Në dhjetëditëshin e parë të këtij muaji, kampi i patriotëve folklorikë shpërtheu si lavë vullkani, duke derdhur pa hesap sharje, fyerje e anatemime mbi prof. Eqrem Çabejn, një prej figurave më përfaqësuese të gjuhësisë shqiptare. Shkak për këtë u bë një video me fjalën e tij, e hedhur në internet me rastin e 115-vjetorit të lindjes. Njerëz që s’kanë haber nga shkenca e gjuhësisë dhe urithë pa emër të rrjeteve sociale, që s’dinë të shkruajnë shqip, hodhën baltë mbi veprën dhe kontributet e mëdha të prof. Çabejt në fushën e leksikologjisë historike të shqipes, duke e akuzuar se 93% (për disa të tjerë 97%) të fjalëve të shqipes i nxjerr me prejardhje të huaj.
Kjo akuzë nuk është e re. Ajo është shqiptuar së pari nga Agron Dalipaj, i diplomuar për ekonomi agrare, të cilin televizionet tona ua paraqesin shikuesve si “gjuhëtar”, si “profesor”. Në artikullin e tij “Eqrem Çabej, shenjtori apo djalli i gjuhës shqipe”, të botuar aty nga mesi i vitit 2012, ky ngre akuza ndaj prof. Çabejt dhe gjuhësisë shqiptare, që nuk kanë thënë se “gjuha jonë ka pjellë greqishten e latinishten” dhe kanë bërë të kundërtën e asaj që thonin rilindësit se “gjuha jonë është më e vjetra nga gjithë gjuhët europiane”. Për Dalipajn, “Studime etimologjike në fushë të shqipes” është “vepra më joshkencore” dhe “më djallëzore”, “qëllimi final” i autorit të së cilës “ka qenë që t’u imponojë shqipfolësve se gjuha që flasin ata, në masën më të madhe të leksikut, nuk është e tyre por e serbëve, bullgarëve, grekërve, latinëve etj., etj. dhe këtë e ka mbështetur në pseudoshkencë”. Çabej, thotë Dalipaj në artikullin e tij, “është Djalli i gjuhës shqipe, që na e shfaqin si engjëll”, “kryedhunuesi i shqipes”, “zjarrvënësi i gjuhës shqipe” etj.
Ky vlerësim paraqet në formën më agresive thelbin e anatemimeve që i bëhen prof. Çabejt dhe veprës së tij nga etimologët popullorë, numri dhe egërsia e të cilëve është shtuar ndjeshëm. Jo më pak agresive ndaj Akademisë sonë të Shkencave dhe ndaj profesorëve Çabej e Demiraj, që janë dy studiuesit kryesorë në fushën e historisë së gjuhës shqipe, është edhe Shoqata e pellazgologëve. Nga këta “etimologë” janë botuar lloj-lloj librash, në të cilat fjalë të gjuhëve të huaja, përfshirë edhe gjuhë të largëta si japonishtja e kinezishtja, shpjegohen si fjalë të ardhura nga shqipja; fjalorë “etimologjikë” që zbërthejnë fjalët e shqipes ose që greqishten e vjetër e shpjegojnë me gegërishten. Sepse, një nga tezat themelore të tyre është se gegërishtja është dialekti më i vjetër i shqipes, nga i cili ka rrjedhur greqishtja e Homerit! Për ironi, ndonjë nga këta libra është paraqitur edhe në sallën e konferencave të Akademisë sonë të Shkencave!
Gjuha si mjet themelor komunikimi ka qenë që në krye të herës edhe objekt soditjeje. Gjetja e etimologjive të fjalëve është një punë tërheqëse edhe për njerëz që nuk janë specialistë të gjuhës, që shtyhen nga kërshëria për të ditur se nga rrjedh kjo apo ajo fjalë. Duke hamendësuar rreth prejardhjes së fjalëve, folësit e thjeshtë interpretojnë fjalë të gjuhës së tyre, po sidomos fjalë të huaja, duke u nisur nga ngjashmëria fonetike e tyre apo e pjesëve të tyre me fjalë të gjuhës së vet. Dhe jo rrallë ndodh që fjala e përftuar në këtë mënyrë të bëhet pjesë e fjalorit të gjuhës. Si shembuj mund të sjellim fjalën krahathatë nga krahathadër “zog grabitqar si skifteri”, e përftuar nëpërmjet interpretimit të pjesës së dytë thadër si “thatë”. Të vjetrit dallëndyshes i thoshin edhe dredhan(d)yshe, duke e interpretuar pjesën pa kuptim dalla si “dredhë”, ngaqë dallëndyshja, kur fluturon, bën dredha. Në raste të tjera, një fjalë e gjuhës përftohet nga shqiptimi i gabuar i një fjale të huaj. P.sh., fjala gringo “amerikan”, që fillimisht ka pasur kuptimin “i huaj”, është përftuar nga shqiptimi i shtrembëruar i fjalës spanjolle griego “grek”. Në shqipe, fjala turke tërbzan është bërë trapazan, ku rrokja tërb me etimologji popullore është zëvendësuar nga fjala shqipe trap. Fjala rifuxho “ngarkesë rifuxho” është përftuar me etimologji popullore nga fjala italiane rinfusa (carico alla rinfusa), duke e shqiptuar “rifuxho”. Po në italishte rifugio ka kuptimet “strehë, strehim, bunker”, pra është tjetër gjë nga rifuxho e shqipes. Ky riinterpretim i pavetëdijshëm, i paqëllimshëm i fjalëve quhet etimologji e rreme.
Po etimologjia popullore për të cilën po flasim, është tjetër gjë. Ajo është përpjekje e qëllimshme për të shpjeguar fjalët. Praktikuesit e saj janë inxhinierë, ekonomistë, mekanikë etj., përgjithësisht njerëz pa formim linguistik, të cilët i vënë vetes si qëllim të shpjegojnë prejardhjen e fjalëve të shqipes ose të ndonjë gjuhe të huaj. Këta flasin për teknologji e metoda bashkëkohore që përdorin në analizën e gjuhës, kanë shpikur edhe terma, si “operator i lirë” i P. Zhejit ose “embriomorfemë” (morfemë embrionale) e Dalipajt, por të gjitha janë pseudoshkencë. Operatorët e lirë dhe embriomorfemat nuk janë morfema, po tinguj, grupe tingujsh ose pjesë të fjalës të prera sipas dëshirës. P.sh., Zheji fjalën latine grembus e nxjerr nga bashkimi i “operatorëve” shqip gr + em + b + us “gur jam bë âsh(t)”. Kështu edhe Dalipaj, nga i cili po marrim vetëm dy shembuj: Dardani dhe gegërisht. Fjalën Dardani ky nuk e lidh me dardhë si Çabej, po e zbërthen si (n)dar-dy-ani (e ndarë në dy anë, në dy pjesë) dhe këtë sipas tij e tregon folja nda = n-d-a, ku n është parafjala në, d është numërori dy dhe a folja asht. Fjalën gegërisht e ndan në g-egër-isht, ku g është gj, pra gj-egër-isht “ku egër tregon se bëhet fjala për gjuhën e egër ose e thënë ndryshe të parën… dhe pikërisht prej g-egër-ishtes kanë marrë jetë shumë gjuhë të kultivuara”. Të gjitha këto copëza fjalësh në këta dy shembuj quhen prej tij “morfema embrionale”, po vetëm egër dhe isht janë morfema, veç jo të fjalës gegërisht.
