Ministria e Arsimit ka bërë publike listën me 500 libra që rekomandohen për t'u përfshirë në fondin e bibliotekave të shkollave, listë kjo e cila ka ngjallur debat mes akademikëve, botuesve dhe Ministrisë së Arsimit.
Drejtori i Institutit të Historisë, studiuesi Afrim Krasniqi në një shënim në rrjetet sociale tha se lista, krahas gjysmës së saj pozitive, ka edhe një numër të madh autorësh dhe botimesh me natyrë marketingu, të botuara me qëllim audience, pa asnjë filtër shkencor dhe kryesisht me autorë amatorë.
Sipas Krasniqit, në librat e preferuara të Ministrisë së Arsimit, nuk bën pjesë asnjë libër nga institucionet albanologjike, instituti i historisë, gjuhësisë, letërsia, antropologjia apo instituti arkeologjik.
Por Ministria e Arsimit në një reagim zyrtar tha se MAS ndërmori nismën për rishikimin listës së miratuar në vitin 2021 me qëllim që të hartohet një listë me tituj librash që t’u shërbejë realisht nxënësve dhe mësuesve, por edhe të jetë sa më e pranuar nga grupet e interesit.
Shkëlqim Allkaj, Drejtori i Drejtorisë së Politikave të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, njëherësh drejtues i bordit për listën rekomanduese të titujve për bibliotekat e shkollave, shtoi se fakti që MAS e ka bërë publike këtë listë, duke kërkuar sugjerime, mendime e propozime nga kushdo që ka interes për këtë proces, tregon të kundërtën e asaj që z. Krasniqi thotë në postimin e tij, ku flet për mungesë transparence për “grupime të dyshimta”, apo duke prekur çështje të tjera që nuk kanë lidhje me bibliotekat e shkollave.
Eshte e natyrshme qe te ngjallin debat titujt e perzgjedhur dhe kjo ka te beje edhe me kulturen dhe njohurite e atyre qe kane bere perzgjedhjen.Absolutisht do te kisha perfshire te gjithe titujt e shkrimtareve te medhenj klasike,pa asnje dallim.Letersi qe e kemi lexuar dhe "pertypur" ne moshen e rinise se hershme ! Nuk ke cfare "seleksionon" nga Cehovi,Balzaku,Tolstoj,Remarku, Hygo,Dostojevski dhe plot te tjere,te tille ........ Me veshtrim te shpejte shoh vertet shume "anonime"....Ju kerkoj ndjese ketyre te fundit,POR,koha e rinise se hershme kalon shume shpejt dhe per ne (e per kete brez) literatura e lexuar mbetet ne kujtese per te gjithe jeten ! Nuk kuptoj pse duhen publikuar shtepite botuese.Kjo mban "ere" komercializem !! Lymi Tutit
Po si do mbetet mbrapa Shqiperia nga degjenerimi boteror. Nga 31 qe eshte lista mua me duket se 5 te pakten jane libra degjenerues si propagande homoseksualizmin dhe degjenerimin total. Nqs se le te themi jane 25 libra te mire vitin tjeter nga 5 pisllek do behen 10 dhe nga 25 te mire do mbeten 20. Pas 10 vitesh do jene 25 pislleqe dhe 5 vetem titullin do kene te sakte kurse permbajta do jete edhe ajo e gjymtuar. Sigurisht do I justifikojne me zhvillimet e kohes, do I quajne shkencore, do sjellin edhe ndonje professor( vetem ne emer) qe ka disa ‘’pakenaqesi’’…. por si akoma disa se kuptojne se shkolla edhe qender degjenerimi dhe indoktrinimi eshte e pabesueshme. Po kur thone ‘’ ta le femijen pa shkolle’’ ‘’ sdo vete ne pune’’. Nga ana tjeter mburren edhe me rrobat qe u kane veshur femijeve, por s’kane problem me pleherat qe u kane mbushur mendjen shteti. Fundi eshte duke ardhur shume shpejt.
Po si do mbetet mbrapa Shqiperia nga degjenerimi boteror. Nga 31 qe eshte lista mua me duket se 5 te pakten jane libra degjenerues si propagande homoseksualizmin dhe degjenerimin total. Le te themi se jane 25 libra te mire. Vitin tjeter nga 5 pisllek do behen 10 dhe nga 25 te mire do mbeten 20. Pas 10 vitesh do jene 25 pislleqe dhe 5 vetem titullin do kene te sakte kurse permbajta do jete edhe ajo e gjymtuar. Sigurisht do I justifikojne me zhvillimet e kohes, do I quajne shkencore, do sjellin edhe ndonje professor( vetem ne emer) qe ka disa ‘’pakenaqesi’’…. por si akoma disa se kuptojne se shkolla edhe qender degjenerimi dhe indoktrinimi eshte e pabesueshme. Po kur thone ‘’ ta le femijen pa shkolle’’ apo ‘’ sdo vete ne pune’’ si arsye pse duhet ti dergojne femijet ne keto qendra indoktrinimi. Nga ana tjeter mburren edhe me rrobat qe u kane veshur femijeve, por s’kane problem me pleherat qe shteti u mbush trurin femijeve. Fundi eshte duke ardhur shume shpejt.