Me Jorgjeta Vasilin(Gjanci), shoqen e mirë të klasës në Degën e Gazetarisë, u bënë vite pa u takuar. Vetëm telefonatat brenda e jashtë vendit, nuk e shuajnë dot plotësisht mallin e një moshe të bukur të kthyer në thinja të bardha e rrudha fisnikërie, hallesh e marazesh, gëzime e hidhërime. Se jeta nuk është asnjëherë vetëm fushë me lule. Të hedh edhe gurë. E kemi kujtuar shpesh me Enrin zemërflori në Vlorë e Tiranë. Gati në cdo bisedë. Po kështu poeteshën Zhani nga Pogradeci. Ditët e fundit, Jorgjeta ishte kthyer nga Italia në Korcë. Mall e humor i vecantë. Përfytyroni një korcarkë duke kënduar labce ! “Syzezë vetulla pë,/ Do vij sonte natënë./ Nga muri do ngjitem/ Ta dij se do vritem,/ Me plumb të goditem,/ Me hanxhar të pritem…/-Mos u tremb, o budalla,/ Këtu plumb e hanxhar s’ka,/ Po ka lodra e shaka”…
-Kristo, o mik, këtë këngë ma mësove ti mbi 45 vite më parë, në Fakultet dhe në Qytetin “Studenti”. Nuk e harroj. Unë dija vetëm serenatat e qytetit tim. Nga zëri nuk ke ndryshuar hic, por edhe nga ndonjë shaka me zarar…Pse nuk e shkruan atë episodin tragjikomik, kur pedagogu i historisë së PP-së propozoi një masë disiplinore jo të lehtë për ty, sepse mungove në provat e grupit popullor lab ?! Është koha e kujtimeve, vëlla…
Shumë vonë, në vigjilje të Pluralizmit, kur sapo isha kthyer nga rrethet Përmet,Tepelenë, Gjirokastër, Sarandë, Lushnjë, Durrës e Krujë në redaksinë e gazetës “Bashkimi”, një pasdite maji hapet ngadalë dera e zyrës.
Po prisja shkrimin nga Shtypshkronja dhe po këndoja këtë këngë të preferuar. Hyri Coti(Sotir) Papuli i mirënjohur i Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë dhe me zë të ulët nisi befas shoqërimin e këngës. Nuk e dija që e kishte edhe ai për zemër. Megjithse të dy ishim me rrënjë gati nga e njëjta nahije, lugina bukuroshe e Zagorisë. Isha ngritur në këmbë…
-Aman, më qafsh, mos e këput në mes të uruarën ! Vazhdoje, se ta mbaj unë (Dhe u ul në një kolltuk të vjetëruar). Unë e këndoj herë pas here me Dritëronë. Kënaqemi. Sidomos kur kemi një cikë ujë të bekuar nga Skrapari a Përmeti…Dëgjo mua, kënga nuk këndohet dhe nuk shkon në vesh të të tjerëve, po nuk doli nga goja e ribërë dhe e rinuar !
I ndrittë shpirti atje ku po prehet ! Kur zgjatej shumë ndonjë mbledhje përmes debateve shterpa apo me propozime për masa disiplinore ekstreme, ai donte t’i shuante medoemos flakët e inatit e të ligësisë së ndonjë drejtuesi. Paqësor e shpirt njeriu si ai ! “Nuk shitet kali me një të qorollepsur, djema !...Te ai guri me vërë do shkojmë të gjithë”. Dhe sikur tallej me vdekjen. Por shpëtonte edhe ndonjë koleg nga rënia në greminë. I donte dhe e donin të gjithë ish partizanin, gazetarin dhe njeriun e mirë. E vërteta e “gurit me vërë” nuk kundërshtohet dot nga askush në këtë botë hallemadhe. Sic thosh me të drejtë Dritëroi, “vetëm se Coti shkoi me shaka dhe me këngë”.