Në librat dhe në fjalorët e botuar prej këtyre “etimologëve” gjen marrëzira pa fund, po këtu, për arsye vendi, po përmendim vetëm disa. Kështu, në një libër që mban titullin “Tanagra”, fjalën Tanagra (emri i një qyteze në Beoti të Greqisë), autori e nxjerr nga shqipja “tana gra”, dmth. të tëra gra (!). Po këtu, emri i masivit malor Durmitor në Mal të zi shpjegohet si “dur mi dor”, duke e argumentuar se në kuvende betoheshin duke “vënë durt mi dorë”, dhe emri grek Omfalos shpjegohet si i ardhur nga fjalia shqipe “O m’fal”(!). Në një libër tjetër faraon zbërthehet në “fara jon”. Te Dalipaj kemi Dardanele “(n)dar d(y) (a)n e le”, dmth. që të le (të lejon) të kalosh; ibrik (fjalë turke) “(nj)i bri ka”, një bri ka; manastir “më-an-shtir”, i lënë mënjanë; kolose “ku-o los-e”, ku është lozur etj. Të tilla budallallëqe vetëm një mendje e çakërdisur mund t’i pjellë!
Fatkeqësisht, edhe në doktorata të mbrojtura në universitetet tona, madje dhe në shkrime të botuara në revista të huaja, gjejmë me shumicë etimologji të gabuara. P.sh., në një shkrim të dr. Marina Kaishit, të botuar në revistën me ISSN “Academic Journal of Business, Administration, Law and Social Sciences” IIPCCL Publishing, Graz-Austria, Vol. 4, No. 1, March, 2018, autorja i nxjerr me origjinë greke fjalë të shqipes, si: doke e gorromiset (formime brenda shqipes), qersë (fjalë e trashëguar), kumbari e lavosje, të formuara me prapashtesa shqipe, e para nga kumbar (latino-romane) dhe e dyta nga greqishtja lavos; ose fjalë që shqipja i ka huazuar prej gjuhësh të tjera, si kaish (nga turqishtja), davet (nga arabishtja në turq.), hatër (nga arab. në turq.), porot e porotnik (nga serbishtja), pretor (nga latinishtja), pusullë (nga serbishtja), sepet (nga persishtja në turq.), tagar e takat (nga turq.).
Broçkullat etimologjike, që nuk kanë asgjë të përbashkët me shkencën e etimologjisë dhe që autorët e tyre rreken t’i shesin si shkencë moderne, kanë pushtuar mendjet e patriotëve folklorikë anembanë hapësirave shqipfolëse. Ato jo vetëm që janë tërësisht pseudoshkencore, po janë edhe shumë të dëmshme në rrafshin kombëtar. Për të kuptuar falsitetin e tyre, mjafton të kujtojmë se që në klasë të pestë nxënësit mësojnë të bëjnë analiza fjalëformuese të fjalëve të prejardhura të shqipes. P.sh., gegërisht e nxjerrin nga tema Gegëri me prapashtesën -sht, ashtu si toskërisht, çamërisht, labërisht nga temat Toskëri, Çamëri dhe Labëri me të njëjtën prapashtesë dhe, më tej, të gjitha këto fjalë i zbërthejnë si formime me prapashtesën -(ë)ri nga temat gegë, toskë, çam, lab. Këtu analiza fjalëformuese ndalet, ngaqë këto fjalë-rrënjë nga pikëpamja e sotme janë të pazbërthyeshme. Prej këtu fillon analiza etimologjike, e cila ka si objekt pikërisht morfemat e pazbërthyeshme: rrënjët e fjalëve dhe ndajshtesat. Pra, etimologu merret me fjalët gegë, toskë, lab e çam dhe me prapashtesat -(ë)ri e -sht. Kurse “etimologët” e vetëshpallur e shpërfillin këtë, madje e quajnë të vjetruar, antishkencore. Pikërisht, në moskuptimin e objektit të etimologjisë e gjen shpjegimin edhe akuza që i bëhet prof. Çabejt se 93–97% të fjalëve të shqipes i ka nxjerrë të huaja. Ai është marrë me fjalët rrënjë dhe dihet se numri i këtyre nuk e arrin shifrën dhjetë mijë as në gjuhët me fjalor shumë të pasur. Pra, akuza e patriotëve folklorikë për përqindjet bazohet në një llogaritje të gabuar.
Etimologjitë që mbështeten vetëm në ngjashmërinë tingullore të fjalëve, nuk janë shkencore dhe autorët e tyre nuk janë etimologë. Sepse mund të gjenden fjalë të shqipes të ngjashme fonetikisht me fjalë të japonishtes apo të gjuhëve të aborigjenëve të Australisë a të Brazilit, po këto janë përputhje të rastit. Përndryshe, do t’u mohonim shqiptarëve autoktoninë dhe do t’i nxirrnim të ardhur nga Japonia, nga Kina apo nga xhunglat e Amazonës, çka u shkon pas midesë atyre që na mohojnë prejardhjen ilire dhe autoktoninë.
Etimologu i vërtetë e sheh fjalën që merr në shqyrtim nga tri anë: nga ana fonetike, nga ana morfologjike dhe nga kuptimi. Ai nuk kënaqet me konstatimin se një fjalë rrënjë e shqipes ngjan nga ana fonetike me një fjalë tjetër brenda gjuhës ose me një fjalë të një gjuhe me të cilën shqipja ka pasur kontakte historike, po sheh edhe a janë të lidhura këto morfologjikisht dhe kuptimisht.
Që të bëhesh etimolog, duhet njohja e gjuhëve klasike, greqishtes së vjetër, latinishtes e sanskritishtes, sllavishtes së vjetër, gjermanikishtes, keltishtes, armenishtes, gjuhëve balte etj. Po kjo premisë është e pamjaftueshme. Duhet edhe një formim linguistik solid, që nënkupton njohjen e fonetikës historike dhe të gramatikës historike të gjuhës tënde dhe të gjuhëve të cilave u referohesh. Pikërisht, një formim të tillë e pati prof. Çabej, që e mori në universitetet e Gracit e të Vjenës me profesorë gjuhëtarë me emër si Norbert Jokli, Paul Kreçmeri etj.
Prof. Çabej nuk e gjeti të palëvruar fushën e etimologjisë së shqipes. Me të ishin marrë të huajt, duke nisur që nga mesi i shek. XIX e deri në kohën e tij. Është një listë e gjatë gjuhëtarësh pararendës, ndër të cilët shquhen për ndihmesat e tyre Franc Mikloshiçi, Gustav Majeri, Holger Pederseni, Norbert Jokli, Karlo Taliavini etj. Nga shqiptarët, me etimologji janë marrë Dh. Kamarda, Marko la Piana, Petro Furiqi e A. Xhuvani, të cilët sollën ndihmesa të pjesshme në këtë fushë, edhe sepse nuk e patën etimologjinë objekt të vetëm të punës së tyre.
Ndryshe nga paraardhësit, prof. Çabej e bëri etimologjinë objekt kryesor të punës së vet, duke e sjellë etimologjinë e shqipes, ashtu si dhe historinë e saj, në truallin e saj amtar. Rezultatet e punës së tij ai i botoi në revistat tona gjuhësore nga viti 1960 deri më 1980, kur mbylli sytë. Ai i pasuroi e i thelloi arritjet e veta në këtë fushë në veprën 7-vëllimëshe "Studime etimologjike në fushë të shqipes", të botuar nga Akademia jonë e Shkencave. Duke vlerësuar punën e bërë nga të huajt, prof. Çabej vuri në dukje edhe mangësitë e tyre: njohjen e kufizuar të leksikut të shqipes dhe të botës shqiptare; mbiçmimin e rolit dhënës të gjuhëve të huaja, sidomos të latinishtes, dhe të rolit marrës të shqipes; të meta të metodave të përdorura dhe të parimeve të ndjekura prej tyre etj. Kështu, në kërkimet etimologjike të të huajve përgjithësisht kemi vetëm krahasimin e fjalëve të shqipes me fjalë të huaja, po mungon krahasimi i fjalëve brenda shqipes; mungojnë të dhënat nga dialektet dhe onomastika, sepse dialektologjia është një shkencë gjuhësore e lëvruar tek ne vetëm nga vitet ’50 të shekullit të kaluar e këndej dhe onomastika e shqipes nuk ishte mbledhur.
