzikes italiane te viteve 70-80.
Me sakte nuk behet. Ndjese paste.
RIP o i madhi Toto. Na ke kenaqur per vite me rradhe me kenget e tua, sot na coptove zemren.
Oh sa gjynah ! Ishte shume kengetar i mire . Kur isha student i kendoja kenget e tij Ndjese paste ! I qofte dhe i lehte ! R.I.P.
Edhe Sali muti do ngordhi nje dite po demi qe i ka shkaktuar vendit do duhen tre breza njerzish per tu riparuar , pa lere padurite qe ka vjedhur zor se kethehen ndonjehere .
U rritem me kenget e Toto Kutunjos , i paharruar kujtimi i këtij kengetari te madh qe gjithmon do te kujtohen dhe këndohen.
Lajm shume i hidhur! U prehsh ne paqe Legjenda Toto Cotugno! Nje artist shume i dashur per ne. Qysh ne vitet e para te gjimnazit, vrapoja te arrija Hit Parade-n, ku L’Italiano, ishte ne vendin e pare per jave te tera. Kenget, Zeri, interpretimi, komunikimi i tij ishin te mrekullueshme. Ngushellime familjes!
Kompozitor legjendar. Kengetar fantastik. Burre i shkelqyer. Prezantues shume fisnik. Nuk ka patur dhe nuk do te kete me nje kengetar te huaj qe shqiptaret ta kene kenduar aq shume per nje 10 vjecar. RIP Toto !
Enderronim per perendimin e boten perballe nesh me kenget e tij. Vepra e tij mbetet mbi te gjitha ne shpirtin tone.
Enderuam me kenget e tij, u rritem me textet e tij, besoj e ndjeme Italine me afer, qe per ne te asaj kohe, perbente liri mendore e shpirterore per pak caste. Jeton me ne bashke. ????
Na ka lene shume kenge qe do i kujtojme bashke me rinine tone. Per kete arsye edhe per shume kohe nuk do harrohet Cutugno.
Ne ate kohe trishtimi para 90`,na ngrohte shpirterisht.Xhentil.
Poet Cutugno na trishtove shume sot ! Autori i mbi 250 tekste kengesh poezi, ke shkruar kenge per cdo moment te jetes se njeriut, si psh "Figli". Italiano pushofsh ne paqe .
Oh, sa keq Nje kantautor i talentuar! Ka le e pas nje trashegimi te pasur muzikore jo vetem ne Itali , por ne te gjithe Europen e me tej Pervec sa shkruhet me lart dua te permend kengen HIT te tij te viteve ‘70-te: “Et si tu n’existais pas” (1975), kenduar nga amerikano-francezi Joe Dassin. R.I.P. idhulli i brezit tim!
O sa keq! Kantautor shume I talentuar. Ka lene pas nje krijimtari shume te pasur. Dua te permend ketu edhe kengen : “ Et se tu n’existais pas.” kenduar nga americano- francezi Joe Dassin qe u be hit ne vitet
Sa keq! Kantautor shume I talentuar. Ka lene nje trashegimi te pasur muzikore jo vetem ne muziken italiane , por ne te gjithe Europen e me tej. Nuk mund te le pa permendur edhe kengen e kompozuar prej tij dhe kenduar nga amerikano- francezi Joe Dassin dhe qe u be hit ne vitet'70, :"Et si tu n'existais pas" (1975) R.I.P. idhulli i brezit tim!
Kantautor gjigand! La nje trashegimi kengesh Hite jo vetem ne muziken italiane, por dhe ate europiane e me tej. Kujtoj edhe kengen e famshme :” Et si tu n’existais pas”, (1975) .Pushofsh ne paqe, idhull i brezit tim!