Kur botoi Fletorkën me 101 këngë stërgjyshore, i la këtë shënim mbesës së tij të shtrenjtë: “Annës, të Bukurës së Dheut, ia le gjyshi trashëgim këto këngë për t’i kënduar dhe për t’i përcjellë mal më mal, duke thënë: “Fluturoni bashkë me shpirtin e gjyshit tim të ndjerë…”. Por pohoi publikisht e pa asnjë fije fodullëku, se një pjesë të tyre “e kam mësuar nga Coti”, nga miku i vjetër e me huqe që të dhuronte krejt natyrshëm humor. Shumëkush ndoshta nuk e beson që Dritëroi ynë i madh, ishte edhe këngëtar jo dosido. I falej me shumë dashuri poezisë popullore. Që kur lëronte tokat me xha Rizanë, babanë dhe dehej nga avujt e plisave pjellorë të Devollit.
Më vonë filloi edhe t’i ndriconte e pasuronte mes shokëve në gjimnazin e Gjirokastrës e gjer në Leningrad. Dhe erdhi një ditë që mblodhi 101 perla ! E i pagëzoi në librin me titull “Shpirti i gjyshërve”. Dhe kur ? Në vitet 1995-96, kur RTSH-ja i kishte zënë grykën Folklorit tonë të mrekullueshëm. Ai i këndonte gati të gjitha vetë. Po, po, i këndonte bukur përmes asaj katrahure të “pushtpushtetit” pëdëist. Atje, te “Rruga e Dibrës”, te shtëpia ku mund të kenë hyrë e dalë më shumë se kudo shokë e miq, të njohur e të panjohur nga tërë Shqipëria, nga Kosova dhe nga mërgata nëpër botë. Botimi origjinal në atë kohë të turbullt, ishte vërtet sic thosh Moikomi edhe “sfidë ndaj subkulturës, hicartit”. Interpretimin virtuoz dhe zërin e tij të kulluar, unë vetë e dëgjova për herë të parë në Tepelenën time, te prindërit e mi, gati 45 vite të shkuara. Bashkë me babanë mbajtës dhe hedhës të rrallë, për pak caste sikur detyruan edhe Vjosën t’i dëgjonte në heshtje, kur gurgulloi kënga “Te plep i Bilishtit, dy martina ranë”.(Këtë episod të paharruar, e kam rrëfyer me hollësi gjetkë). Dritëroi ishte kënaqur jo pak, disa muaj para se të mbyllte sytë përgjithmonë. Dhe i kërkoi me këmbëngulje Artanit, të birit, ta lidhte me mua në telefon. Ajo bisedë e pashlyeshme, ai vlerësim e falenderim i ngrohtë, mbeti i pashlyer për mua. Fliste zemra e NJERIUT me shkronja kapitale të ndritura…
Farfurijnë e shkrepëtijnë lirikat popullore. Lirika që mund të konkurojnë me dinjitet përballë cdo poeti në botë. Kur zgjidhen e bien në duart e mjeshtrave si Dritëroi ynë, ato ndizen e lëshojnë më tepër dritë e emocione të fuqishme. Fjala vjen, te kapitulli “Guri i Skifterëve” gjen 14 vargjet e baladës për bariun Reme që iku përmes një mjegulle e errësire vrasëse të hajdutërisë. Donin t’i rrëmbenin Syzkën e shkretë mes një mijë shoqeve në brinjë. “Por një plumb e zu në ballë,/ Hapi krahët, pushtoi malë…”. Tok me blegërimat-vaje të dhenëve: “Bashkë me syzkën kërthinjë/ Rreth e rrotull venë e vijnë,/ Të shkretat sec blegërijnë,/ Gjakun Remes ia lëpijnë…”.