Kërkimet e prof. Çabej mbështeten në parime të rrepta shkencore dhe në një metodë të re, në metodën e fjalëve dhe të sendeve, të përvijuar nga Hugo Shuhardi, e cila e lidh jetën e fjalës me objektin që emërton, duke e ndjekur shtrirjen e saj në hapësirë dhe në kohë. Përveç kësaj, rezultatet e arritura prej tij mbështeten në një material shumë më të pasur leksikor, në të dhënat e studimeve dialektore dhe në onomastikën e shqipes; në të dhëna historike, gjeografike, të kulturës materiale e shpirtërore të popullit tonë.
Si rrjedhim, ai arriti të bëjë etimologjinë e shumë fjalëve të pashpjeguara më parë ose të shpjeguara në mënyrë të gabuar dhe shumë fjalë që mbaheshin si huazime, ia ktheu shqipes, duke e rritur fondin autokton të saj. Për këtë mjafton të krahasojmë fjalorin etimologjik të G. Majerit me përfundimet e pjesshme të prof. Çabejt. Majeri, nga 5140 fjalë që ka fjalori i tij, 3980 i nxjerr të huazuara, 400-410 të trashëguara nga gjuha mëmë indoeuropiane dhe 730 të pazbërthyeshme. Pra, Majeri vetëm 8 për qind të fjalorit e nxjerr si autokton. Kurse prof. Çabej, në përpjekjen për të dhënë një statistikë të raportit fjalë shqipe – fjalë e huaj, provoi se leksiku vendës mbizotëron në atë pjesë të tij që ka lidhje me natyrën dhe me një ekonomi e kulturë baritore e agrare, ndërsa leksiku i huazuar vërehet në fushat e kulturës materiale e morale dhe të leksikut abstrakt. Dhe nga shqyrtimi i 1424 fjalëve të këtyre fushave ai arrin në përfundimin se 667 fjalë vendi qëndrojnë përballë 757 huazimeve. Pra, rreth 48% të fjalëve rrënjë në këto fusha janë të shqipes. Këtë statistikë, që e quan të paplotë dhe jopërfundimtare, profesori nuk arriti ta plotësonte edhe për fushat e tjera të fjalorit të shqipes. Por edhe kaq mjafton për të treguar se ai provoi që pesha e elementit shqip në leksikun e përgjithshëm të saj është e madhe. Siç shihet, edhe në këtë pikë duket se sa pa baza janë akuzat e këtyre “etimologëve”.
Me punën e tij në këtë fushë, prof. Çabej hodhi poshtë mendimin që mbivlerëson peshën e elementit të huaj në fjalorin e shqipes. Veç kësaj, ai vuri në dukje edhe rolin dhënës të shqipes ndaj gjuhëve të tjera, gjë që nuk e gjejmë tek studiuesit e mëparshëm. Sigurisht, këto gjëra nuk mund t’i dinë “etimologët” tanë, të cilët nuk janë në gjendje ta lexojnë dhe ta kuptojnë veprën e tij.
Rrufetë e tyre mbi emrin dhe veprën e prof. Çabejt të kujtojnë atë fjalën e urtë popullore që thotë: “Pemën me kokrra e gjuajnë me gurë.” Kurse komentet në rrjetet sociale, ku përfshihen kryesisht të rinj pa nivel kulturor, që shkojnë pas berihasë dhe që ekzaltohen me etimologjizimet e fandaksura, janë tregues i injorancës në rritje në radhët e brezit të ri.
Për ta tejkaluar këtë gjendje, shkollës, në radhë të parë, i takon të bëjë më shumë në lëndën e gjuhës shqipe për ta formuar më mirë gjuhësisht brezin e ri dhe për ta njohur me arritjet e shkencës sonë gjuhësore. Po edhe media, sidomos ajo televizive, ka rolin e saj edukues. Gazetarët, para se të ftojnë për të trajtuar tema gjuhe, duhet të ndriçohen vetë për temën dhe të kërkojnë mendimin e specialistëve, me qëllim që t’u mbyllin dyert sharlatanëve që hiqen si gjuhëtarë e si historianë.
Mendojmë se është koha që Akademia jonë e Shkencave të ribotojë vëllimin e parë të “Studimeve etimologjike…” (vetëm pjesën shqip), në të cilin profesori parashtron objektin e etimologjisë, parimet e saj e metodën e ndjekur dhe jep përmbledhtas rezultatet e arritura prej tij. Do t’u vinte në ndihmë njerëzve normalë për të kuptuar kontributet e prof. Çabejt dhe për të shpërndarë mjegullën e krijuar nga kritikët e tij, “etimologë” pa kurrfarë përgatitjeje gjuhësore e komentues pa tru.
albanologet nuke ekzistojne fare, prandaj ndodhin gjera te tilla. Nese shkruane nje poezi dhe nje roman (hobi) atehere je "albanolog". Profesoret e gjuhes shqipe jane dembela te pa pare , e kalojne vitin shkollore me nja dy vjerrsha ......ata nuke nuke njohin gjuhe te huaja. Paramendoni edhe rrahman tamlarizi (paqarizi) i thote vetes albanologe .Krejte viset shqiptare ushtojne arabisht !!! a eshte ky mohim i gjuhes shqipe ???? .........
Axha Paqarriz osht shum analist i fort: https://www.youtube.com/watch?v=ievyx25JfB8
Bravo Profesor Memushaj, dhecdo gje qe ke shkruar eshte e sakte. Nuk diskutohet fare per Profesor Cabej ishte studjues i shkelqyer dhe qe i ka sherbyer me shkencen e tij gjuhes sone Shqip. Por qe me kalimin kohes rezulatet e tij dhe te te gjithe gjuhatareve tane te nderuar kane nevoje te pasurohen dhe permiresohen , sepse dalin materiale te reja dhe dokumenta te reja. Psh te them une nje rast, ne Wikipedia thuhet se ne fjalen Breg ( bregu i detit sic e kemi ne, te njejte e kane edhe Ruset, dhe ne eprgjithesi sllavet kete fjale kane por me disa ndryshime. Tani ne Wikipedia lexova une , Phrigasit qe kane jetuar ne Azine e Vogel, me pare e kane pasur emrin Brygas . Mirepo ata para se te shkonin ne Azine e Vogel, kane jetuar ne Durres nja 2 mije vjet para Krishtit. Aty ne Wikipedia studjuesit Britanike, dhe gjermane sipas analizes se tyre etimologjike duke u mbehstetur tek gjuha rrenjee Familjes Indoeruopiane ,( qe eshte Sanskritja) e nxjerin emrin e Brygas qe rjedh nga fjala Breg, ( dhe e shkruajne Wikipedia tamam Breg). Stujuesit Britaniko-Gjermane ne Wikipedia e shpjegojne me kuptimin qe Brygasit jetonin ne Bregdet. Keta studjues te huaj, sic duket nuk e dijne fare qe ajo fjale perdoret edhe nga Shqiptaret. Mirepo si shpjegohet qe mire ne qe e kemi ate fjale , sepse jetojme aty ne vednin e Origjiens se Brygasve, por Ruset e ku e gjeten qe e kane tamam fix sic e kemi dhe ne Breg, ? Ne kete rast nje mendje e thjeshte , pa e ditur kete kuriozitet qe jepet ne Wikiepedia, direkt do thote qe " Shqiptaret e kane marre nga Sllavet apo nga Serbet , se