Arkeologët kanë zbuluar mbetjet e një fshati ndoshta 8,000-vjeçar të ndërtuar mbi një liqen të lashtë – fshati më i hershëm i njohur i çdo lloji në Evropë – në liqenin e Ohrit, i cili shtrihet në kufirin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Janë gjetur qindra pemë që arkeologët besojnë se kanë formuar themelet e një fshati parahistorik.
Studiuesit nuk mund të vlerësojnë ende madhësinë origjinale të vendbanimit, por dhjetëra mijëra trungje të gjetura nën ujë tregojnë se fshati ishte relativisht i madh.
Albert Hafner, një arkeolog nga Universiteti i Bernës në Zvicër, i cili udhëhoqi gërmimet, tha për Live Science se zhytësit gjetën trungjet pranë fshatit shqiptar Lin në bregun perëndimor të liqenit të Ohrit.
Hafner udhëhoqi projektin EXPLO për disa vite, duke studiuar liqenet në Ballkan në kërkim të gjurmëve të kolonëve nga Anadolli, tani Turqia, në Evropë gati 8,000 vjet më parë. Ata konsiderohen të jenë njerëzit e parë që sollën bujqësinë në Evropë nga e gjithë Mesopotamia.
Profesor Hafner shpjegoi se shumë liqene të mëdhenj në rajonin e Ballkanit kishin gjurmë të qarta të migrimit të hershëm nga Anadolli.
“Gërmimet e fundit përdorin teknika të sofistikuara si datimi shumë i saktë i radiokarbonit dhe dendrokronologjia, të cilat mund të përcaktojnë se kur janë prerë trungjet duke parë unazat e pemëve,” tha Hafner për Live Science.
Njerëzit e lashtë ndoshta tërhiqeshin nga liqenet për ujin dhe bimët e tyre. Por pse njerëzit parahistorikë zgjodhën t’i ndërtonin shtëpitë e tyre mbi pirgje apo shtylla mbi një liqen apo moçal nuk është e qartë – edhe pse kjo praktikë mund të shihet në të gjithë Evropën, nga Ballkani në Balltik, shkruan TRT Balkan.
Hafner beson se në kushte normale do të ishte e lehtë të kalosh mes shtëpive me kanoe.
“Por rrethimi i madh i thumbave prej druri tregon se fshati nganjëherë sulmohej,” tha ai, duke shtuar se shtëpitë mbi ujë ishin më të lehta për t’u mbrojtur.
M'kujtohet nji herë në vitin 8001 bc kur kalova aty pranë Linit me BMV X-06,fshati ishte i modh si qytet dhe thashë të bojsha no nji gjo këtu si shpi vere,se ishte shumë bukur domethonë,siç bojmë sot 'tokë e xanun'. Po ku të lejshin katnarët me ndërtu. Po deshe m'thane ,boje n'liqen dhe i hyna dhe bona nji shpi për qejf n'liqen. Kur m'panë zengjinat e tjerë sa i qutë isha,erdhen ne ato e ndërtun ka nji kasolle dhe njoni boni dhe nji resort turistik ,kështu u bo fshati i Linit cipër ujit. Por katnarët u revoltun se i kishim xonë xhith pjesën ma t'bukur t'liqenit.Nuk kaloi shumë dhe kur ra 'faja prej fikut' dmth ndryshun gjonat se erdhi koh tjetër e katnarēt ishin bo ma responsabel,n'a hynë n'dru e na i prishën shpitē dhe sot e kesaj dite kanë ngel nën ujë rrënoja. Unë kalova me një gomar ni dit ,për t'kujtu 'na ishte nji herë' ,dmth para ca vjetsh dhe i thash linasve tuj u gafurr se ketu kom pas nji shpi plazhi para 10 mij vjetësh,ato m'tremën gomorin se m'gjujtën me gurë,por amo ma nigjun llafin se fillun tuj eksploru dhe ma në fund ma gjetën ene shpin time n'fund liqenit ene sot o konsideru si shpit e para n'evropi.
Kam qesh me shpirt me humorin tend.
VDEKSH! I Madh je, me djalektoren i ke dhene nje bukuri...! Q9fsh parahistorik vlla!