Gati të gjitha këngët i dinte përmendësh. Dhe kujtonte shpesh Banë Vranishtin e vendlindjes që la pas Novruzin e Aliun, dy nipat bilbilë të Devollit. Një ditë prej ditësh, në korridorin e “Zërit të Popullit” u takuam rastësisht. E më dha këta dy emra t’i mbaja shënim në bllok, nëse do shkoja me shërbim në atë nahije. Fletorka, sic e quan Dritëroi, u tregon edhe se c’farë i kanë punuar gjyshërit dashurisë. “Kanë qenë jo vetëm liberalë të mëdhenj, në sensin e një emancipimi mahnitës, por kanë qenë edhe tepër delikatë”. Rëndësi ka të mos e shëmtosh këtë thesar të artë ! Përndryshe, cënohet mbijetesa. Jorgjeta, shoqja e kolegia ime e vjetër, vec të tjerave, më trazoi e më nxiti padashur të hedh këto shënime. E kishte ruajtur këngën labe të paprekur nëpër dekada. Ndërsa unë mërmërij ende këngën e fundit të Fletorkës : “Atje ku do vemë,/ Kur të kemi vdekur,/ Një sërë me pleq/ Kemi për të gjetur/ Me cigare shuar,/ Me cibukë tretur… ˙
O Kiço, o injorant. Gjuha shqipe (që ti çalon në njohjen e sajë, megjithëse po të vjen koha për në atë botë), ka gërmën Ç, dhe në rastin konkret, i nderuari që ju e përmendni në shkrim, shkurtimisht i thoshin ÇOTË PAPULI e jo COTE PAPULI, siç e zhgaravit ti. Me Cote, e njeh vetë ti, si provincial i papërfillur në Tiranë, duke qenë puthador i shefave për një çikë përshëndetje minimale.
Ku jeton ti more pis njeri me nick "Ardit gjika",qe fyen nje gazetar dinjitoz dhe me ndjenja njerezore si ai.Ti jo vetem je nje shpirt zi por dhe urrejtes i pashpirt. Zoti te ndeshkofte aty ku te dhemb me shume.
Na rrofsh per dimer moj o Dantes se behari iku me gjithe kete kokepidhin Kristo Mutin!
Te paska rene pika ty me gjithe kete daëëkauk te pjerdhur nga trute...
Edhe une ndaj te njejtin mendim me ty se ky Kristo Mertiti kujton se shkruan shkrime per gazeta por eshte nje zhgaravites medioker!
Te vetqujturit ARDIT GJIKA Keqardhje per shpifjet qe ke vjelle. Perfiton pse fshihesh pas germash dhe per nje shkrim brilant te gazetarit te njohur e dinjitoz Kristo Mertiri qe vazhdimisht sjell tema me interes, nuk e kursen helm. Pse o njeri me kete gjuhe cmire e qe e ke ne karakter shpifjen. Nuk te vjen rende nga familja qe ke, nese ke, nga shoqnia qe te rrethon. Une qe po te shkruaj jam shok fakulteti i Kristos, i ish studentit serioz dhe me vone i gazetarit qe do te behej injohur. Keqardhje perseri per ty dhe racen tende dhe Kristos i uroj jete te gjate e pene, si perhere, te mprehte.
Shoku i fakultetit apo shoku i leshit ndaje mendjen se Mr kete Kristo Mertirin nuk vihet dot ne hale se me copen e gazetes qe ka shkruar mban ere sharlatanizmi?
Kristo-Vellai(-tim vella- sjell prane- me emrin,qe vertet i ngjan,sot e vite nga ne ndare),ti ma solle,bashke me personazhin e Cote Papullit sa te madhin Dritero Agolli,mes Tirane nje jete-idhull- me te, thuajse bashkemoshatar,une bir i Dangellise Naimjane,dobesi; si per njerin dhe per tjetrin, sa JU, qe une ;te quaj *Permetar*atje PENA YTE -mjeshterine -gazetareske-ZENE,sa ne vitet famekeqe te emigracionit, nis emigracionin- ne Athine-! Faleminderi sa me solle mua 87 vjecarit , ato kenge te herreshme me te cilat rritur mes*Dangellise Naimjane*qe femije kenduar.. mesuesine Nisur, me kulturen kryefjale deri festivaleve me amatore shkjuar e sot-me ato kujtime jetoj. Te faleminderit sa na solle kete shkrim,-TRINITRINE- jo vetem mua. ... Keq me vjen per komentuesin Ardit Gjika,ani se nuk e njoh nga afer,po nivelin e tij qe tregon sa ju pergojon,deri injoron...per vete e ka,mos ia vere re. ..Me JU- e mire ju gjeca,se po nisem per Atdhe-Guri Naimit D.(Ti e di Historine e ketij emertimi...) Toronto 30-08- 2023.