edhe serbet pothuaj e kane te ngjashme kete fjale . Me kete dua te them se ne driten e daljes se fakteve te reja duhet qe te rishikohen disa gjera ne Gjuhesine tone. Psh ne Wikipedia gjuhetaret japin dy versione nga rjedh emri DORIAN , i Dorianeve qe pushtuan Greqinse pas Luftes se Trojes . Nje version thote se emri Dorian rjedh nga fjala e Greqishtes Homerike per Drurin Ne Greqishte Homerike drurit i thone Duru, por kjo fjale qe 3280 vjet me pare nuk pedoret ne Greqi , por perdoret fjala Ksilo. Ne Wikip, gjuhetaret Britanike thone se fjala Duru eshte perdorur nga Homeri kur pershkruan kalin e Drunjte , Ndersa ne drurit i them DRU/ Pra midis DRU dhe DURU , kuptohet qe fjala me e vjeter eshte DRU ( rrenja-nje-rrokeshe), dhe DURU ( 2 -rrokeshe )eshte e perpunuar. Por pavaresisht kesaj , kjo tregon se Shqipja ka ekzistuar qe ne ate kohe. Dhe versioni i dyte i gjuhetare britanike per fjalen DORIAN , eshte se rjedh nga fjala Hand = Dora , sepse ne mburojen e Dorianeve ka nje shenje qe e quajne Landa,( germe greke) dhe ate historianet e lashtesise greke e pershkruajne si nje dore gjysme te mbledhur , Nderkaq studjuesit britanike, duke u nisur nga regullat e familjes se gjuheve Indo-Europiane thone se fjala Dorian rjdh nga fjala Dor, qe do te thote si ne shqip Dora e njeriut. Dhe ketij versioni te dyte gjuhetaret ne Wiki i japi n me shume rendesi se sa te parit . Si perfundim i solla keto dy shembuj , per te trerguar se ka vend plot per te pasuruar trashegimine e gjuhes sone Shqipe , por qe natyrisht nuk mund te hidhet poshte puna titanike shkencore e Profesoreve tane te gjuhesise si Cabej, dhe gjithe peljada e tyre e shkelqyer . Po ashtu kam pare nje emision ne nje tv greKo-amerikan, ku thuhej se fjala Karizmatik ishte 1 nga dy fjalet qe ka ardhur origjinale qe nga koha e Shkrimit Linear B, Dhe gazetarja greke po analizonte fjalen Karizmatik qe kishte lindur ne Mikene dhe nga fjala Karista . Me ate fjale quhej Helena e Trojes nga Popullsia e Mikenes , sepse Helena kur vinte Pranvera dilte ne breg te detit me vajzat e Mikenes dhe gjate nates ndiznin zjarre dhe hidhnin valle rotull nje Kari (sorry!) te madh prej druri. Ishte nje rrit pjellorie, te cilin une e kam pare se edhe ne Japoni ai rit eshte edhe sot e kesaj dite. Gazetarja greko-Amerikane vajti ne Greqi ne Pelopones , dhe po pyeste greket : Ca domethen Karista ne gjuhen Greke, ? Asnje nuk dinte si ta perkethente . Atehere ajo ju tha grekeve atje : Kjo do te thote se ata nuk kane folur Greqisht , por nje gjuhe tjeter qe ju nuk e njifni. Aty greket qe e degjonin u cmenden nga inati, por ajo sihte dhe vete greke se fliste greqisht shume mire . Dmth kjo fjale Karista , per Helenen nuk mund te thuah dot qe nuk ishte fjale Shqipe, sepse nuk kerkon ndonje doktorature . Eshte puro Shqip. Dmth ,me ardhjen e kesaj kohe moderne dalin fakte reja qe e ndihmojne gjuhen tone, ne luften e saj kunder fqinjeve tane armiqesore, por kjo natyrisht nuk do te thote te bijem ne nivelin e Sazan hajvani, bashke Dalip lopcarin. Cdo gje me mase dhe te bazuar ne fakte qe i thone vete studjuesit e huaj dhe studjuesit tane duhet qe te lexojne sa me shume neper biblotekat e huaja ne New York e kudo. Se do them edhe nje shembull tjeter q eme ka bere pershtypje : Kam llexuar Appianin qe eshte nje historin Grek i perandorise Romake ne vitet 2-3 para Krishtit me duket , dhe Appiani thote se " Latinet e moren shkrimin nga Iliret". Por kjo eshte dicka e pabesueshme sepse te gjithe thone qe " latinet shkrimin e moren nga greket". Mirepo Appiani ishte greknga Siria dhe ai nuk kishte asnje interes tua vishte ilireve kete fakt, Sipas Meje gjuhetaret e historianet tane duhet patjeter te lexojne vepren e Appianit, sepse ai ka folur shume per Iliret dhe fiset Ilire . Pershembulll , Appiani thote se Iliret perpara se te jetonin ne Iliri , kane jetuar dikur ne Veri te Europes ne brigjet e nje deti qe sihte tere balte ( mud) .Pra edhe nje shqiptar i thejshte e kupton qe behet fjale per Detin Baltik. Ndaj u bej thirje studjuesve tane te lexojne Appianin se ai ka shume per Iliret
Ne kohen e komunizmit Çabejin e ndiqnin, i kishin hapur dosje operative,ja konfiskonin leterkembimet me gjuhetaret e huaj dhe i vendosnin flete rufe sepse ai mbronte tezen qe gjuha shqipe e ka prejardhjen nga ilirishtja por ai injoronte germimet arkeologjike per tezen e tij gjuhesore dhe bazohej vetem te interpretimet e fjaleve te vjetra te kesaj leme. Nuk kam ndermend te analizoj punen e Çabejit ne gjuhesi se jam kaq i mençur sa ta vlersoj veten time se sa injorant jam ne kete fushe. Por shkenca e albanalogjise ka zhvillimet e saj e ajo smund te rije peng e disa figurave dhe si Memushaj qe jane betonizuar te peridhen e enverizmit e nuk pranojne te rene. Lereni Çabejin te perballet me kritikat e vleresimet koha do tregoje te verteten nuk ka nevoje per demagoget qe se kane dashur kurrre e tani bejne sikur sju ze gjumi per te.
O SHOKU RU MI ME FAL PO CABEJ ,NDOSHTA NGA QE NUK LEVISTE DOT NEPER EUROPE ,NUK KA STUDIUAR FJALET E DHENA NE GJUHET E TJERA QE VERTETE ESHTE SHUME E CUNGUAR.....NGA ANA TJETER KA TRAJTUAER FJAKE TE HUAZUARA. NGA GJUHET E TJERA KU BESOJ QE EEDHE KA GABUAR.........JA VLEN QE NE KUSHTET KU CDO DITE DEL NE PAH SE SHUMICA E POPULLSISE BALLKANASE ESHTE SHQIPETARE,TE SHIHET EDHE LIDHJA E GJUHES SE KETYRE POPUJVE ME SHQIPE........PSH KAM VENE RE QE DIALEKTIT I VENETOS NE FONETIKE PRA NE MELODI TE THEMI NGJAN ME CAMERISHTEN E VJETER SA HABITESH E TE DUKET SE PO DEBATOJNE DY CAME...........
Po turp nuk keni qe dalldiseni se shkruan ky koke gjylja gomarlliqe, ose hajvanlliqet e Sazan Gurit, po keta prof.Cabejit nuk i afrohen sikur te kene 10 jete.
Si thua ti Muzaka i Ri , ti besojme Memushit apo artikullit te "Science" qe na e nxjerr gjuhen shqipe >6000 vjecare ?