Kjo eshte dicka e mire, padyshim. Per njerezimin, si nje komunitet unik. Per Shqiperine, si nje atraksion turistik. Sidoqofte, duhet kuptuar, me mencuri e gjakftohtesi, qe nje vendbanim i para 8000 viteve, nuk ka te beje me Shqiperine si shtet, gjuhen shqipe dhe shqiptaret si komb, te cilet ne ate periudhe nuk ekzistonin. Kjo nuk ka lidhje me “aitoktonus”, ne ishim para serbeve e grekeve apo cmenduri te ngjashme nacionaliste. Kini parasysh qe, sipas studimit me te fundit, fillesat e gjuhes shqipe (mendohet) se jane 6000 vite me pare. Ka nje hendek prej 2000 vitesh. 2000 vite jane jashtezakonisht shume. Jane si sot (2023) me vitin 0, kur Romaket kryqezuan Jezu Krishtin ne ate qe sot(!) quhet Izrael, po atehere nuk quhej keshtu. Fillimisht lindi e u kultivua gjuha, pastaj njerezit e te njejtes gjuhe nisen te rrinin bashke, te krijonin familje bashke, te gatuanin gjera te ngjashme, te kendonin te njejtat kenge e keshtu me radhe, duke krijuar disa qindra a mijera vije me pas, popullin shqiptar. Fshati me i vjeter ne bote, thjesht do te thote qe ky territor ka qene historikisht i banuar e i banueshem nga paraardhesit e njerezve te sotem. Asgje me shume.
Se pari, ne studimet gjuhesore nuk thuhet se "... fillesat e gjuhes shqipe (mendohet) se jane 6000 vite me pare ..." sic pretendoni ju. Ne te kunderten, ne raportin e shkencetareve qe ju i referoheni thuhet se gjuha shqipe eshte e vjeter "Te PAKTEN 6000 VJECARE". Me kete lihet te kuptohet se mundet te jete edhe me e vjeter , por teknikat e perdorura nuk bejne te mundur qe te identifikohet vjetersia e gjuhes sone pertej kesaj periudhe kohe (prej 6 mije vjet). Natyrisht qe nuk behet fjale per shqiptaret e sotem ne ate periudhe, por me shume mundesi per popullsi qe flisnin nje gjuhe pararendese shqipe, qe me shume mundesi te jane paraardhes antike te shqiptareve te sotem. Qe ne jemi autoktone, kjo eshte provuar qe ne vitet 20-30 nga Millan Shuflaj, profesori dhe historiani kroat, i cili u vra nga serbet, pikerisht per keto studime qe beri duke u mbeshtetur ne kulturen etruske te emigranteve ilire ne Toskanen e sotme ne Itali. Ai ishte i pari shkencetar i nivelit te larte qe provoi se gjuha ilirishte eshte pararendese e gjuhes se sotme shqipe. Kete konkluzion, ai e arriti duke deshifruar shkrimet ne rrenojat e sotme te mureve e ndertimeve etruske, qe ka qene nje kulture para-romake ne gadishullin e Apenineve ku sot shtrihet shteti italian. Ajo qe thoni ju ne lidhje me formimin e nje populli eshte e vertete, se individet e ndryshme i bashkon gjuha dhe origjina e perbashket, por po te bejme bashke te tere te dhenat shkencore qe kemi sot ne dore, kemi nje probabilitet shume te larte, qe te konkludojme se shqiptaret jane populli me autokton ne Ballkan dhe Europe, bile jemi ne keto troje shume kohe para grekeve, per te cilet pretendohet se jane jo me te vjeter se 5 mije vjet ne Ballkan. Mjafton te themi se Lufta e Trojes duhet te jete zhvilluar ne shekullin e 12 ose 11 para eres sone (para Krishtit), pra afersisht 3200 vjet me pare.
Kjo eshte dicka e mire, padyshim. Per njerezimin, si nje komunitet unik. Per Shqiperine, si nje atraksion turistik. Sidoqofte, duhet kuptuar, me mencuri e gjakftohtesi, qe nje vendbanim i para 8000 viteve, nuk ka te beje me Shqiperine si shtet, gjuhen shqipe dhe shqiptaret si komb, te cilet ne ate periudhe nuk ekzistonin. Kjo nuk ka lidhje me “aitoktonus”, ne ishim para serbeve e grekeve apo cmenduri te ngjashme nacionaliste. Kini parasysh qe, sipas studimit me te fundit, fillesat e gjuhes shqipe (mendohet) se jane 6000 vite me pare. Ka nje hendek prej 2000 vitesh. 2000 vite jane jashtezakonisht shume. Jane si sot (2023) me vitin 0, kur Romaket kryqezuan Jezu Krishtin ne ate qe sot(!) quhet Izrael, po atehere nuk quhej keshtu. Fillimisht lindi e u kultivua gjuha, pastaj njerezit e te njejtes gjuhe nisen te rrinin bashke, te krijonin familje bashke, te gatuanin gjera te ngjashme, te kendonin te njejtat kenge e keshtu me radhe, duke krijuar disa qindra a mijera vije me pas, popullin shqiptar. Fshati me i vjeter ne bote, thjesht do te thote qe ky territor ka qene historikisht i banuar e i banueshem nga paraardhesit e njerezve te sotem. Asgje me shume. Edhe dicka te fundit: behet fjale per (ndoshta) fshatin me te vjeter ne Europen gjeografike. Ne bote eshte vertetuar se ka pasur vendbanime edhe shuuuume me te vjeter se kaq. Psh ne Turqine e sotme, 11.000 vite me pare kane jetuar njerez.