O shoku Dhimiter, ty te falet se mesues ke qene dhe mosha tejet e thyer por ketij gazetarucit qe nuk di as gjuhen shqipe ta shkruaje Kristo Mertiri si i bëhet se mut qeni mbeti dhe tani ne pension?!
TË LUMTË DORA.Rë kujtoshkolosin e letërsis popullore të VËRTET shqiptare.Uroj për ju jetë dhe penë akoma mëtë FORTË,se kjo gomaric shoqëri ashtu e do HUNË.
Na mallengjeve fort o Agim me kete debilin qe nuk di te shkruaje por hiqet si gazetar katundi. Madje ky gomar pa sanar ka filluar te botoje paradite tek Panorama dhe pasdite tek TemA, a thua se Kristo Mertiri eshte Driteroi...
Mut qeni mbete o Kristo Mërtiri! Çuditem ne çfare derexhe ka rene gazetaria saqe boton paradite e mbasdite sa Panorama, sa gazeta TemA artikujt e ketij bandilli qe nuk vlen te jape mesim as ne shkollen e Katundishtës.
Mut qeni mbete o Kristo djali me keto baladat e realizmit s0cialist. A e di ky derdimen qe shkruan fletushka te tilla se kohet kane ndryshuar dhe tani kemi EDI RAMEN udheheqes?
Nuk e kuptoj sesi mund te botohen fletushkat e nje lapangjozi si ky Mertiri qe nuk di as te shkruaje nga injoranca qe ka?!
Te lumshin duart Profesor Kristo. Se kot nuk kemi shprehjen Popullore Qente le te lehin , karvani shkon perpara. Respekte.
Nje dhjaks qe fshihet pas fustanit te Adelines ky eshte Kristo Muti!
Shume emra plehra vendos o pleh apo pleuhra qe fshihen pas tyre. Inat te madh kini me gazetarin e njohur Mertiri. Pse I lexoni shkrimet e tij, Mos I lexoni ateher pork si m...qe jeni kerkoni te qelbni dynjane. Sa me shume te villni aq me shume shkrmie brilant dalin nga Pena e ketij gazetari kokeplote. Mos u tut Mertiri . Pena top.
Qe ta dish ti qe fshihesh pas fustanit te Edes kurre nuk ja qene gazetar i njohur ky Mertiri plehu se nuk di te shkruaje dhe eshte trumcak nga fiqiri. Meqe ky muti Kristo Mertiri I ben qejfin vetes duke shkruar edhe komentet vete ti mbaje o Eda. Klm
Te rëntë tënja o Kristo Mertiri me keto qe shkruan pa pike vlere artistike dhe te shkruara me nje fjuhe analfabeti. Ik o ty mbylltë me gjith shkrimet e tua!?
Te falnderojme z.Kristo per kte shkrim perle. Driteroi i pavdekshem te pena jote jepet gjithmone me boten e tij te pasur e te pavdekshme. Jemi rritur me librat e tij. Respekti yt per te eshte legjitim, sikurse eshte dhe i mijera shqiptarve. Respekt e mirnjohje. Edhe Çot Papulin pena jote e skalit me dashuri, pa fol per shoqen e klases, gazetaren e respektuar. Te çmoj gazetar i njohur. Kam nje porosi per ty. MÇB, themi ne ketejza dmth mos çaj by...nga te pacipet, si disa ketu lart, qe hedhin gure e fshehin duart e fekalosura. Te duam gazetar dhe presim cdo na shkruash sot.
O Flamur more Flamur mbylle gojen mos haj m...! Me Mërtirin përpara nuk shkon dot as tek ara ndaj mblidh mendjen kur shkruan se Kristo ka mbaruar. U mbars mali polli nje mi ndaj thuaji Kristos me mire te qendroje ne shtepi, se ka rrjedhur, ka mbaruar plus qe shume histori i ka ngateruar dhe do dale ndonje prej tyre ta padise ne gjykate, ndaj beju gati o Flamur trapi ti paguash Kristos paratë...
Na ti mo koqe kandari se te paskan vene emrin Flamur po thuaj Mertirit se ne rane pantallonat nga sakrilegji yt per kete lamashin.