Pse Memushi ca po te thote ty o hajvan, qe Shqipja nuk eshte gjuhe e vjeter ? Apo edhe Cabej ca thote per gjuhen Shqipe? Cabej e ka vertetuar para Nderkombetareve qe Gjuha Shqipe eshte vazhdim i Ilirishtes , Na ka dale tani budallai Sazan deficenti bashke me ate idiotin Dalipaj dhe thone hajvanlleqe me thes , si idiote . Ata jane karagjoze
Ti dukesh qe s'ke lexuar as Cabejin o poliglot dhe ben hajvan te tjeret . Nje shoku i Memushit qe ben pjese te albanologet e deklaroi hapur ne TV qe shqipja s'ka asnje lidhje me ilirishten se nuk eksiston asnje fjale qe ta provoje kete fakt. "Me gjeni 100 fjale te perbashketa te shqipes me ilirishten....." - tha shoku i memushit. Cabej me kelyshet shqipfoles te akademise nxjerrin qe 93% e shqipes eshte e huazuar nga serbishtja greqishtja turqishtja etj etj. Eshte veshtire te debatosh me analfabetet funksionale ku ben pjese edhe ti , duket nga fjalori qe perdorni ne komunikim. Po' s'ke fai se edhe standarti i memushit eshte i tille dhe me siguri ndani te njejtin titull. i
Nuk tha ashtu o analfabet funksional....që do të thotë se ti e lexon shqipen por nuk kupton çfarë lexon! Profesor Lloshi tha më gjej 100 fjalë pellazgjisht,jo ilirisht.... Debilave edhe kur janë shqiptarë,debila u themi
E para nxjerr se zona mund të ketë qenë e banuar përpara 8000 vjetëve,pa thënë asgjë për gjuhën. E dyta ,pa dale një herë... Janë botuar mijëra artikuj në Sciencë e gjetkë që çfarë nuk thonë për gjuhën ...me një artikull e vërtetove ti.... Nuk është shkencë vetëm ajo që na shkon për shtat ne! Nuk e shikon ti ,pas artikullit të Science bota po lëviz!? Po vijnë turistë pa fund,Edi Rama do shpallet lider i botës.. Prasi nuk duhet fut vend e pa vend o Armand
Dalip I fshatrave te Permetit ….qe shet zhgarravina Ne trotuar Ne Pogradec,vjen nga pellazgjishtja Pilad qe lau duart para Krishtit
Te lumte pena, profesor.
Çabej ka të drejtë. Shqipja e sotme është një "turli" fjalësh me prejardhje greke, sllave, dhe latine. Llogarisni: Edhe fjala pulë është njëlloj si në frëngjisht. Kjo ka ngjarë kur ne kemi pushtuar Francën. Fjala "çikë", çupë është njëllojtë edhe në spanjisht, njëlloj si fjala pëllumb - palomba, kur ne e kishim pushtuar këtë vend. Ndërsa fjala "lopatë" vjen nga rusishtja në kohën që ne kishim në zotërim Shën Petërsburgun! Dje mësova se edhe fjala "çorape" përdorej edhe në serbisht. Ndërsa turqit kanë marrë nga ne fjalët: tenxhere, penxhere, çarçaf, jastik, jorgan, kismet etj etj. Miku i Eqerem Çabejt, hartuesi i gramatikave të gjuhës shqipe në vitet 1960 - 1970, Petër Elezi, ka thënë se janë vetëm 400 fjalët që na kanë mbetur nga ilirishtja. Në këtë konkluzion ai kishte arritur nga gjuhësia krahasuese dhe karakteristika e përbashkët e këtyre 400 fjalëve. Dalldia e disave nuk njeh kufinj. Populli i fundit në Europë që u bë me alfabet, i fundit në arsim, shkolla dhe universitet, qënka krijuesi i gjuhëve të botës! Hajde ç'vete me injorantët! Siç ka thënë edhe i madhi Konica: Edhe katundarit më të humbur shqiptar i duket kasollja e vet si qendra e botës!
YXZ edhe vete nik e njeh veten. Pse merresh me gjuhen shqipe!?
Vetem nqs se udheton me avion turk dhe shikon menu e ushqimit, nje numur I madh fjalesh jane si ne shqip. Kuptohet meqe turqit ishin “pushtuesit ‘’ pra superior ne I kemi huazuar nga turqit, sic kane huazur nga turqit edhe greket shume e shume fjale , kenge, zakone dhe as qe e mohojne. Sot ne huazojme nga italianet dhe anglezet per arsye sepse ata jane apo paraqiten si superior. Kejo spjegohet akoma me paster nga fakti se psh anglishtja flitet ne shumicen e Afrikes si gjuhe zyrtare. Inferiori merr nga superiori dhe jo anasjelltas, por sdo te thote se pas 1000 vitesh kur bota te jete bere corbe nigjeriante te thone se anglishtja eshte gjuha e tyre origjinale. Eshte mendoj une, semundje psikologjike e shqiptareve qe perpiqen te duken me te vjeterit dhe me te lashte. Eshte simbol i varferise totale , i inferioritet, tregon se ne jemi duke u shkaterruar si komb. S’eshte aspak ofenduese ne ta fillojme historine tone me epoken e Skenderbeut ku gjithe bota e njeh si princ shqiptar dhe me te famshmin mbas Kostandini. S’eshte aspak problem ta fillojme 200 vite me pare origjinen e se shkruari shqip. Fjalet e Naimit per gjuhen shqipe si, e bukur , e vyer, me vlere jane sh te verteta por ama jo gjuhe e pasur . Kete Naimi se tha. Eshte nje aspekt tjeter akoma me i rendesishem qe asnje se permend nga keta me tituj si ‘’profesore’’ apo ‘’ albanologe’’. Krahina ne Shqiperi qe ka gene gjithmone autonome, pra smund te thuhet se ka hyre turku perdor fjale te tilla si : tifo = perendi e keqe, pishtar = perendia e flakes, aman = djall qe te jep dhembje pa fund , kroshe( shqiptohet krozhe) = bastuni i ‘’prifterinjeve’’ i njejti me te Papes. Te gjitha keto e kane origjinen nga Babilonia. Shume e lehte i gjen ne Google. Si arriten ne Shqiperine Ilire keto ?Pa permendur ketu shume zakone ne vdekje dhe martesa. Hedhja e orizit apo e grurit ciftit gjat martese, gervishja e fytyres nga disa gra gjat vdekjeve kane origjinen nga semetiket. Derdhja e pak uji kur pi nga nje ene e hapur se gjoja djalli rri ne siperfaqe. Me sa kam lexuar une mund te them se ne kemi 10 fakte te themi se jemi semetike dhe vetem 1 fakt se jemi Ilire. Jemi Ilire sepse jetojme ne ilirikum sot. Turqit qe jetojne ne bizant sot se quajne veten bizantine. Por me e thjeshta akoma eshte nqs vezhgon fytyrat tona shikon se asgje s’eshte tek ne ‘’pasterti’’ rrace, pa permendur ketu , pabesine, mashtrimet, hipokrizite qe ne i bejme njeri tjeterit ku edhe djalli vete do kishte zili.
Shko vizitohu o hajvan se e paske koken te mbushur me mut qeni
Më bën përshtypje që ky me nder jush profesor doktor nga konteja e Kallaratit, sa herë rendit studiues të historisë së gjuhës shqipe përmend vetëm E. Çabejn e lindur në Turqi dhe Sh. Demirajn që një jetë të tërë veç privilegje pati. Asnjëherë nuk e përmend Kolec Topallin që ishte një mësues i thjeshtë, por prodhoi vepra cilësore më shumë se dy të lartpërmendurit. E para e punës është gabim që i lihet kaq shumë hapësirë këtij pensionisti (mbi 80 vjeç) që nuk kanë qenë asnjëherë specialist i gjuhësisë historike, por i disiplinave të tjera gjuhësore. Gazeta duhet t'i linte hapësirë lektores së universitetit shtetëror (Tiranë), të kësaj lënde, e cila është znj. M. Karagjozi. Po qe se Karagjozja nuk do të ishte e gatshme për të reaguar, atëherë po, gazeta t'i drejtohej këtij plaku, madje pse jo dhe pleqve të tjerë. Së dyti, Rahmi M. është nga antishqiptarët më të mëdhenj. Ky palo dykëmbësh, kur ishte profesor, nuk linte vrer pa nxjerrë për kolegët e tij. Në orën e leksionit/të seminarit në vend që të qëndronte brenda kuadrit mësimor, për të cilën paguhej, përmendte në mënyrë fyese emra politikanësh e funksionarësh shtetërorë pa lidhje me orën e mësimit. Ky palaço u ka marrë lekë për provime sa e sa studentëve
Shyqyr, që më në fund doli një që ti bëjë oponencën Zotit Agron Dalipaj. Zoti Memushaj, ti që në fillim të shkrimit gënjen sepse thua që Agron Dalipaj ka mbaruar për Agronomi dhe jo Gjuhësi, po ai ka si fakultet të dytë gjuhësinë. Që kur nuk njihen diplomat e dyta? Vazhdo zoti memushaj bëji oponencë por me fakte dhe jo me gënjeshtra. Për të tjerat të kthejnë përgjigje specialistët.