Sa here thuhet shprehja " me i vjeteri'' hunda e disave kthehet nga qielli dhe pulsi ngrihet nga 60 ne 120. Vendbanimi me i vjeter ne bote ska mundesi te jete mbi 4000 vite sepse bota u krijua 6000 vite me pare, u be permbytja 4500 vite me pare. Pse sthone me mire miljona vite me pare.
Po ku ka patur Shqiperi/Iliri para 8000 vitesh!!! Indoeuropianët 'vërshuan' ne Europë rreth 2000 v.para krishtit. Rreth popullësive pre-indoeuropiane s'dihet gjë hiç!
Europianet nuk erdhen nga India, as nga stepat dhe as nga Anatolia. Keto Jane teori pansllaviste qe Kane zene rrenje dhe ende mundohen te mbajne gjalle. Euro-Indianet jetuan dhe u formuan ne ate qe u quajt me vone Gadishulli Ilirik, flisnin gjuhe te nje rrenje ne forme dialektesh, qe me kalimin e mijevjeçareve shtegtuan ne te gjitha drejtimet, deri ne Indi, deri ne Islande e me gjere dhe duke u larguar formuar gjuhe te veçanta nga te njejtat rrenje dhe prandaj quhen gjuhe indoeuropiane. Te tjere qendruan ne vendin e origjines dhe konsoliduan gjuhen e tyre, me dialekte, rrenje te njejta, por qe mund te dukeshin si gjuhe te veçanta dhe kjo popullsi banoi dhe levizi ne territoret e gjithe Ilirikumit, nga Kreta deri ne zemer te Gjermanise dhe nga Anatolia deri ne Sardenje e Korsike. Rrenjet e fjale e te shqipes e provojne sot kete fakt. Shifra 6000 apo 8000 vjeçare ka nje kuptim shume relativ sepse kjo popullsi qe nuk ishte as “para europiane” dhe as “pas europiane”, nuk e “mesoi” gjuhen ne ate periudhe, por mbi ligjet e zhvillimet evolucioniste qe nuk mund te percaktohet me data e me vite. Qe gjuha Hitite eshte dege e ilirishtes, provohet sot nepermjet shqipes. Po keshtu edhe gjuha e Kretes, Mikenes dhe Sardenjes. Ka qene vetem nje popull, me nje gjuhe, por me dialekte, qe shkrimtaret e lashte nuk ishin ne gjendje t’i analizonin e ti dallonin. Keto ishin “gjuhe”-dialekte te popullin ilir, u quajt edhe ilir, edhe Dardan, edhe Helen, qe s’kane asnje lidhje me greket, dmth, me greket e sotem.
Europianet nuk erdhen nga India, as nga stepat dhe as nga Anatolia. Keto Jane teori pansllaviste qe Kane zene rrenje dhe ende mundohen te mbajne gjalle. Euro-Indianet jetuan dhe u formuan ne ate qe u quajt me vone Gadishulli Ilirik, flisnin gjuhe te nje rrenje ne forme dialektesh, qe me kalimin e mijevjeçareve shtegtuan ne te gjitha drejtimet, deri ne Indi, deri ne Islande e me gjere dhe duke u larguar formuar gjuhe te veçanta nga te njejtat rrenje dhe prandaj quhen gjuhe indoeuropiane. Te tjere qendruan ne vendin e origjines dhe konsoliduan gjuhen e tyre, me dialekte, rrenje te njejta, por qe mund te dukeshin si gjuhe te veçanta dhe kjo popullsi banoi dhe levizi ne territoret e gjithe Ilirikumit, nga Kreta deri ne zemer te Gjermanise dhe nga Anatolia deri ne Sardenje e Korsike. Rrenjet e fjale e te shqipes e provojne sot kete fakt. Shifra 6000 apo 8000 vjeçare ka nje kuptim shume relativ sepse kjo popullsi qe nuk ishte as “para europiane” dhe as “pas europiane”, nuk e “mesoi” gjuhen ne ate periudhe, por mbi ligjet e zhvillimet evolucioniste qe nuk mund te percaktohet me data e me vite. Qe gjuha Hitite eshte dege e ilirishtes, provohet sot nepermjet shqipes. Po keshtu edhe gjuha e Kretes, Mikenes dhe Sardenjes. Ka qene vetem nje popull, me nje gjuhe, por me dialekte, qe shkrimtaret e lashte nuk ishin ne gjendje t’i analizonin e ti dallonin. Keto ishin “gjuhe”-dialekte te popullin ilir, u quajt edhe ilir, edhe Dardan, edhe Helen, qe s’kane asnje lidhje me greket, dmth, me greket e sotem.