Dishepujt e judes se Shqipes Hyjnore, jane shkencerisht te pareabilitueshem, intelektual te pameshirueshem dhe shqiptarisht te shitshem.Zbulimi i Science i tronditi ne verberine e tyre intelektuale.Shqipja pavaresisht perpjekjeve te tyre, ngadhnjeu.Kur nuk kane kurajon intelektual dhe pergatitjen shkencore, dishepujt e qoftelargut otoman, i quajne heronjt e rinj te Shqipes, liliput.Mire qe Prof.Memushaj nuk kerkon ti kryqezoj apo me keq.I nderuar Profesor, koha e erresires se kontrolluar per Shqipen , mori fund.Kujdes lotet e e pandjera Profesor , sepse andej nga anet tuaja ka nje fjale”Plakut fjalet degjoni, jo p…..Dhe ajo cla shkruat, skishte lidhje me fjalen e nje Profesori te urte.Profesor s’eshte kurr vone te nxesh, te debatosh dhe te qetesohesh kur kupton se ajo qe ke besuar ka qene nje genjeshter dhe ajo c’ke bere gjate gjithe jetes tende ka qene “Nje ver ne uj”.Per ta mbyllur me pak ethimologji “liliputesh” ne perballje me Akademiket e l’arte.Scappare , i lire, i pa kapur, jo i kapur, shpetoj, perkthyer ne Shqip.Ne Shqip , se kap/s’kap/e le te lire/i pa kapur.Mirembetsh i nderuar Profesor, Shqipja Hyjnore fluturon e lire, se kap dot kush.Profesor, 7500 vjet, 7500 vjet…
HAHAHAHA muzhik trapazan memush, fosil i akademise sovjetike te konferencave. Kooperarivist demode. Gjuha nuk është vetëm dhe vetëm ato 1424 x 48% = 667 fjalët qe paska zbuluar Eqeremi yt labo-marksist.
Prof. dr. Rami Memushaj shkruan: Njerez qe s'kane haber nga ...!!!! Po ti ore robqim, qe flet turqisht, do mbrosh Çabeun e madh! S'ka mbetur Çabeu t'a mbrosh ti ore injorant. Meso shqip pastaj flasim bashke, ore hallvarexhi.
Zoti Memushaj,nuk mbrohet Cabej ,duke share dhe fyer oponentet e tij. Cabej nuk eshte perendi, por njeri dhe nje studjues i mire. Por tezat e tij ne kohen e sotme duhet te shikohen ne prizmin qe na jep shkenca ne pergjithesi dhe ajo e gjuhesise ne vecanti . Nuk quhet shkencore cdo gje qe mund dhe duhet ta thuash zotrote . Respekt per Zotin Dalipaj dhe jo vetem per punen e madhe te tij,por dhe per guximin e tij ,kur ka perballe " Patriarke", dembele dhe fodulle si puna jote.
Cabej ne studimet e tij ka bere te ditur qe,,,,,,,, nje pjese e mire e gjuhes shqipe e ka preardhjen e saj nga gjuhet e Egjeut....te folura qe nga mugetira e koheve.....por ai nuk e shtjellloj me tej kete teze....dhe doli me tezen qe i pelqente edhe Enver Hoxhes,,,,,,shqipja vjen nga ilirishtja por edhe me fjale huazuara,,,,,,sic duket ju pelqente edhe fqinjeve ne vecanti....ezmereve te Athines.......kjo teori ka zotruar deri vone .....
Profesor Eqerem Çabej i ka bërë të ditura bindjet dhe studimet e tij gjuhësore që në vitin 1936. Në atë kohë poligloti Çabej botoi edhe minienciklopedinë rreth prejardhjes së gjuhës shqipe në veprën e tij të titulluar: "Elemente të gjuhësisë dhe të literaturës shqipe" (200 faqe), ku flet për historinë dhe prejardhjen e gjuhës shqipe, ndarjen e saj në gegërisht dhe toskërisht. Po aty ai shkruan për Pjetër Bogdanin, Shtjefën Gjeçovin, Faik Konicën, Fan Nolin, këngën e Doruntinës, për suliotët etj etj. Çuditërisht Çabej që në vitin 1936 propozon që për gjuhën e njësuar shqipe, që do të duhej të formohej në të ardhmen, të merrej për bazë dialekti i Elbasanit, si zona ku ngulfaten dhe përzihen toskërishtja me gegërishten! Dhe për ta mbyllur komentin,profesori i shquar ka bindjen se shqipja e sotme rrjedh kryesisht nga ilirishtja e përzier me trakishten.
Cabej ,nuk ishte gje tjeter vecse nje sherbetor i Enver Hoxhes qe i beri nje dem te madh gjuhes shqipe.Ai ,per ti bere qefin Enverit dhe nepermjet tij grekeve,injoroi gegerishten qe ka per baze me qindra fjale nje-rrokeshe ,prejardhje nga ilirishtja dhe me heret si dhe te gjithe ata qe mbronin teza per lidhjen e shqipes se sotme me ilirishten dhe pellazgjishten.Eshte e njejta gje qe ndosh edhe sot ku i gjithe sistemi kulturor,ekonomik dhe politik eshte ne sherbim me te gjitha menyrat qe ENVERI i shek te 21 te qendroje sa me gjate ne pushtet pavaresisht kostove qe paguan populli shqiptar dhe Shqiperia.
sakte
Prof. Çabej eshte me te vertet nje nga gjuhetaret tane me te medhenj. Studimet e tij themeluan shkencen e Etimologjise dhe Leksikologjise shqiptare si dhe te Albanologjise ne pergjithesi. Por Çabej i Madh ka bere edhe gabime. Vetem ai qe nuk punon nuk gabon. Duke qene ne krye te piramides gabimet apo mangesite e tij paten dhe kane nje ndikim shum negativ ne studimet albanologjike. Mesa duket e kuptohet ne ato qe pasuesit e tij shkruajne per dite Profesori i Madh as njehere nuk paska kuptuar se rreth vetes kishte edhe te tjere qe mendonin se studjonin, por ne te vertet vegjetonin. Gabimi me i madh e me pasoja shume negative ishte dhe eshte edhe per Çabejt e sotem, perfshi Xhevat Lloshin, Rami Memushaj, etj mohimi i prejardhjes nga pellazget te shqiptareve dhe te shqipesh nga pellazgjishtja. Kjo eshte thembra e Akilit, te cilen nuk e permendin "mbrojtesit e tij te apasionuar", por vijne rreth e verdall si kali ne lem. Ndoshta e bente nga frika prej Enver Hoxhes, sepse ai e promovoj ne fillim nje ide te tille dhe pastaj nuk e permendi me, ose nga perulesia dhe iferioriteti perball kultures greko-romake. Nje mbremje ne studjon e nje Tv po degjoja ligjerimin e Xhevat LLoshit, kur ne nje moment drejtuesja e emisionit e pyet profesorin: "ç'mendim keni per prejardhjen pellazge te shqiptareve" Lloshi reagoj sikur ta kish pickuar akrepi: "mos, mos e hapni kete teme se do t'na perjashtojne nga grupi i popujve indo-evropjan". E tha kete sikur aty te ishte folur per nje blasfemi shume te rende dhe Shqiperine e shqiptaret do t'i perjashtonin nga B.E, K.E, OSBE,NATO, OKB, etj. dhe do t'i binte barra Lloshit te vertetonte para ketyre organizmave boterore se " shqipetaret dhe gjuha shqipe bejne pjese ne grupimin indo-evropjan dhe nuk rrjedhin nga nga ufot pellazge. Ndersa Korkuti e çabejte e tjere kane shpikur termin "para iliret", por se cilet ishin e ku banonin keta "para ilire" nuk thone asgje. Lidhjet dhe prejardhjen e shqiptareve nga pellazget spjegohen ne radhe te pare nga gjuha, mitet, historija, etj. Po u tregoj mohuesve te kesaj teze nje mit qe na lidh sot e kesaj dite me pellazget. Hora e Arberesheve te Italise, e krijuar nga nje grup himariotesh ne 1488 ka si steme nje shqiponje me dy koke e me nje yll me shume cepa mbi koke. Por ç'far simbolizon "Hora". Hora eshte Horusi pellazg, afersisht 17500 vjeçar, nje nga 8 perendite me te vjetra te ketij populli te madh, qe simbolizohej nga nje shqiponje e shenjte ( lexo Herodotin), ndaj iliret dhe shqiptaret e vune ne flamur e nuk e muaren nga bizantet sepse e kishin trashegimin e tyre. Pellazget i kishin ngritur shume permendore apo shtatore shqiponje se shenjte - "Horusit". Ne Shqiperine e sotme, me sa di une jane dy vende ne Laberi qe kane kete emer: Hora e Vranishtit te Vlores dhe Hora e Gjirokastres qe dikur ishte te Rrapi ne Mashkullore. Vet emri Mashkullore e thote kete; Mashkullore = M' a(asht) shkul ora= me ashte shkul ( demtuar) hora. Ne zona te tjera ndoshta ky simbol apo mit eshte emertuar, me kalimin e kohes me forma te tjera si : "Kurora e Maleve, " "Nora e Maleve" etj. Memushi thot se kundershtaret e Çabejt pohojne se gegenishtja eshte dialekti me i vjeter i shqipes. Por kane shume te drejt. Mjafton te spjegojme prejardhjen e emrave te shume fshatrave dhe qyteteve te Laberise: 1)Himare, ky emer nuk ka te beje me Chimeran greke. Himare = Him ( emer gege) Are (toke, vend, zoterim etj) pra Himare = tokat ( zoterimet ) e Himes; Sarande, edhe ky emer nuk ka te beje fare me 40 shenjtoret. Sarande = S' ( nuk ) a ( asht) rane ( rere). Sarande = s'eshte rere; 3) Palase = Pal (emer geg) as. Pra Pal quhej kryetari i familjes apo i fisit qe u vendos ne kete vend dhe "palas: pasadhesit e ti; 4) Kudhes =K ( ke, tek) udhesi ( ai qe dinte udhet, ai qe shoqeronte mergimtaret, kurbetllinjet) Kudhes = tek Udhesi.5) Kuç = Ke Uçi; 6)Vranisht = Ishte Vrana ( emer geg), (kujtoni Vrana Kontin); Vlone =Vlore = Vlon deti me dallge,etj, etj. Memushi shkruan se e kritikojne Çabejn pse nuk pranoi qe shqipja eshte gjuha me e vjeter e Evropes. Kane shume te drejte sepse gjuha shqipe eshte gjuha me e vjeter e gjithe botes 9000 vjeçare. Lexoni librin " Gjenet, Gjuhet dhe Popujt" shkruar pas nje pune shkencore 30 vjeçare nga Luigi Luca Cavalli Sforca. Gjuha e dyte me e vjeter del armenishtja dhe treta greqishtja te dyja 6000 vjeçare. Ne Enciklopedine e Madhe Greke ( vellimi 19 , faqe 873) shkruhet: "Stergjysherit e shqiptareve te sotem, d.m.th. pellazget banonin ne vendet e botes qe njiheshin ne kohet e lashta". Ne Enciklopedin franceze "Nouveao Petit La Russe", botuar ne Paris me 1950 thuhet: "traket,friget,lidet,karianet, etrusket, epirotet, ilirianet, dhe shqiptaret e sotem jane deget kryesore te pellazgeve". Eduard Shnajder ne librin e tij " Pellazget" 1884, shkruan : " Shqipja eshte çelsi i vetem per te depertuar ne sekretet e origjines se ghjuheve indo-evropjane" , me tej : " gjuha e folur nga pellazget dhe me vone nga epirotet, helenet, maqedonasit,thraket, ilirianet e te tjere eshte ajo gjuhe qe flasin sot shqiptaret". Mendoj se Prof. Çabej ka gabuar edhe ne spjegimin e etimologjise se dy emrave shume domethenes per ne shqiptaret si emrat Dardani dhe Dalmaci. Profesori e ka lidhur emrin Dardan me emrin e dardhes = dardhare, por kur eshte perdorur per here te pare ky emer nga banoret e lashte te Dardanise ata mund te kene ngrene ndonje koker gorice por jo dardhe sepse nuk e njihnin metoden e shartimit te gorices per tu bere dardhe. Per mua emri "dardan" eshte i formuar nga dy emra: Dare Dan. 1)Dare= emer i nje vegle pune por qe perdoret edhe ne kuptomin i fort, i fuqishem ( themi; i kishte duarte dare). Kete emer mbante mbreti i Persise se lashte - "Dari i Madh". poeti Gavril Dara i Riu, etj. 2) Dan emer burri ne Gegeri, ne Toskeri ben Dano ose Danush. Pra Dardan = Dani i fuqishem apo i fort, i cili duke qene i fuqishem e ne krye te fisit te vete, i zgjeroi zoterimet e tij, duke nenshtruar edhe fise te tjera dhe keto zoterime u quajten Dardani. Emri Dalmaci = Dalmati. Kuptimin e ketij emri Profesori e lidh me delet dhe me ata qe meren me delet d.m.th. me emrin delmer. Per mua emri Dalmati eshte formuar rreth rrenjes se kesaj fjale e cila eshte fjala At = Bab. Dalmati = dal m ( ne, tek) ati = dal tek ati = dal ne vendin e babes. Duke mohuar prejardhjen pellazgo ilire te shqiptareve dhe po keshtu te gjhuhes se tyre, ju cabejt e rinje po i beni nje sherbim shume te madh "Megalidhese greke" dhe simoteres se saj serbe. Nese vazhdoni te qendroni ende ne keto ujra te qelbura duke u paguar nga Janullatosi e keni vendin pas Hamza Kastriotit, Esat Toptanit dhe Hamet Zogut. Historija do t'u mbuij me turp.
Vazhdim. Rami Memushit dhe shokeve te tij i paska percelluar keq fakti qe eshte formuar ne Tirane "Shoqata e Pellazgollogeve" sepse ajo shoqate u ka grisur masken e patriotizmit dhe te dijetarit te pacene ndjekesve qorrazi te shkolles se Prof.Ҫabej. Kesaj shkolle i ka kaluar koha dhe ne duhet t'i njohim te mirat dhe te metat e saj. Por Memushin e habit fakti qe pohojne shume komentues se shqipja u ka dhene shume fjale dhe tinguj shume gjuheve te botes, se sa ka huazuar prej tyre sepse ai nuk e pranon ose nuk ka degjuar fare per tezen e monogjenezes se gjuheve te lashta. Si eshte e mundur qe hinkasit e lashte i thoshin yllit - ill, ashtu si e quajne edhe sote bregasit tane. Si eshte e mundur qe italianet e kane marre nga gjuha jone emrin e zotit te tyre "Il Dio". Kjo fjale nuk ka reference ne gjuhen italiane dhe latine. Shqiptaret dhe te paret e tyre e kane emeruar kryeperendin e tyre " Zot", pra e kane menduar si nje njeri i zoti qe di e bene gjithçka, dhe ky emertim ngjit shume ne te gjitha kuptimet. Duke perdorur shqipen edhe italianet e quajten Kryeperendine e tyre "Il Dio". O - ja eshte prarashtese e gjuhes italiane. Ne italisht fjales di dhe me dite i korespondon folja - sapere qe nuk afrohet fare me " Il Dio".= super njeriu qe di gjithçka. Po keshtu ata me ndihmen e shqipes kane emertuar ujin me emrin ne italisht "aqua" i cii nuk ka reference ne gjuhen italjane, ndersa ne shqipe e ka nje te tille. Aqua (akull) do te thote nje lenge qe rrjedhe nga shkrirja e Akullit (shqip). Po keshtu ata e emertojne shqiponjen me emrin "Aquilla" qe pereseri nuk ka reference ne italishten, ndersa ne shqipen e ka dhe me kuptim domethenes si nje shpende qe jeton ne vendet e ftohta mbuluar nga akulli. Keshtu mund te vazhdojme gjithe diten edhe me gjuhet e popujve fqinje. Po ju kujtoj nje fjale apo emer qe sllavet kane huazuar nga shqipja. Ku ne themi "njeshi" , eshte njeshi, eshte i pari, i plotfuqishem qe nenkupton Atin tone, Zotin. Edhe sllavet Atit i thon "Njeshi" = I Pari. Ata qe kuptojne pak nga gjuhet sllave e dine se ata Njeshit i thone 'ADIN"( sllavisht) qe tingellon shume ngjashem me Atin ( shqip) = Ati yne. Perse nuk thone asnje fjale akademiket tane te albanologjise per Etrusket dhe Etruskishten. Shkrimet epigrafike ne varrezat e etruskeve jane nje deshmi dhe nje pasaporte e pa mohueshme e vazhdimesise iliro-pellazge te gjuhes shqipe. Ato perkushtime ne pllakat e varreve etruske jane shkruar me alfabetin pellazg, shumicen e germave te tij i kemi sote e kesaj dite ne alfabetin tone, dhe ato epigrafi jane bere te kuptueshme vetem nepermjet gjuhes shqipe. Epigrafite e ruajtura ne muzeumet e Toskanes, te Vatikanit dhe te Viterbos jane nje pasuri e madhe per ne shqiptaret, me te cilat lidhet historija jone e lashte, origjina jone dhe autoktonia ne truajet tona. Herodoti shkruan : Etrusket flisnin gjuhen e nje populli te lashte, qe jetonte ne krahinat e Mesdheut para ardhjres se grekeve"( Historite, faqe 311). Por keto deshmi nuk i pranojne çabeistet e vjeter dhe te rinje, sepse ua ka mbylllur gojen me flori Janullatosi dhe i ka shnderruar ne argate te supremacise greke ne Mesdhe dhe me gjere. Italjanet e pranojne se alfabetin qe perdorin e sollen ne gadishullin Apenin pellazget. Po citojme ketu ç'far kane shkruar dy dijetar te medhenje romak : 1) historiani Diodori nga Sicilia (Diodoro Siculo 90-20 para Krishtit)" shkruan se " pellazget shperndan alfabetin e tyre, i cili u miratua ne tere Evropen me adoptimet e nevojshme. Ky alfabet ne na eshte bere i njohur si pellazgjik, i cili kishte qene i perdorur nga te gjithe poetet para homerike"; Plini Plak thot se "shkronjat e alfabetit jane sjelle ne Itali nga pellazget" . Kesaj i thone " i zoti e shet, tellalli se jep". Po i them ketu ketij pseudoprofesori se etimolog behesh jo vetem duke njohur gjuhet klasike si greqishten e lashte, latinishten, sanskritishten, e tjera, por ne radhe te pare duke njohur mire gjuhen shqipe, origjinen e saj dhe ç' fare kane thene per gjuhen shqipe filozofet e lashtesise. Po keshtu duhet te njohesh e vleresosh me mendje te hapur e me dashuri per kombin tende edhe punimet e shume studjuesve te tjere shqiptare jashte akademise, e pa diplome akademike, edhe kur ato bien ne kundershtim me bindjet e tua. Me ju po ndodh si puna e asja brekockes qe kishte rene ne nje pus te thelle dhe thoshte" kaq eshte qielli", d.m.th. aq sa shifte ajo nga gryka e pusit.
Qe te dy turkoshqipfolsit ,,si Qeremi dhe Dalipi,,,nuk kan thene qe gjuha shqipe flitej nga majmunet ,,,,para se te krijohej njeriu ,,,,,Nga viti 1990 e ketej vetem vjedhi fjal te huaja ,,,nga gjermanet ,amerikanet ,italanet ,greket ,anglezet ,,,,sa doli telefoni i xhepit ,,me vrap e morem nga italanet ,,CELULAR ,,,,u rregullua bregu detit ne vlore ,,,me vrap e quajtem ,,LUNGOMARE ,,,haha ,,vidh te vjedhim ,,,dhe pastaj mbas dy tre brezave ,,themi ,,jan fjalet tona ,,,,,,hahahaaaaaa
Shumë gjëra të drejta ka në artikull. Dhe është e pamundur që në këtë temë të mos kapesh personalisht me batakçinjtë amatorë që i futen gjuhësisë pa patur asnjë formim, lëre pastaj eksperiencë hulumtuese që është e domosdoshme në argumente akademike. Unë nuk jam gjuhëtar. Ama marr vesh mirë disa fusha të tjera. Dhe më çuditi që shumë komentues përmendin referencën nga Science si argument për vjetërsinë e kombit shqiptar dhe gjuhës shqipe. Më vjen keq, por ky është një tjetër keqinterpretim madhor, që vjen prej mungesës së njohurive në atë fushë specifike. Do ishte mirë që të permbahemi në entuziazmin tonë për shkencën të cilën as e lexojmë e as e kuptojmë dot mirë por për të cilën dëgjojmë çfarë thotë televizori.
Profesor Memushaj me kot orvatet te mbroje Prof. Cabej . Sot ka plot te dhena te cilat kundershtojne rezultatet e Prof. Cabej i cili duhet te kete qene ne ate kohe nen ndikimin politik dhe jo shkencor duke favorizuar etimologjine e fjaleve greke mbi ate shqip. Prandaj Prof. Memushaj le te lere shkencen e Etimologjise te ce perpara dhe te mos pengoje zhvillimet e reja nga kerkuesit e rinj. Eshte e pamundur qe nje gjuhe pelazgike shume e ngjashme me shqipen e folur qe perpara se te vinin greket e vjeter (Dorianet) ne Gadishullin Ilirik, te kete marre nga greishtja qe erdhi me vone. Me e mira eshte se mund te themi qe jane shkembyer fjale me njera tjetren . Le te shohe Prof Memushaj pemen e gjuheve, dhe te rejat e shkences ne Etimologji, Linguistike, vepren e Petro Zhejit, Niko Stillos, Aristidh Koles, dhe plot Researcher-ve te tjere shqiptare dhe te huaj. Respektojme Cabej por zbulimet ecin perpara.
Si fillestar qe je , nuk mund te kuptosh proesionistet
Mendoj se per sa cek, autori ka të drejtë me gjithë formimin e tij, me duket mua dhe kunder deshires sime, ka të drejtë... Për pellazgologet: shkenca serioze europiane hamendeson se kanë ekzistuar perreth gjithë Mesdheut... Cabej perdorte metoda shkencore pervetesuar ne Grac të Austrise... Po Dalipaj, çfarë metodash perdor...
Per Z. Memushaj, është shqetesuese kur veren se ne një moshe të shtyrë dhe me nje profesion humanist sic është gjuhesia, është i ngurte dhe aspak tolerant... Gjuha shqipe u standartizua duke i mohuar gjysmës së shqiptareve gjuhën e tyre... Z. Memushaj duhet të kuptoje se njeriu gezon atë që i takon...